web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tritol makinës/ Zbardhet dëshmia e Debreshit në polici

30 Gusht 2021, 12:47, Politikë CNA

Në datën 27 gusht, rreth orës 01:00 të mëngjesit, një sasi tritoli ka shpërthyer në mjetin e Elton Debreshit, ish-kandidat për deputet dhe Kryetar i Sindikatës së Minatorëve në Bulqizë.

Ndërkohë, më pas në lidhje me ngjarjen në fjalë, u vu në pranga vëllai i tij, Alfred Debreshi.

CNA.al ka siguruar dëshminë e ish-kandidatit të pavarur për zgjedhjet e 25 prillit, por edhe të vëllait të tij, Alfred Debreshi, i cili tashmë qëndron pas hekurave pasi akuzohet për ngjarjen.

Nga hetimet e deritanishme, ka dyshime se kjo ngjarje është inskenuar për të përfituar azil në Gjermani, apo ndonjë vend tjetër europina, pasi vëllezërit implikohen nga përgjigjmet telefonike dhe ambientale.

Lidhur me ngjarjen e ndodhur, është pyetur në cilësinë e personit që tregon rrethana të dobishme për qëllime të hetimit, pronari i automjetit, shtetasi Elton Debreshi, i cili në deklarimin e tij, ndër të tjera ka shpjeguar se: unë jam kryetari i Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar Bulqizë ku dhe kam kandituar për deputet në qarkun Dibër si kandidat i pavaruar për të përfaqësuar minatorët e Bulqizës.

Lidhur me ngjarjen e ndodhur, shtetasi Elton Debreshi, ka deklaruar se, rreth orës 22:00, kam shkuar në shtëpi, kam parkuar makinën para shtëpisë dhe kam qëndruar me familjen time. Bashkëshortja me fëmijët u larguan më përpara për të fjetur, ndërsa unë kam shkuar për të fjetur rreth orës 23:00. Rreth orës 00:20, kam dëgjuar një shpërthim i cili dukej afër shtëpisë time. Jam ngritur me gjithë bashkëshorten për të parë fëmijët se mos ishin trembur dhe nga dritarja e tyre kemi parë tym në drejtim të makinës time. Kur dola jashtë, pashë se kofano e makinës ishte e ngritur, ventilatori i makinës ishte i ndezur, xhami makinës ishte i thyer dhe tek pjesa e motorrit dilte tym. Unë i kam hedhur një kovë ujë se kisha frikë mos merrte flakë dhe kam njoftuar policinë. Gjatë kohës që po prisja policinë nga kodra ka kaluar një makinë e bardhë, e vogël, në të cilën dallova shtetasin Fatjon Truka, nga fshati Dushaj, i cili ishte me djalin e tij të dytë, i quajtur Musa, të cilët dolën nga makina më folën se çfarë kisha dhe pastaj ikën.

Shtetasi Elton Debreshi ka deklaruar se nuk kishte dyshime për persona konkretë, autorë të ngjarjes, pasi nuk kishte asnjë fakt për të akuzuar ndonjë person por sipas tij, arsyet e kësaj ngjarje mund të ishin një formë presioni që ai të mos denonconte më problematikat në miniera apo njerëzit që preken nga këto denoncime.

Po kështu, në deklarimin e tij Elton Debreshi, ka shpjeguar se aktualisht ishte i papunë por sipas tij kishte një shpresë për punë në Tiranë. Sipas tij, kishte biseduar edhe me kushuririn e tij,   Ervin Deda, i cili jeton në Gjermani, për të shkuar atje dhe po ashtu edhe me një shtetase tjetër për në Francë. Ai ka deklaruar se për këto opsione, kishte planifikuar si mundësi udhëtimi me gjithë familjen në njërin nga këto dy vende europiane.

Gjithashtu Elton Debreshi ka deklaruar se vëllai i tij kishte ndërmend të ikte në Gjermani tek kushiriri i tyre, Ervin Deda, pasi edhe ai ishte i papunë dhe në jetonin në kushtë të vështira ekonomike.

Elton Debreshi, ka deklaruar se automjetin kam parkuar unë dhe unë kam dy kopje çelësash, ku një kopje e mbaj unë dhe një kopje e mban vëllai im Alfred Debreshi dhe me ketë makinë lëvizi edhe unë edhe vëllai im megjithse është makina ime.

