SHBA: Dorëzohet personi që pretendoi se kishte bombë para Kapitolit
Një burrë që tha se kishte një bombë në kamionin e tij pranë...
Gjenerali i Bundeswehr-it Jens Arlt, i cili drejton misionin gjerman të evakuimit, bën fjalë për skena dramatike. ?Eshtë gjithçka shumë, shumë e trazuar”, e përshkroi Arlt gjendjen në një konferencë shtypi on-line nga Kabuli. “Ju shihni sytë e dëshpëruar të shtetasve nga kombe të ndryshme, që thjeshtë përpiqen, të depërtojnë në mjediset e brendshme të aeroportit.”
Gjenerali raporton për unazat e kontrollit të islamistëve taliban përreth aeroportit dhe hyrjeve të tij, që mbahen të kontrolluara nga SHBA-ja dhe vendet e tjera. Njerëzve u duhet fillimisht të arrijnë në territorin e jashtëm të aeroportit. Po ashtu në qytet janë vendosur postblloqe.
Ndihmësit lokal të organizatave gjermane të ndihmës njoftojnë, se rrugët janë të bllokuara e pjesërisht të pakalueshme. Përveç kësaj ushtarët e SHBA-së nuk i lejojnë ata të kalojnë, thonë dy punonjës lokal për agjencinë e lajmeve DPA.
Ushtarët amerikanë lejojnë të kalojnë vetëm njerëzit e tyre.” Një tjetër punonjës deklaron, se është përpjekur nga ora 20:00 e mbrëmjes deri në 02:00 të mëngjesit për të arritur në aeroport. Një ushtar i SHBA-së i ka thënë, se duhet të vijë dikush që të verifikojë dhe të vërtetojë, se vërtetë ka punuar për gjermanët. Vazhdimisht dëgjohen të shtëna në ajër.
Eshtë hedhur edhe gaz lotësjellës. Vetëm pak gazetarë të huaj ndodhen në vendngjarje, ndër ta reporterja e CNN Clarissa Ward. Ajo shprehet për një ?tornado marrëzie” duke përshkruar afganët e dëshpëruar që i hedhin fëmijët e tyre përtej gardhit të aeroportit, në mënyrë që ata të jenë në siguri. Militantët talibanë ndodhen rrugëve me kamzhik dhe armë, për të mos i lejuar njerëzit të largohen.
Mijëra njerëz ? vendas dhe nga kombe të tjera ? dynden për në mjediset e aeroportit, me shpresë të gjejnë ndonjë avion për t’u larguar nga vendi. “Kam ardhur me fëmijët e mi dhe familjen në aeroport”, thotë një burrë, që deri vonë ka punuar për një organizatë të huaj joqeveritare. Ushtarët e SHBA-së dhe talibanët kanë qëlluar. Megjithatë njerëzit përpiqen të futen në aeroport, sepse e dinë, që jashtë aeroportit i pret një situatë më keq se sa vdekja”. Edhe në ndërtesat e ambasadave në qytet, sipas dëshmitarëve okularë, janë grumbulluar njerëz. Më parë qarkullonin fjalë, se atje mund të merrnin viza për të udhëtuar jashtë vendit.
Ministrat e Jashtëm të vendeve të grupit G7 kërkuan nga talibanët garanci për njerëzit që duan të largohen nga vendi si dhe për të huajt. Milicët duhet të garantojnë sigurinë për të gjithë njerëzit që duan të largohen nga vendi, deklaroi ministri i Jashtëm britanik Dominic Raab, vendi i të cilit ka kryesinë e radhës në grupin e vendeve të industrializuara G7.
Me sulmin e tyre talibanët të dielën (15.08) morën faktikisht pushtetin në Hindukush. Shumë afganë kanë frikë kthimin e regjimit të tmerrit të islamistëve si në vitet 1996 dhe 2001. Gjermania, SHBA-ja dhe shtete të tjera ndërkohë po evakuojnë shtetasit e tyre dhe ndihmësit afgan të organizatave të tyre. Ushtria e SHBA-së, sipas të dhënave të veta, është e mobilizuar në aeroport me rreth 5200 ushtarë./CNA.al
Një burrë që tha se kishte një bombë në kamionin e tij pranë...
Tre filma nga Kosova, që ishin në garë në Festivalin e Filmi...
Përpjekjet për evakuimin e dhjetëra mijëra amerikanëve dhe a...
Nxënësit në mbarë Shtetet e Bashkuara po kthehen në mjediset...
Më 19 gusht, në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali afër Prish...
Ministri i Brendshëm me periudhën më të gjatë në detyrë në B...
Dozat përforcuese të vaksinës kundër Covid -19 do të bëhen t...
Talibanët thanë të martën se do ta qeverisin Afganistanin pë...
Zyrtarët e lartë amerikanë kanë folur të mërkurën (18 gusht)...
Pas një lufte pothuajse 20 vjeçare dhe me një situatë kaotik...
Komisioni Evropian i kërkoi sot vendeve anëtare të BE-së që ...
Emiratet e Bashkuara Arabe thonë se kanë pranuar për arsye h...
Departamenti Amerikan i Shtetit ka lëshuar një deklaratë të ...
Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publi...
Sipas një studimi të Konsorciumit Rus të Organizatave Joqeve...
Evropa është përfshirë nga vala e nxehtësisë, zjarret dhe st...
Gazetarja Charlotte Bellis ishte personi i parë i ulur para ...
Njerëzit në qytetin Jalalabad të Afganistanit kanë dalë në p...
Një avion ushtarak rus i tipit Ilyushin Il-112V është rrëzua...
Zyrtarët bëjnë të ditur se ka një rritje prej më shumë se 50...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...