web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Faktet/ Ekipi i lodhur i Lulit ka rënë nga kategoria

30 Gusht 2021, 09:20, Politikë CNA

Lulzim Basha dje shpalli emrat që do ketë në krah të tij gjatë të paktën katër viteve për t?u përballur më Edi Ramën dhe qeverinë e socialistëve.

Pra një ekip i plotë, ku bie në sy fakti se nuk do ketë votim me kandidatura alternative, por emrat thjeshtë janë vendosur nga Basha dhe votimi do jetë një formalitet.

Përveç faktit se Edmond Spaho ka ngelur pa post, e vetmja, sepse ndonjë lajm nuk kishte, risi është drejtimi i grupit parlamentar nga Alfred Rushaj, një ish-drejtor i socialistëve sot nën/kryetar i PD.

Ekipi i Lulzim Bashës duket si një skuadër e lodhur që ka rënë nga kategoria superiore dhe tashmë bëhet gati të luftojë për t?u ringjitur dhe nuk bën asnjë ndryshim thelbësor.  Përdor të njëtët lojtarë të lodhur dhe duket se sërish do bien edhe një kategori më poshtë.

Faktet flasin vetë mjafton të shohim, kush janë lojtarët dhe sa vrapojnë ata në fushë, kilometrat dhe golat e rezultatet janë lehtësisht të verifikueshme nga votat e marra së fundi dhe historiku politik.

Alfred Rushaj, emëruar kapiten i skuadrës nga Lulzim Basha është pa asnjë eksperiencë politike, përveç faktit se ka qenë drejtor i socialistëve dhe zv/ministër i Sali Berishës. Kandidoi për herë të parë në vitin 2021 dhe në një zonë bastion të PD mundi të siguronte vetem 2300 vota.

Më pak i votuari i listës fituese, ja kalon vetëm Vangjel Dule që vjen nga aleatët. Skuadra ka një kapiten të ri në ekip, por të lodhur në fushë.

Shkojmë tek nën/kryetari i dytë, Enkelejd Alibeaj një emër jo i panjohur.

Humbës serial në qarkun e Fierit në dy mandate, por edhe humbës si kandidat në zgjedhjet lokale në 2015.

Alibeaj ka qenë pjesë e ekipit të ish-kryeministrit Berisha, i cili nuk e kandidoi më në vitin 2013, por u riciklua nga Lulzim Basha. Lojtar jo i lodhur, por i këputur nga rezultatet, në qarkun e Fierit edhe pse drejtues politik dhe i pari i listës, ai mundi të siguronte vota për të qenë i treti, pas Agron Kapllanajt dhe Luan Baçit.

Grida Duma nën/kryetarja e re e Lulit, por e vjetër në skandale. Një individ që zhurmën e madhe dhe lodhjen e ka që në qeverinë Berisha, për të shkuar tek G.D. e famshme në parlament në historinë me Ervin Salianjin apo deri tek telefonata e fundit me Artan Santon dhe dorëzimi pa kushte tek Saimir Tahiri.

Duma shitet si risi nga Basha, por ajo ka qenë pjesë e sekretariatit të partisë dhe Luli e largoi me ceremoni. Në zgjedhjet e kaluara nuk mundi të siguronte as vendin e saj në kryesi që më pas u rregullua nga Jemin Gjana pas largimit të Salianjit.

Grida Duma është një humbëse spekrtakolare. Në 2015 regjistroi rezultatin më të dobet historik në Durrës duke e humbur bashkinë me 15 mijë vota diferencë. Në zgjedhjet e fundit ajo mbuloi Kavajën bastionin e PD ku sërish humbi, megjithëse deklaroi se do jepte dorëheqjen, po qe se nuk do fitonte në mënyrë spektakolare.

Me Gridën në drejtim PD humbi Kavajën, bastionin historik dhe sot ajo vendoset nën/kryetare.

Jorida Tabaku, një tjetër emër që Basha kërkon ta shesë si një lojtare të fortë të ekipit të tij. Mban poste që prej qeverisë Berisha, më pas nën/kryetare e Bashkisë Tiranë.

Tabaku në PD është parë si një figurë me potenciale të forta politike, por që në vetvete nuk thotë asgjë.

Nuk ka kurrë qëndrim kur duhet të flasë për shtëpinë e saj, lëvizjet i bën me vonesë pasi lexon se çfarë do ndodhë dhe rrjeshtohet në krah të fituesit, gjithmonë duke u parë si një lojtare e lodhur që pason topin e fshihet pas hapave të ngadaltë që nuk i sjellin asnjë ritem ekipit.