Nga ana tjetër është pyetur në cilësinë e personit që tregon rrethana të dobishme për qëllime të hetimit vëllai i Eltonit, shtetasi Alfred Debreshi, banues në Dushaj, i cili ndër të tjera ka deklaruar se: sot në mëngjes unë kam ardhur nga shteti i Malit të Zi dhe rreth 19:10 unë kam qënë në Bulqizë.Pasi kam pirë një kafe me tre shokët e mi tek lokali ?Grand? që ndodhet në qendër të qytetit të vjetër Bulqizë, konkretisht me kushuririn Ervin Deda dhe me dy shokët Tush Shehu dhe Selim Shehu.Kemi qëndruar në lokal rreth 30 minuta dhe më pas jemi ngritur dhe unë kam shkuar tek shtëpia e xhaxhait tim Hasan Debreshi.

Ndenjëm duke biseduar tek shtëpia e xhaxhait dhe unë bashkë me djalin e xhaxhait, Altinin, jemi shtrirë tek divanet në kuzhinë ku kemi biseduar për punët jashtë, pasi Altini punon në Itali.

Rreth orës 04:00, më ka marrë në telefon, vëllai im Elton Debreshi dhe më tha që kanë shpërthyer makinën, ku në ato momente unë kam qenë me Altinin në dhomë dhe Altinit nuk i thashë gjë për ngjarjen që më tha vëllai në telefon por dola pa telefon dhe kam shkuar vetëm tek Eltoni.Atje takova Eltonin dhe nusen e tij Anjezën.Kam hyrë në shtëpi për të parë fëmijët e Eltonit dhe më pas dola jashtë dhe i thashë Eltonit mos u mërzit.Pas këtij momenti, kam shkuar sërish tek shtëpia e xhaxhait tim, pasi kisha harruar telefonin atje.Kur shkova atje derën ma hapi xhaxhai të cilit i tregova se ç?farë kishte ndodhur.Pas këtij momenti, xhaxhai erdhi me mua dhe rrugës më mori sërish Eltoni i cili më tha hajde se të kërkon poicia dhe unë i thashë se po vija bashkë me xhaxhain. Rrugës takuam Vinin dhe që të tre shkuam tek makina e vëllait dhe kur mbërritëm vura e që kishte ardhur policia të cilët më morën për të dhënë shpjegime.

Në vijim të hetimeve, është marrë sërish në pyetje në cilësinë e personit që tregon rrethana të dobishme për qëllime të hetimit, shtetasi Alfred Debreshi, banues në Dushaj, i cili lidhur me ngjarjen ka dhënë një tjetër version deklarimi nga ai i mëparshëm, duke shpjeguar se: rreth orës 19:10, bashkë me shtetasit Ervin Deda, Tush Shehu dhe Selim Shehu, kemi pirë kafe tel lokal ?GRANDI?, në qendër të Bulqizës, ku pasi kemi qëndruar për rreth 30 minuta, kemi dalë që atje dhe jemi nisur në drejtim të shtëpisë.Kam shkuar tek shtëpia e xhaxhait, ku aty ishin xhaxhai im Hasani, nusja e xhaxhait Burbuqe Debreshi, si dhe djemtë e xhaxhait, Altin dhe Roland Debreshi, me të cilët kam qëndruar rreth një orë e gjysëm.

Rreth orës 22:00, kam dalë nga shtëpia e xhaxhait dhe kam shkuar në shtëpi, ku atje kam takuar të gjithë pjesëtarët e familjes timë, nënën, babain, motrën, gjyshen dhe mbesën time, ndërsa Eltoni nuk ishte.

