web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha nxjerr një zë tjetër kundër Berishës

3 Shtator 2021, 17:06, Politikë CNA

Anëtarja e Komisionit Rregullator pranë KQZ, Helga Vukaj, ka dhënë argumente ligjore se pse njerëzit e listës së zezë nga SHBA-ja nuk duhet të bëhen pjesë e Kuvendit të Shqipërisë.

Edhe pse nuk përmend emra në shkresë, Helga Vukaj i referohet rastit të Sali Berishës, i cili është i njëjtë me rastin e Tom Doshit.

Shkresa e anëtares së Komisionit Rregullator pranë KQZ, në 10 mars 2021, argumenton se pse ligji i dekriminalizimit ndalon mbajtjen e mandatit të deputetit nga personat që janë shpallur ?non grata?nga SHBA.

Vukaj ka argumentuar se shkronja  ?b? e pikës 2 të nenit 2 të ligjit të dekriminalizimit, ndalon që të zgjidhen deputet apo të marrin mandatin të personave që janë janë dëbuar nga SHBA. 

Sipas saj, moslejimi për të hyrë në SHBA është ekuivalent me dëbimin.

Vukaj thekson në shkresën e saj se vendimi i DASH për të shpallur non grata një politikan të caktuar shqiptarë ?mbart një vlerë të padiskutueshme për t?u konsideruar dhe si i tillë na pamundëson ta neglizhojmë, interpretojmë apo anashkalojmë, në kushtet kur tashmë me rastin e proceseve integruese kemi pranuar te delegojmë pjesë të sovranitetit tonë në organizata ndërkombëtare  ? NATO, ç?ka nënkupton sa më sipër konsiderohet pjesë e burimeve të së drejtës?.

Kujtojmë se Sali Berisha u zgjodh deputet në zgjedhjet e 21 Prillit 2021. Ai u shpall “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit në 19 maj 2021.

Ish kreu i PD-së refuzon të heqë dorë nga mandati i deputetit. Pikëpyetja e madhe konsiston nëse Partia Demokratike dhe Helga Vukaj do t?i qëndrojnë interpretimit të ligjit të dekriminalizimit të datës 10 mars 2021 apo do ta mohojnë një interpretim të tillë për shkak të presionit të Sali Berishës.

Shkresa e plotë e Helga Vukajt:

?Në cilësinë e anëtarit të një prej organeve drejtuese të KQZ, gjej me vend t?ju drejtohem përmes kësaj kërkese zyrtare, që në kuadër të garantimit të procesit zgjedhor dhe sigurimit të standardeve më të larta që mund t?i ofrohen qytetarëve shqiptarë, për zgjedhje të pandikuara nga krimi, paraja, e forma të tjera të paligjshme (të drejta apo të tërthorta), në baze të nenit 12, pika 4, nenit 20, pika 1, germa a dhe në respektim te nenit 73 ?Verifikimi i Dokumentacionit të Kandidateve?, të Kodit Zgjedhor si edhe ne zbatim të nenit 2, pika 2, germa b, të ligjit nr. 138/2015 ?Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike? sipas të cilit:

Neni 2
? 2. Ndalimi i parashikuar nga pika 1, e këtij neni, zbatohet edhe ndaj personave: a) që janë dënuar me një vendim jopërfundimtar nga një autoritet gjyqësor i një shteti anëtar të BE-së, SHBA-së, Kanadasë, Australisë, apo për të cilët është vendosur masë sigurimi personal dhe/ose është lëshuar një urdhër kërkimi ndërkombëtar nga autoritetet e një prej këtyre shteteve, për kryerjen apo tentativën e kryerjes së një prej veprave penale, të parashikuara në pikën 1, shkronja

?a?, të këtij neni. Për personat që plotësojnë kushtet e këtij paragrafi, ndalimet zbatohen në përputhje me pikën 5, të nenit 10, dhe pikën 1, të nenit 16, të këtij ligji;

?duke qenë se dëbimi është ekuivalenti i moslejimit të hyrjes në një prej vendeve te përmendura më lart, aq me tepër kur ka fakte për këto raste, kërkesa të subjekteve politike pjese e procesit zgjedhor dhe njeheresh kerkesa te njepasnjeshme te perfaqesive diplomatike te vendeve partnere strategjike e me ndikim kryesor ne organizatat nderkombetare, ku vendi yne bën pjesë, apo do aderoje në te ardhmen (NATO, BE).

Kërkoj, zbatimin rigoroz dhe moslegjitimin e asnjë rasti që nuk plotëson pastërtinë e figurës.
Deri tani mediatikisht jemi informuar për prezencën e dokumenteve të rëndësishëm, që na përcjellin të dhëna për raste konkrete ? një i tille edhe Dekreti i Sekretarit Amerikan të Shtetit për shpalljen Non Grata dhe moslejimin e hyrjes në SHBA të emrave të caktuar, aktualisht aspirantë për kandidatë në listat zgjedhore.

Ky akt ligjor i një prej zyrtarëve më të lartë të një prej partnereve kryesor strategjik të Shqipërisë, mbart një vlerë të padiskutueshme për t?u konsideruar dhe si i tille na pamundëson ta neglizhojmë, interpretojmë apo anashkalojmë, në kushtet kur tashmë me rastin e proceseve integruese kemi pranuar te delegojmë pjesë të sovranitetit tonë në organizata nderkombetare  ? NATO, ç?ka nënkupton sa më sipër konsiderohet pjese e burimeve të së drejtës.

Ne këto rrethana si pjese e organit normues ju parashtroj gatishmërinë e normimit të nevojshëm për këto raste.
Me shpresë se garantimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme do jetë misioni ynë i përbashkët deri në fund.
Mbetem në pritje të konsiderimit prioritar të kësaj kërkese!
Helga Vukaj
Anëtar
Komisioni Rregullator
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve?./ CNA.al





Lajmet e fundit nga