Një nga lojtarët kryesore të ekipit Basha është edhe Gazment Bardhi, ky i fundit një nga përgjegjësit kryesorë për humbjen e PD. Ngjarja kriminale në Elbasan, e cila ndikoi në të gjithë vendin është një nga faktorët kryesorë të humbjes të PD.

Bardhi megjithëse i pari në listën e Ebasanit është më pak i votuari nga të gjithë kandidatët në garë, përjashto zonjat. Një lojtar me zë të hollë çjerrës që në korridoret e PD dëgjon më shumë barcaleta e histori banale sesa respekt apo autoritet. Një figurë pa peshë që në fushën e lojës maskën e rezistencës ja çjerr lodhja dhe bluza me ngjyrat e shumta pasionante që ngjajnë me ylberin.

Edi Paloka do jetë kreu i Këshillit Kombëtar, e mbajtën në fushë kot për të thënë se duhet edhe ndonjë veteran që të japë eksperiencën e tij. Në fakt Paloka ka qenë vendimtar në ndeshjet kryesore duke humbur Durrësin, një bastion të PD dy herë rresht me rezultate të turpshme. Përpara portës nuk mundi të shënojë asnjëherë. Gjuan jashtë dhe kur thërret Luli ?gol?, bërtet edhe Paloka pasi dëgjon më parë zërin e Doktorit në sfond.

Jemin Gjana, pensionisti me zinxhir floriri në parti që thjesht çon bluzat në dhomat e zhveshjes. Një punë që duhet ta bënte dikush, ja kanë lënë Jeminit, dhe meqë sbën asgjë e quajnë dhe profesor, për nga eksperienca por edhe lodhja. Pritet të shkruajë një libër më kujtime, ku do shprehë ?dashurinë? e tij për Lulzim Bashën, sulmuesin e PD që edhe pse i lodhur, me dopingun e doktorit mbijetoi në ekip.

Ekipi duhet të ketë 11 lojtarë të fortë dhe rezervat, në fakt gjithë të tjerët që ka vendosur Basha, janë thjeshtë rezerva që i duhen si mbushësa topi. Në sport të mbledhin topat në fushë dhe t?ja japin Lulit ti godasë në qiell.

Thonë që është sulmuesi dhe trajneri njëkohësisht, i vetmi në botë që topin se gjuan horizontal në portë dhe të shënojë gol, por gjithmonë vertikal dhe vdes të shohë sa lart ikën topi.

Rezervat e Lulit kanë zënë vendet bosh në ekipin e parë që po bie edhe nga kategoria e dytë.

Belind Këlliçi kërkon të jetë mesfushor i avancuar, por në fakt ka ngelur në mbrojtje. Orjela Nebiaj kohën e kalon duke u stërvitur si basketbolliste megjithëse duhet të luajë futboll.

Megjithëse me ?këmbë të thyer?, Flamur Noka pritet të japë rezultat në parlament, i pasuar nga Ervin Salianji, i cili është ?dërrmuar? nga lodhja duke pasuar çdo top tek Grida Duma që kujdeset të jetë një ?portjere? e paloldhur.

Ervin Minarolli, organizator po nga porta, duket të jetë një lojtar i nivelit të kooperativave të dikurshme, në fakt këtë herë si portier, por me shpresë se mund të qullosë gje, është fiks si ?Danë portiere?, luajtur nga Xhevahir Zeneli tek ?Shkëlqim i Përkohshëm?.

Ivi Kaso është një emër tjetër që ka 8 vite që mban poste në parti dhe askush nuk e di për çfarë duhet, maksimumi të çojë listat në KQZ e të mbrojë budallëqet e kryetarit. Këtë herë as listën nuk e çoi sepse ai zokonisht shkon kur duhet të çohet me vonesë.

Lojtarët e tjerë thjeshtë janë ?merre me lëng, se mishi u mbarua?, por vështirë se dikush ka ngrënë mish në ekip, stërvitjen kryesisht e bëjnë me patate të skuqura me parimin se patatja është edhe bukë edhe gjellë. Disa hanë edhe bar dhe parimet e ?trajner dhe sulmues? të Lulit nuk i shkelin, edhe sikur ekipi të shkojë në kategorinë e 3, thjeshtë për të luajtur për qejf./CNA.al

Basha emëron ekipin drejtues/ Ja emrat





Lajmet e fundit nga