Britania planifikon kufizime gjatë natës në rrjetet sociale për adoleshentët
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Femrat janë më të interesuara për të punuar në administratën publike. Interesi për të qenë pranë administratës është vërejtur historikisht në tregun e përgjithshëm të punës nga të dyja gjinitë, madje në disa raste është kritikuar edhe nga vetë qeveria si tendencë.
Kjo lidhet më tepër me faktin që puna në administratë shihet si më e sigurt, me të ardhura më të qëndrueshme e pa vonesa, si dhe me orare fikse e fundjava pushim, në ndryshim nga puna në privat, e cila jo gjithmonë gëzon përfitime të kësaj natyre në një pjesë të mirë të pozicioneve.
Pikërisht këto arsye duket se orientojnë vetvetiu femrat të kenë më shumë interes për punën në administratë, duke parë edhe si një mënyrë më të lehtë për të menaxhuar anën tjetër që lidhet me familjen.
Të dhënat zyrtare tregojnë se nga aplikimet që janë bërë për të plotësuar vendet e lira në administratën publike, të paktën 64% janë bërë nga femrat kundrejt 36% nga meshkujt.
Interesi për punën në administratë shënoi rekord në vitin 2020, sipas të dhënave zyrtare, kur ka pasur mesatarisht rreth 24 aplikime për një pozicion. Bazuar në 29497 aplikime në total, për 1237 pozicione të shpallura, tregues i cili ka ardhur në rritje në krahasim me vitet e mëparshme.
Për shkak të situatës së pandemisë, rekrutimet në vitin 2020 u bënë edhe online. DAP raportoi se sa u takon pozicioneve, rreth 76%e pozicioneve i përkasin nivelit ekzekutiv, pra nivelit bazë të pozicioneve në shërbimin civil dhe nga ku, me procedurë normale, hyjnë të gjithën nëpunësit e rinj të cilët i bashkohen administratës. Ndërkohë, rreth 17% e pozicioneve të përfshira në planin vjetor të rekrutimit i përkasin kategorisë së ulët drejtuese, rreth 6.7 % kategorisë së mesme dhe 0.3% Trupës së Nivelit të Lartë Drejtues
Në vitin 2020, sipas INSTAT, rezultuan të punësuar 1 131 295 persona sipas sektorëve në tregun e punës. Nga këta buxhetorë, paraqiten të paktën 175 443.
Të njëjtat të dhëna tregojnë se në vitin 2020 në tregun e punës janë regjistruar si punëkërkues të papunë mbi 43.6 mijë femra, kurse meshkuj mbi 39.2 mijë./MONITOR
Muaji gusht ka nisur me një rënie të euros në tregun e brend...
Prej 4 javësh administrata tatimore ka nisur aksionin për ve...
Rritja ekonomike e vendit në dekadën e fundit është shpërnda...
Flet Sherefedin Shehu, ish-zv.ministër i FinancaveSherefedin...
Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka njoftuar se ë...
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka ...
Monedha e përbashkët ka shënuar rënie të vazhdueshme në treg...
Euro pësoi një rënie të mëtejshme në kursin e këmbimit me le...
Auditi i brendshëm i qeverisë, nëpërmjet 18 treguesve të per...
Kriptovaluta është një temat më të nxehta të ekonomisë botër...
Ministria e Financave ka paguar nga buxheti i shtetit për ko...
Shumë bare në kryeqytet e bregdet kanë rritur çmimet e kafes...
Një ditë më parë është hapur Bypass-i i Vlorës, një arterie ...
Ngadalësimi i pandemisë COVID-19 dhe rikthimi i ekonomisë në...
Shoqata e biznesit i ka bërë thirrje Ministrisë së Shëndetë...
Edhe pse emergjenca pandemike dhe ajo e tërmetit ishin në ku...
Sistemi i Prokurimit Publik rezultoi një nga fushat me probl...
Sektori i ujësjellës-kanalizimeve për të shkuar drejt parame...
Veshjet e rehatshme, bazike dhe “casual” janë ato që kanë pa...
Çmimet e karburanteve u rriten së fundmi për të katërtën her...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...