Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Mijëra militantë talibanë e rrethuan Kabulin teksa frika dhe paniku u përhapën në kryeqytet, banorët e të cilit u përgatitën për marrjen e qytetit me forcë dhe kthimin në një jetë shtypëse nën sundimin e grupit militant islamik.
Mes kaosit në rrugët e bllokuara dhe aeroportit të Kabulit të mbushur plot me njerëz, liderë kyçë qeveritarë dhe politikë, po mbanin negociata tensionuese me talibanët mbi transferimin e pushtetit në mënyrë paqësore.
Por, presidenti Ashraf Ghani nuk u pa gjëkundi.
Ministrat e tij, me ngulm tentuan që të kontaktonin me të, por nuk arritën. Disa orë më parë, udhëheqësi afgan, fshehurazi kishte dalë nga Pallati presidencial në Kabulin qendror, së bashku me një grup të ndihmësve të tij më të afërt, kishte hipur në një aeroplan dhe ishte larguar drejt një shteti të panjohur dhe larg trazirave në shtetin e tij.
Ghani, që vetëm disa ditë më parë ishte zotuar se nuk do të largohej nga vendi, më 15 gusht iku pa u vërejtur, në orët më të nevojshme të vendit të tij.
?Ata na i lidhën duart prapa dhe e shitën vendin?, shkroi Mohammadi në Twitter, derisa zyrtarët u habitën kur zbuluan se komandanti i tyre i përgjithshëm kishte ikur nga vendi.
?Mallkuar qoftë Ghani dhe banda e tij?, tha Mohammadi, duke iu referuar dy personave të afërt të presidentit ? Këshilltarit për Siguri Kombëtare, Hamdullah Mohib dhe Fazel Fazly, shefit të stafit të Ghanit ? të cilët u larguan së bashku me të.
Abdullah Abdullah, një rival i kamotshëm dhe zyrtari numër dy i Qeverisë, tha se ?Zoti duhet ta mbajë atë përgjegjës?.
Disa orë pasi u largua, Ghani shkroi në Facebook se ai u largua nga shteti për të parandaluar ?gjakderdhje?. Disa media raportuan se ai fillimisht udhëtoi për në Taxhikistan ose Uzbekistan ? edhe pse të dyja këto shtete mohuan një gjë të tillë ? përpara se të udhëtonte drejt një shteti të tretë të panjohur. Vendndodhja e Ghanit është ende e panjohur.
Ikja e Ghanit nga Kabuli, teksa qyteti pa rezistencë ra në duart e talibanëve, shënoi fundin e trazuar, të polarizuar të shtatë vjetëve të tij në pushtet.
Analistët thonë se stili i udhëheqjes autoritare të Ghanit, 72 vjeç, i cili eliminoi hisedarët e tjerë kyçë të pushtetit, kontribuoi në rënien e shpejtë të forcave të sigurisë së Afganistanit dhe rënien e Qeverisë.
Talibanët filluan pushtimin e vendit që prej se nisën ofensivën ushtarake, e cila përkoi edhe me nisjen e tërheqjes së trupave të huaja më 1 maj. Grupi militant mori nën kontroll shumë qytete të vendit brenda një jave teksa forcat qeveritare u dorëzuan ose u tërhoqën.
?Udhëheqja e tij ndarëse dhe jopopullore ndikoi në menaxhimin dhe planifikimin e luftës?, thotë Ali Adili, hulumtues në Rrjetin e Analizave të Afganistanit, një organizatë e pavarur në Kabul.
Ghani disa herë hoqi nga puna dhe zëvendësoi udhëheqësin e sigurisë së vendit. Ai po ashtu la anash hisedarë të fuqishëm të pushtetit, përfshirë edhe ish-komandantët me ndikim që kishin pushtet në provinca, veçanërisht në provincat në veri të Afganistanit.
?Dështimi i rezistencës në provincat veriore kundër talibanëve në javët e fundit ishte pjesërisht rezultat i eliminimit që Ghani u bëri figurave kyçe dhe dobësimit të strukturave të fuqive lokale?, tha Hameed Hakimi, një hulumtues në organizatën Chatham House me bazë në Londër.
Ghani, që ka mbajtur postin e ministrit të Financave, erdhi në pushtet më 2014 kur fitoi zgjedhjet presidenciale që u përshkruan me pretendime për mashtrim dhe vjedhje votash.
Ghani, një pashtun etnik nga provinca lindore Logar, gjithmonë ka qenë i kualifikuar që të mbante poste të larta politike në Afganistan. Ai ka punuar për Bankën Botërore dhe Kombet e Bashkuar dhe madje ka shkruar edhe një libër se si të rregullohen shtetet e dështuara.
Por, atij i ka munguar mbështetja në bazë dhe qëndrimi i gjatë i Ghanit në Shtetet e Bashkuara i dha atij reputacionin se nuk i kupton afganët e zakonshëm.