Në shtëpi kam ndenjur rreth 10 minuta, ku pasi kam marrë çelësat e makinës, kam dalë dhe kam shkuar tek mjeti jonë, i parkuar para shtëpisë dhe më pas i vetëm jam nisur në drejtim të Fushë bulqizës, tek karburant ?PLUS?. Kam ndenjur rreth katër minuta dhe gjatë kësaj kohe kam komunikuar me të dashurën time, e cila ndodhej tek shtëpia e prindërve të saj në fshatin Peladhi dhe jam nisur në drejtim të Peladhisë. Kam shkuar në fshatin Peladhi dhe pasi kam takuar fshehurazi të dashurën time me inicialet XH.L, brenda në banesën e prindërve të saj, rreth orës 23:00, jam nisur me makinë nga Peladhia për në shtëpi. Pasi arrita në shtëpi, kam parkuar makinën në vendin që e mora dhe në atë drejtim që e kam marrë e kam lënë. Makinën e kam lënë të hapur pasi nuk i punon antifurti dhe gjithashtu edhe bagazin. Më pas kam zbritur në këmbë nga xhadeja për të shkuar tek shokët e mi me të cilët unë rri gjithmonë por nuk gjeta asnjërin prej tyre. Kam ecur rrerh 15 minuta dhe kam ndaluar tek kthesa, ku atje kam qëndruar rreth 1 orë, duke u marrë me telefonin dhe duke pirë cigare. Rreth orës 00:10, unë jam nisur në këmbë drejt shtëpisë duke ecur në xhade dhe kur u afrova rreth 20 metër larg Qendrës Shëndetësore, kam dëgjuar një zhurmë që bëri ?BAUUU? dhe mali oshëtiu si rrufe.Vazhdova rrugën në drejtim të shtëpisë  dhe rreth 15 metër larg makinës, kam vënë re se mjetit i ishte ngritur kofanoja si dhe kam parë vëllain tim Elton Debreshi i cili po rrinte me shtetasin Fatjon Truka, i cili e ka shtëpinë më sipër meje. Pasi jam afruar tek mjeti, më ka marrë në telefon Ervin Deda, i cili më pyeti se ç?farë kishte ndodhur pasi kishte dëgjuar një zhurmë dhe unë i thashë se na kanë shpërthyer makinën.Pas këtij momenti kam hyrë në shtëpinë e vëllait, Eltonit ku aty pashë nusen e Eltonit që ishte në ballkon ndërsa fëmijët ishin në sallon. Kam dalë jashtë dhe jam nisur në drejtim të shtëpisë së xhaxhait tim rreth orës 02:00. Derën ma hapi xhaxhai im Hasan Debreshi dhe pasi u futa brenda i tregova xhaxhait se na kishin shpërthyer makinën, gjë të cilën e mësuan edhe djemtë e xhaxhait Altini dhe Rolandi si dhe nusja e xhaxhait, të cilët ishin aty.Qëndrova rreth 5 minuta tek shtëpia e xhaxhait dhe në këtë moment më ka marrë në telefon vëllai im, Elton Debreshi, i cili më tha që të zbrisja poshtë pasi më kërkonte policia. Reth orës 00:40, u nisa drejt shtëpisë time dhe rrugës jemi takuar me Ervin Dedën dhe së bashku kemi shkuar tek makinë ku atje na ka marrë policia.

Alfred Debreshi ka deklaruar se ditën e dielë kishte në plan që të lëvizte në drejtim të Gjermanisë me shokët e tij Albert Alla dhe Selim Shehu, ku sipas tij e kishin menduar që të niseshin me autobus dhe të qëndronin tek Ervin Deda, i cili jetonte në Gjermani.

Nisur nga fakti se në thëniet dhe deklarimet e shtetasit Alfred Debreshi, ka patur mospërputhje ndërmjet tyre, lidhur me marrjen dijeni mbi ngjarjen, pasi fillimisht ai ka deklaruar se ?rreth orës 04:00, të mëngjesit, teksa ndodhej në banesën e xhaxhait të tij, Hasan Debreshi, ishte telefonuar nga i vëllai, Elton Debreshi, i cili e kishte njoftuar për shpërthimin e automjetit?, ndërsa më pas ka deklaruar se ?rreth orës 00:10, teksa po shkonte në këmbë i vetëm drejt banesës së tij kishte dëgjuar një shpërthim dhe më pas kishte konstatuar dëmtimin e mjetit?, janë krijuar dyshime se i implikuar në këtë ngjarje, mund të ishte shtetasi Alfred Debreshi dhe për këtë shkak, me qëllim sigurimin e provave dhe dokumentimin e ngjarjes, është proceduar me përgjimin ambjental të bisedave të shtetasve Alfred dhe Elton Debreshi, ku gjatë përgjimit ambjental, rezulton se shtetasi Alfred Debreshi, është person i implikuar drejtpërdrejt në këtë ngjarje, pasi në bisedat e tij, ai disa herë i drejtohet vëllait të tij, Eltonit, me fjalët: ?më fute në burg, me q… nënën?, ?e din se m?ke çu më burg o plak?, ?na q… nënën mor burr?.

