Brukseli i kërkon vendeve të BE-së ‘të strehojnë afganët më të rrezikuar’
Komisioni Evropian i kërkoi sot vendeve anëtare të BE-së që ...
Pas një lufte pothuajse 20 vjeçare dhe me një situatë kaotike në Afganistan, ekspertët amerikanë të politikës së jashtme po analizojnë pasojat e mënyrës se si u krye tërheqja dhe çdo të thotë kjo në shkallë globale. Siç njofton kolegia Keida Kostreci, ata thonë se Shtetet e Bashkuara duhet të pranojnë përgjegjësinë dhe të nxjerrin mësime.
?Për fat të keq tani ne e gjejmë veten në një situatë ku talebanët janë në kontroll. Nuk e dimë nëse ata do të ndërmarrin një seri veprimesh hakmarrëse kundër organizatave të gazetarëve dhe grave progresiste. Kështu që duhet të përgatitemi për më të keqen?, thotë Prof. Phillips për shërbimin shqip të Zërit të Amerikës.
Ai shton se forcat e sigurisë nuk kishin vullnet për të luftuar, për shkak të mosbesimit tek shteti dhe korrupsionit.
?Ne i bëmë llogaritë gabim. Menduam se ishin gati për të mbrojtur vendin e tyre. Menduam se nëse ata ishin gati të mbroheshin, nuk kishin nevojë që ne të vazhdonim t’i mbronim. Por në fakt, ata nuk ishin gati, ata nuk ishin të motivuar, dhe pa SHBA për t’i mbështetur, ishin të paaftë për t’u përballur me talebanët dhe për t’i mundur ata. Tani e gjejmë veten përballë një katastrofe të madhe?, thotë Prof. Phillips.
Ian Bremmer, president dhe themelues i organizatës Eurasia Group, e konsideron ?tragjik? faktin që administrata e Presidentit Biden bëri vlerësimin e duhur se forcat amerikane duhet të tërhiqeshin nga Afganistani, por ?gaboi rëndë? në ekzekutim.
?Shtetet e Bashkuara nuk e koordinuan aspak këtë vendim me aleatët e tyre me të cilët kanë luftuar për 20 vjet ? dhe ishin amerikanët ata që u kërkuan aleatëve të NATO -s të bashkoheshin me ne në këtë luftë – dhe ata pranuan të shpenzonin paratë e tyre dhe të rrezikonin jetën e tyre. Ata luftuan me shumë guxim. Dhe kur ne rishikuam politikat tona, e bëmë këtë të vetëm. Si mund ta bënim këtë? Si mund t’i linim aleatët tanë në atë situatë??, tha zoti Bremmer në një intervistë me shërbimin gjeorgjian të Zërit të Amerikës.
Zoti Bremmer thotë se është e turpshme se si nuk kishte plane të përgatitura mirë për daljen e sigurt nga vendi të amerikanëve dhe aleatëve të tyre afganë.
?Jam shumë i trishtuar. E njoh mirë këtë kabinet dhe ata kanë përvojë, janë njerëz të aftë, njerëz të zgjuar dhe ata vërtet kanë gabuar. Dhe kjo do të dëmtojë amerikanët në arenën ndërkombëtare për një kohë të gjatë?, thotë ai.
Prof. Phillips thotë se Shtetet e Bashkuara duhet t?u dërgojnë një sinjal të qartë Talebanëve, se do të paguajnë një çmim të shtrenjtë nëse shkojnë pas shoqërisë civile, apo sulmojnë trupat amerikane që po bëjnë të mundur largimin e civilëve.
Por Prof. Phillips thotë se nga e gjithë situata e krijuar në Afganistan, një mësim që duhet të nxirret është se Shtetet e Bashkuara duhet të angazhohen në përpjekje për shtetformin, aty ku kanë shanse për sukses dhe ku mund të punojnë me partnerë lokalë.
?Prandaj unë them se duhet të përqëndrohemi në vendet e Ballkanit Perëndimor, Kurdët në Siri dhe Irak. Ka disa vende ku mund të ekzekutojmë një tranzicion politik. Nuk mund ta bënim një gjë të tillë në Afganistan sepse nuk kishte vullnet nga ana afgane. Ne duhet të përqendrojmë ekspertizën tonë dhe burimet tona në pjesë të tjera të botës që janë partnerë të dëshmuar si Ballkani Perëndimor dhe rajonet kurde. Nëse e bëjmë këtë, do të kemi sukses?, thotë ai.
Prof. Phillips vlerëson gjithashtu vendet që kanë pranuar të marrin afganë të rrezikuar në territorin e tyre.
?Është diçka shumë e mirë që vendet e Ballkanit Perëndimor janë të gatshme të ndihmojnë. Është diçka që Shtetet e Bashkuara e shpresojnë nga vende mike dhe aleate. Unë i vlerësoj ato vende për ndihmën ndaj Afganëve gjatë momenteve të një nevoje të jashtëzakonshme?, thotë ai.
Zoti Bremmer thotë se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë vendi më i fuqishëm dhe të angazhohen në drejtime të tjera, por thotë se tërheqja nga Afganistani sinjalizon se ato nuk duan të jenë më ?sherifi i botës?.
?Trashëgimia e 20 viteve të fundit do të jetë se kemi një SHBA shumë më tepër ngurruese për t’u përfshirë në shtetformim përmes ndërhyrjeve ushtarake kudo në botë. Kjo është ndoshta trashëgimia më domethënëse e 20 viteve të fundit?, thotë ai.
Ngjarjet në Afganistan treguan kufizimet që mund të ketë edhe ushtria më e fuqishme në botë përballë një realiteti kompleks dhe partnerëve jo shumë të besueshëm në terren. Por sipas analistëve, pasojat e një realiteti të tillë do të lënë gjurmë në historinë e tërheqjes nga lufta më e gjatë e Shteteve të Bashkuara./voa
Komisioni Evropian i kërkoi sot vendeve anëtare të BE-së që ...
Emiratet e Bashkuara Arabe thonë se kanë pranuar për arsye h...
Departamenti Amerikan i Shtetit ka lëshuar një deklaratë të ...
Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publi...
Sipas një studimi të Konsorciumit Rus të Organizatave Joqeve...
Evropa është përfshirë nga vala e nxehtësisë, zjarret dhe st...
Gazetarja Charlotte Bellis ishte personi i parë i ulur para ...
Njerëzit në qytetin Jalalabad të Afganistanit kanë dalë në p...
Një avion ushtarak rus i tipit Ilyushin Il-112V është rrëzua...
Zyrtarët bëjnë të ditur se ka një rritje prej më shumë se 50...
Kur Presidenti Joe Biden u shfaq në Dhomën Lindore të Shtëpi...
Analistët në Shtetet e Bashkuara thonë se tërheqja nga Afgha...
Mijëra militantë talibanë e rrethuan Kabulin teksa frika dhe...
Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia ka takuar kre...
Moti i keq ka shaktuar sërish probleme në Gjermani.Një torna...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani njoftoi se dy shtetas të...
Avionët me të evakuuar rifilluan fluturimet nga aeroporti i ...
Shërbimin Diplomatik të BE e gjeti me sa duket të papërgatit...
Pas marrjes së pushtetit nga talebanët, një nga vendimet që ...
Angazhimi ushtarak amerikan në Afganistan, që tani po merr f...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...