Sektori bankar, ende “oaz” në kohë pandemie
Sektori bankar ka vijuar rritjen dhe përmirësimin e parametr...
Çmimet e apartamenteve në Tiranë po shtrenjtohen vazhdimisht, ndërsa pagat nuk po rriten me të njëjtin ritëm. Sipas Bankës së Shqipërisë, që nga viti 2013-2014, çmimet mesatare të apartamenteve janë rritur me rreth 43% deri në fund të vitit 2020.
Çmimi mesatar i një metri katror në kryeqytet në fund të 6-mujorit të parë 2021 arriti në 1102 euro/metër katror, sipas indeksit të ?Keydata Albania?, një publikim nga Çelësi Media Group. Çmimet luhaten nga rreth 700-800 euro/m2 në periferi deri në 4 mijë euro/m2 në kullat në qendër të qytetit.
Të dhënat e tjera të INSTAT tregojnë se për të njëjtën periudhë (2014-2020) paga mesatare në vend është rritur me rreth 18% në vlerë nominale (nga 45.5 mijë lekë në muaj në 2014-n, në 53.7 mijë lekë në muaj për 2020-n). Por e indeksuar me inflacionin mesatar vjetor, rritja reale e pagave është rreth 5% (sipas përllogaritjeve të Monitor, bazuar në të dhënat zyrtare për inflacionin nga INSTAT).
Teksa pagat mesatare mujore reale janë rritur me vetëm 5% në 6 vitet e fundit, ndërsa çmimet e apartamenteve u shtrenjtuan me 40%, kjo ka ulur ndjeshëm fuqinë blerëse, duke bërë që një familjeje apo një individ shqiptar të duhet të punojë shumë më tepër se më parë, në mënyrë që të arrijë të blejë një shtëpi.
Një individ me pagën mesatare 45.5 mijë lekë në vitin 2014 i duhej të punonte rreth 50.6 vjet për të blerë një shtëpi 90 metra katror, e llogaritur me çmimin mesatar të vitit përkatës. Gjashtë vite më vonë, një individ me pagën mesatare 53.7 mijë lekë do të duhet të punojë rreth 69.3 vjet, ose gati 19 vjet më shumë (pa llogaritur marrjen e një kredie, krahasimi është bërë për të treguar se sa ka rënë fuqia blerëse nga shtrenjtimi i lartë i banesave në raport me ritmet e rritjes së pagës reale).
Në vitin 2014, paga më e lartë në vend ishte ajo e një drejtuesi komercial, me rreth 123 mijë lekë në muaj, ndërsa apartamenti më i shtrenjtë ishte rreth 2500 euro/m2. Për të blerë një banesë 100 metra katror, këtij drejtuesi do t?i duheshin 62 vjet punë. Në fund të 2020-s, paga më e lartë në vend ishte 152 mijë lekë, ndërsa apartamentet më të shtrenjta kanë arritur në rreth 4 mijë euro/m2. Si rrjedhojë, ky drejtues do të duhet të punojë 90 vjet për të blerë apartamentin më të shtrenjtë në kryeqytet, ose rreth 28 vjet më shumë!
Vitet e fundit, rritja e shpejtë e çmimeve të apartamenteve është amortizuar disi nga zhvlerësimi i monedhës së përbashkët (shtëpitë kuotohen kryesisht në euro, që ka rënë nga rreth 138 lekë në 123 lekë) dhe nga ulja e normave të interesave për kredinë hipotekare në banka (nga 5.5%, në rreth 3.6%).
Indeksi i pasurive të paluajtshme i publikuar nga Numbeo, sistemi i të dhënave (database) më i madh në botë për koston e jetesës, që mat raportin e çmimeve ndaj të ardhurave për pasuritë e paluajtshme, e vendos Tiranën ndër më të shtrenjtat në Europë. https://www.numbeo.com/property-investment/rankings_current.jsp
Numbeo rendit 267 qytete në botë, sipas raportit të çmimit mbi të ardhurat, që është treguesi më i mirë për të matur përballueshmërinë për blerjen e një apartamenti (sa më i ulët ky indeks, aq më mirë është).
Për kryeqytetin shqiptar, ky indeks është 16.2, njësoj si në Milano. Ndërsa apartamentet në Tiranë, sipas standardit të fuqisë blerëse janë më të shtrenjta se në Vjenë (12.9), Madrid (12.5), Stamboll (12.1), Zagreb (12.5), Stokholm (13.3) etj.
Më e shtrenjta në Europë është Moska (21.8), Parisi (19.7), Beogradi (19.3) etj.
Të dhënat e përpunuara nga Monitor bazuar në inflacionin dhe formulën e vlerës në kohë të parasë:
Të dhënat e përpunuara nga Monitor bazuar në inflacionin dhe formulën e vlerës në kohë të parasë:
Sektori bankar ka vijuar rritjen dhe përmirësimin e parametr...
Në tremujorin e dytë 2021 janë miratuar gjithsej 347 leje nd...
Konsumi i pijeve energjike, kafesë dhe pijeve alkoolike ësht...
Nga 1 shtatori ka nisur zbatimi i fazës së tretë dhe të fund...
Në Shqipëri, rikthimi i vdekjeve dhe infektimeve me Covid-19...
Ndonëse të ardhurat nga sigurimet shoqërore në 6-mujorin e p...
Tingëllon pak paradoksale, por pesha e pesha e industrisë ag...
Nga Deada HykaYllit dhe Armelës, dy të rinj të fejuar të cil...
Në amullinë e një bujqësie pa orientim të qartë, pa organizi...
Teksa bota po shkon drejt dixhitalizimit dhe shumica e shërb...
Punësimi në sektorin privat nuk po rikuperohet edhe me lehtë...
Sektori i ndërtimit, pragu i xhiros, kafenetë, restorantet, ...
Pandemia e ka rimodeluar stilin e jetesës edhe në Shqipëri a...
Nga Nertila MahoPushimet është koha më e shumëpritur e vitit...
Shqipëria u rendit në mesin e vendeve e normën të lartë të p...
Nëse do të blesh sot një apartament, në çfarëdo zone të Tira...
Çmimi mesatar i një metri katror në kryeqytet në fund të gja...
Monedha në Euro, ende nuk e ka marrë veten, nga rënia e ditë...
Monedha e përbashkët ka vijuar me nënçmimin e fortë edhe në ...
Nga fillimi i vitit 2020 deri në 6 mujorin e parë të vitit 2...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...