Po kështu gjatë bisedave ambjentale të përgjuara, shtetasit Alfred Debreshi dhe Elton Debreshi, flasin për mënyrën se si ato e kanë deklaruar ngjarjen përpara policisë dhe janë shumë të shqetësuar pasi deklarimet Alfredit para policisë nuk përputhen me faktet e tjera të deklaruara prej tyre dhe gjithashtu planifikojnë mënyrën se si duhet të deklarojnë më pas rreth ngjarjes, për faktin e fshirjeve të disa bisedave telefonike të cilat sipas tij mund t?i implikojnë si dhe për faktin se për shkak të implikimit do mbeteshin pa shkuar në Gjermani.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, shërbimet e policisë gjyqësore, me datë 27.08.2021, ora 15:30, kanë kryer arrestimin në flagrancë të shtetasit Alfred Debreshi, për kryerjen e veprave penale ?Shkatërrimi i pronës me eksploziv? dhe ?Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit? parashikuar nga nenet 152/1 dhe 278/1, të Kodit Penal.

Nga kryerja në tërësi e të gjitha veprimeve të para hetimore e procedurale si dhe në analizë të të gjithë provave e fakteve të grumbulluara deri në këtë moment, arrihet në konkluzionin se fakti penal plotëson elementët e veprave penale ?Shkatërrimi i pronës me eksploziv? dhe ?Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit?, parashikuar nga nenet 152/1 dhe 278/1, të Kodit Penal.

Gjithashtu, burime prane grupit hetimor, bejne te ditur se nga hetimet e deritanishme, egziston dyshimi i arsyeshëm, i bazuar në prova e fakte, se shtetasi i arrestuar Alfred Debreshi, është personi që ka kryer veprat penale ?Shkatërrimi i pronës me eksploziv? dhe ?Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit?, parashikuar nga nenet 152/1 dhe 278/1, të Kodit Penal, pasi nga të dhënat hetimore, dyshohet se ky person është autori i vendosjes së eksplozivit në automjetin e vëllait të tij, Elton Debreshi, me datë 27.08.2021, pas mesit të natës, ku si pasojë e shpërthimit është dëmtuar ky automjet. Nga të dhënat hetimore, dyshohet se qëllimi i vendosjes së eksplozivit ka qenë përfitimi i mundshëm i ndonjë azili në shtetet e Evropës, pasi nga hetimet ka rezultuar ky shtetas kishte planifikuar të shkonte në Gjermani.

Fakti se shtetasi Alfred Debreshi, është autor i veprave penale ?Shkatërrimi i pronës me eksploziv? dhe ?Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit?, parashikuar nga nenet 152/1 dhe 278/1, të Kodit Penal, provohet me të dhënat e përftuara nga përgjimi ambiental, ku gjatë bisdave të lira, shtetasi Alfred Debreshi, disa herë i drejtohet vëllait të tij, Eltonit, me fjalët: ?më fute në burg ti, me q… nënën?, ?e din se m?ke çu më burg o plak?, ?na q… nënën mor burr?.

Po kështu, gjatë bisedave ambjentale të përgjuara, shtetasit Alfred Debreshi dhe Elton Debreshi, flasin për mënyrën se si ato e kanë deklaruar ngjarjen përpara policisë dhe janë shumë të shqetësuar pasi deklarimet Alfredit para policisë nuk përputhen me faktet e tjera të deklaruara prej tyre dhe gjithashtu planifikojnë mënyrën se si duhet të deklarojnë më pas rreth ngjarjes, për faktin e fshirjeve të disa bisedave telefonike të cilat sipas tyre mund t?i implikojnë si dhe për faktin se për shkak të implikimit do mbeteshin pa shkuar në Gjermani.

Po kështu, fakti që në deklarimet e dhëna nga shtetasi Alfred Debreshi, ka patur mospërputhje në lidhje me mënyrën e marrjes dijeni mbi ngjarjen, ku fillimisht Alfred Debreshi ka deklaruar se për ngjarjen kishte marrë dijeni nga një telefonatë e vëllait të tij dhe më pas ka deklaruar se gjatë lëvizjes për në banesë kishte dëgjuar shpërthimin, është një tjetër element, i cili hedh dyshime se është pikërisht shtetasi Alfred Debreshi autori i dyshuar i ngjarjes./CNA.al

 “Na q? nënën mor burrë, më fute në burg”/ Zbardhen përgjimet që fundosin Debreshin

Zbulohet plani i dështuar i Debreshit për të fituar azil në Gjermani/ Si e zhyti vëllain në krim





Lajmet e fundit nga