Vendimi i qeverisë/ Shqipëria hap ambasadë në këtë vend të BE-së
Shqipëria do të hapë ambasadën e saj në Irlandë. Vendimi ë...
Shqipëria do të hapë ambasadën e saj në Irlandë. Vendimi ë...
Disa media ditët e fundit, po përpiqen të nxjerin në pah ?profecitë? e thëna nga Ben Blushi në disa nga librat e tij, botuar në kohë të ndryshme me personazhe të ngjarjeve të djeshme.
Së fundi po reklamohet dhe libri ?KM?, shkruar nga ?inati? kundër Edi Ramës, që e degdisi nga numrin dy në PS, në kryetarin e një partiçke të përkohshme me emër intelektual, që u kthye në kioskë sherrnajash të Benit.
Mediat nxorën disa shkrime, ku theksonin se Blushi e kishte parashikuar pushtetin e talebanëve në Afganistan dhe eksodin që po ndodh.
Në fakt libri ?KM? nuk është shkruar aspak për Afganistanin dhe ngjarjet aty, por situatën në atë vend e ka përdorur në libër si një reagim inatçor ndaj Edi Ramës dhe pushtetit të tij, që do binte, si do shkërrmoqej pra kryeministri, ynë pasi shteti ishte kontrolluesi i drogës (kujtojmë kanabizimin në vitin 2016 kohë e betejës Blushi-Rama), ai ka qenë halli i vërtetë i Blushit.
Rrëzimi i Ramës ishte teza politike në kohën e librit KM.
Dikur mik i Ramës, më pas ?armik? i betuar i tij, tani ?iso mbajtësi? i zullumeve të qeverisë, që fillojnë nga ortakëritë me pronarët e konçesioneve të shumë akuzuara që gllabërojnë miliona dollarë nga taksat e shqiptarëve.
Libri i Blushit ?KM? është një mesazh ndaj Ramës dhe një manifest kundër tij, jo një parashikim apo ?profeci? e Ben Blushit, ortakut të biznesit të plehrave dhe kafesë.
“Profecia” e shpallur nga media është pjesa më pa peshë në libër.
Ajo që përpiqet të ngulisë mirë Blushi në mendjen e lexuesit është ideja se shteti po kontrollon kultivimn e drogës në vend dhe kryeministri është aq i pacipë sa do sajonte një atentat për të ndjellë empatinë e njerzve, të cilët me shumë gjasa do ta urrenin për qeverisjen e keqe?.. Duke shkuar deri tek një ushtar i akuzuar për bashkëpunim me organizata terroriste dhe i sapokthyer nga Afganistani, i cili pranon të marrë pjesë në atentat duke e vrarë kreun e qeverisë.
Pra, thelbi i librit është krejt tjetër nga situata që kërkojnë ta shesin disa media.
Dhe duke përdorur një shprehje të huazuar nga një koleg në media, hapësi i lajmit se Blushi po bën ?profeci? me librat e tij është ose lexues i dobet, ose vasal i Blushit.
Teza tjetër që përdoret është edhe libri ?Kandidati?, një tjetër manifest i urrejtjes së Ben Blushit për ngjarjet politike në jetën e tij.
E në rast se KM i drejtohet Ramës, ?Kandidati? i drejtohej ish kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini që së bashku me Taulant Ballën i vunë ?drunë? Blushit, nga PS-ja në Elbasan.
Për Kandidatin përpiqen të thonë se Blushi në librin e tij ka parashikuar se mund të fitojnë zgjedhjet edhe kandidatë të vdekur.
Në libër ai e trajton gjerësisht mënyrën e zhvillimit të një fushate dhe propagandën që përdoret edhe pse kandidati kishte humbur jetën.
Përdoret emri i të ndjerit deputet, ish-kryeministrit Bashkim Fino, i cili humbi jetën gjatë fushatës elektorale të 25 prillit, ndërsa fletët e votimit ishin printuar dhe lista e kandidatëve ishte e pamundur të ndryshohej.
Por ka një ndryshim mjaft thelbësor midis asaj çka ka shkruar Ben Blushi dhe asaj që ndodhi me të ndjerin Bashkim Fino.
Së pari libri i Blushit jep një kandidat në zgjedhje mazhoritare që humb jetën gjatë fushatës dhe ska më kohë për kandidat të ri, dhe i shkohet deri në fund ?çmendurisë? me strategun elektoral, për të fshehur vdekjen deri në fitoren e zgjedhjeve.
Ndërsa rasti i 25 prillit është krejt ndryshe, nuk ka kandidatë me rivalë përballë, por ka thjeshtë një listë partie ku një prej emrave ka humbur jetën dhe është pjesë e listës fituese, pra nuk fiton se merr vota, por është vendosur aty nga kryetari i partisë. Është shpallur fitues që kur ka qenë gjallë, me pozicionin në listë nuk ka rëndësi sa vota merr.
Ndahet nga kjo jetë, dikush tjetër e zëvendëson në radhë. Edhe në listë jo përballje direkte kandidatësh. Pra në thelb rastet janë krejt të ndryshme.
Ben Blushi mund t?i ketë librat të shkruar bukur, gjen dhe luan me çështje e ngjarje që i sposton në imaggjinatën e tij, duke luajtur me faktet e të tashmes dhe të nesërmes, apo edhe tek e djeshmja si tek ?Të jetosh në ishull?.
Tre nga librat e tij ?Të jetosh në Ishull?, ?KM? dhe Kandidati janë më shumë manifeste të urrjetjes së Ben Blushit ndaj personazheve dhe ngjarjeve politike në kohën, kur ai rekej të qëndronte në majë dhe nga kulmi i politikës përfundoi në kulmin e ortakërisë me biznesin e plehrave.
Nga shkrimtari që duan t?ja shesin librat si ?profeci?, përballë kemi një politikan të dështuar, dëbuar nga PS-ja, të pavotuar nga shqiptarët, e deri tek skandalet e akuzat e pafundme, që shpëtimin e gjeti tek mbetjet për të mbijetuar duke përdorur pushtetin e medias.
Nga libri tek mbetjet ka një ndryshim të madh në atë se çfarë ka ndodhur me Ben Blushin./CNA.al
Kryeministri Edi Rama në intervistë për median italiane Ansa...
Florenc Hoxha, ish-shef komisariati në kohën e PD dhe më pas...
Tashme, te shumte jane ata qe jane bindur se, PD nuk funksio...
Mjaftoi dorëheqja e Markut për të rikthyer edhe një herë deb...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu ka ngritur alarmin...
Kryeministri Edi Rama reagon pas mbërritjes në Shqipëri të d...
Ndërkohë që kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se javën ...
Zv.kryeministri Erion Braçe iu ka drejtuar një apel të fortë...
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kritikave në lidhje...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Shtatori do të sjellë zhvillime të forta nga të dyja kampet ...
Kryeministri Edi Rama ka folur rreth rrugës dhe përpjekjeve ...
Në një intervistë për mediat italiane, kryeministri Edi Rama...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për Huffington...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka akuzuar kr...
Autoritetet policore të Maqedonisë së Veriut, kanë njoftuar ...
Opinionisti Genc Burimi ka komentuar largimin e zëvendës kry...
Kryeministri dje ka përsëritur në retorikën e tij politike, ...
Pushimet e verës po mbarojnë, ndërsa shtatori duket se do të...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pasditen e djes...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...