web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha emëron ekipin drejtues/ Ja emrat

29 Gusht 2021, 16:50, Politikë CNA

Lulzim Basha pritet të mbledhë të hënën Këshillin Kombëtar të PD-së, ku dhe do të emërojë sekretariatin dhe nënkryetarët.

CNA.al ka mësuar se do të jetë thjesht formalitet me votim te hapur, ku do të votohet vetëm për kryesinë. Ajo që vihet re është se në vend të Nishanit si kryetar i Këshillit Kombëtar të PD-së, Basha propozon Edi Palokën.

Për herë të parë, PD do të ketë dy gra nënkryetare: Jorida Tabaku, nënkryetare përgjegjëse për marrëdhëniet me jashtë dhe Grida Duma, nënkryetare përgjegjëse për marrëdhëniet me shoqërinë civile.

Ndërkohë deputeti i Tiranës Alfred Rushaj, do të jetë nënkryetar i PD dhe kryetar i Grupit Parlamentar ndërsa Enkelejd Alibeaj, do të jetë nënkryetar të Kuvendit dhe njëkohësisht nënkryetar i PD.

Sakaq, Basha ashtu si kishte paralajmëruar CNA.al i ka besuar sërish Gazment Bardhit, duke e rikonfirmuar në detyrë si Sekretar i Përgjithshëm.

Edi Paloka, do të propozohet për Kryetar të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, duke zëvendësuar Bujar Nishanin. Edmond Spaho, ish-nënkryetari i PD ka kërkuar të mbajë vetëm detyrën e deputetit.

Deputetja Flutura Açka është nominuar për postin e Kryetares së Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës.

Jemin Gjana, është nominuar si Kryetar i Komisionit Zgjedhor.

Për Sekretare për Pronarët dhe çështjet e pronave, Basha ka nominuar Ledina Mandian. Ndërsa Jonila Godole,  prurje e re në PD, do të jetë Sekretare për të Përndjekurit Politikë.

Basha ka krijuar Sekretariatin për Klimën e Biznesit për të cilin është propozuar emri i drejtuesit politik të Qarkut Kukës Flamur Hoxha.

Kreu i PD ka vendosur që Belind Kelliçi të emërohet Sekretar për emigrantët dhe diasporën.

Ndërkohë Oriela Nebiaj do të jetë Sekretare për Organizatat Partnere.

Për Sekretariatin e Burimeve Njerëzore dhe atë të Marrëdhënieve me Publikun janë nominuar Arta Sakja dhe deputetja e Shkodrës Greta Bardeli.

Për postin e Sekretarit Organizativ, është propozuar Ervin Minarolli, ndërkohë që  Sekretar për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, emri i propozuar është Ivi Kaso.

Taulant Zeneli dhe Endri Hasa janë nominuar për Sekretariatin e Koordinimit Elektoral si dhe Sekretariatin e Organizimit Dixhital.

Enriketa Papa është emëruar për pozicionin e kryetares së Fondacionit për Liri dhe Demokraci.

Ndërkohë është zbardhur edhe ndarja e përgjegjësive ne Grupin e ri Parlamentar. Ky grup do të drejtohet nga nënkryetari i Partisë Alfred Rushaj dhe do të ketë nënkryetarë Ervin Salianjin dhe Luçiano Boçin.

Përsa i përket detyrës së Zëdhënësit të Grupit ajo i ka kaluar Orjola Pampurit, ndërkohë që ajo e Sekretarit të Grupit Parlamentar, deputetit Arbi Agalliu.

Deputetët janë ndarë në 8 komisone ku drejtimi nga ana e PD i është besuar:
Komisioni për Integrimin Europian: Jorida Tabaku
Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik: Agron Gjekmarkaj
Komisioni për Punën, Cështjet Sociale dhe Shëndetësinë: Albana Vokshi
Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut: Oerd Bylykbashi
Komisioni për Ekonominë dhe Financat: Sorina Koti
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregëtinë dhe Mjedisin: Helidon Bushati
Komisioni për Sigurinë Kombëtare: Flamur Noka
Komisioni për Politikën e Jashtme: Tomorr Alizoti

Lista e plotë këtu





Lajmet e fundit nga