Ai e rrethoi veten me ndihmës dhe këshilltarë të edukuar në Perëndim dhe e izoloi veten nga hisedarët kyçë lokalë.
Ghani gjithashtu është akuzuar se ka favorizuar grupe të caktuara etnike dhe ka rritur tensionet në mesin e shumë grupeve etnike që janë në Afganistan.
Hakimi e përshkroi Ghanin si një ?populist klasik afgan?, që fliste atë që populli afgan dëshironte të dëgjonte.
?Populizmi i tij i cektë ishte pjesë e arrogancës së tij, si një njeri që beson se ka njohuri akademike edhe antropologjike të shoqërisë që ai dëshiron të udhëheqë?, tha ai.
?Ai gjithashtu ishte një president gjaknxehtë që nuk ishte në gjendje ta kontrollonte temperamentin e tij kur i paraqiteshin fakte me të cilat ai nuk pajtohej, ose më keq, kur sfidohej?, shtoi Hakimi.
Torek Farhadi, ish-këshilltar qeveritar që ka punuar me Ghanin, e përshkroi presidentin si një lider ?të pasigurt?, që nuk ishte në gjendje të bënte kompromise apo të hiqte dorë nga pushteti.
?Lëvizjet e tij politike u kalkuluan në atë mënyrë që ai të mbante pushtetin?, tha Farhadi.
?Në këtë proces ai eliminoi shumë hisedarë, qoftë liderë tradicionalë apo teknokratë?, shtoi ai.
Ghani ka refuzuar që t?iu përmbahet kushteve të marrëveshjes për ndarjen e pushtetit që ai e nënshkroi më 2014 me rivalin e tij zgjedhor, Abdullah Abdullah. Kjo marrëveshje çoi në krijimin e një qeverie të unitetit kombëtar, që u karakterizua me ndarje të thella dhe grindje.
Ghani fitoi zgjedhjet presidenciale të vitit 2019, që u përshkruan nga dalja e ulët në zgjedhje dhe nga pretendimet për mashtrim. Fuqitë e huaja dhe ato të brendshme i bënë thirrje atij që të shtynte zgjedhjet në mënyrë që të mbaheshin bisedime me talibanët. Por, Ghani refuzoi.
Më 2018, Shtetet e Bashkuara hapën bisedimet e drejtpërdrejta me talibanët në Katar pa prezencën e Qeverisë afgane. Tetëmbëdhjetë muaj më vonë, palët nënshkruan një marrëveshje dypalëshe që i hapi rrugë tërheqjes së trupave të huaja nga Afganistani.
Kjo marrëveshje minoi Qeverinë e Ghanit, që nuk ishte pjesë e marrëveshjes. Kjo marrëveshje po ashtu kërkoi nga administrata e tij që të lirojë 5.000 luftëtarë talibanë. Ghani njëherë kishte hezitime për lirimin masiv, por më pas e pranoi, dhe liroi të burgosurit në atë mënyrë që çoi në vonesa mujore të bisedimeve të paqes.
Kur bisedimet e brendshme afgane të paqes nisën në shtator të vitit 2020, Ghani u akuzua nga kritikët se me qëndrimin e tij në pushtet po shkaktonte ngecje të procesit dhe po e minonte atë.
Pothuajse një vit më vonë, Ghani nuk e përjetoi arritjen e paqen në Afganistan, por në vend të kësaj ndodhi fundi i 20 vjet udhëheqjeje demokratike, teksa talibanët morën Kabulin.
?Ghani do të kujtohet si presidenti që ua vodhi mundësinë qytetarëve të Afganistanit që të arrinin paqe?, tha Farhad./rel
Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia ka takuar kre...
Moti i keq ka shaktuar sërish probleme në Gjermani.Një torna...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani njoftoi se dy shtetas të...
Avionët me të evakuuar rifilluan fluturimet nga aeroporti i ...
Shërbimin Diplomatik të BE e gjeti me sa duket të papërgatit...
Pas marrjes së pushtetit nga talebanët, një nga vendimet që ...
Angazhimi ushtarak amerikan në Afganistan, që tani po merr f...
Presidenti amerikan Joe Biden, ka dalë në një deklaratë për ...
Kosova ka ndryshuar Planin Shtetëror të Vaksinimit kundër CO...
Talebanët kanë marrë pushtetin në Afganistan dy javë para se...
Në Gjermani, kreu i partisë CDU, Armin Laschet i cili shpres...
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar t...
Marrja e Afganistanit nga talebanët do të përbëjë pengesa të...
Një situatë kaosi ka përfshirë aeroportin ndërkombëtar të Af...
Rritja e papritur e talebanëve në pjesën më të madhe të Afga...
Ushtria amerikane po përpiqej të hënën të menaxhojë një evak...
Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se Afganistani është d...
Në aeroportin ndërkombëtar të Kabulit mbizotëron kaosi që pr...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka miratuar dë...
Nga Frud BezhanSituata në kryeqytetin afgan, Kabul po ndrysh...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...