Financimi i kullës së Ervin Matës/ Plug: Mbi 28 milionë euro autofaturime për kompanitë e lidhura me Vilma Nushin
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Një situatë kaosi ka përfshirë aeroportin ndërkombëtar të Afganistanit në Kabul, ku mijëra afganë janë grumbulluar me shpresën për t?u larguar, një ditë pasi luftëtarët talibanë u futën në kryeqytet.
Ushtarët amerikanë u detyruan të shtien në ajër për të mbajtur zonën nën kontroll, ndërkohë që një numër vendesh po kryejnë operacione të ngutshme për evakuimin e shtetasve dhe personelit të tyre diplomatik si dhe disa afganë që kanë punuar nga afër me misionet e huaja.
Italia, Arabia Saudite, Franca, Zelanda e Re, Suedia, Australia dhe Republika Çeke janë ndër vendet që kanë përmbyllur evakuimin ose kanë plane specifike për nxjerrjen e personelit të tyre së shpejti jashtë Afganistanit.
Autoriteti Civil i Aviacionit në Afganistan njoftoi se terminali civil i aeroportit ishte ?mbyllur deri në njoftimin e ardhshëm?, ndërkohë që në median sociale u postuan video që tregonin turma në pistat e aeropotit dhe njerëz që shtyheshin për të hipur në shkallët e një avioni.
Disa kompani fluturimesh si United, British Airways, Virgin Atlantic dhe Lufthansa thanë se nuk do të fluturojnë mbi hapësirën ajrore të Afganistanit, ndërsa shoqëritë ajrore Emirate dhe Pakistan International Airlines njoftuan se kanë pezulluar fluturimet për në Kabul.
Luftëtarët talibanë u panë të hënën duke patrulluar rrugët e Kabulit pas ofensivës së rrufeshme që u siguroi kontrollin e kryeqyteteve të njëpasnjëshme krahinore brenda pak më shumë se një jave dhe më pas marrjen e kryeqytetit të vendit të dielën.
Mullah Abdul Ghani Baradar, bashkëthemelues dhe zëvendës kryetar i talibanëve përgëzoi popullin afgan dhe ?Muxhahidinët? për fitoret kolosale përmes një deklarate të dielën në mbrëmje. Ai e përcolli mesazhin nga zyra e tij në Doha të Katarit.
?Jam këtu për të njoftuar se ne jemi përgjegjës për jetët tuaja dhe për çdo gjë që lidhet me jetën e përditshme. Dua t?ju bind se do të ofrojmë çdo gjë që nevojitet për t?jua bërë jetën më të mirë me aq sa na ka dhënë i Madhi Zot, i cili na ofroi këtë fitore të madhe,? tha zoti Baradar.
Kombet e Bashkuara u kanë bërë thirrje talibanëve të ?tregohen të matur në maksimum në mënyrë që të mbrohen jetë njerëzish? përmes një deklarate të sekretarit të përgjithshëm të publikuar të dielën në mbrëmje. Të gjitha organizatat humanitare duhet të lejohen të ofrojnë ndihmë pa u penguar, thuhet në deklaratë.
Shtetet e Bashkuara dhe më shumë se 60 vendet të tjera nxorën një deklaratë në orët e vona të së dielës ku u bëjnë thirrje të gjitha palëve në Afganistan ?të respektojnë dhe ndihmojnë? largimin e rregullt të afganëve dhe shtetasve të huaj që duan të ikin nga Afganistani.
?Ata që janë në pozita pushteti e autoriteti në mbarë Afganistanin mbajnë përgjegjësinë dhe duhet të përgjigjen për mbrojtjen e jetëve dhe të pronave si dhe për rikthimin e menjëhershëm të sigurisë dhe rendit civil,? thuhet në deklaratë. ?Afganët dhe shtetasit e huaj që duan të largohen duhet të lejohen të largohen. Rrugët, aeroportet dhe pikat e kalimit kufitar duhet të mbeten të hapur dhe të ruhet qetësia?.
Presidenti afgan Ashraf Ghani, si dhe nënpresidenti dhe disa zyrtarë të lartë u larguan me avion nga Afganistani të dielën.
Zoti Ghani postoi të dielën në mbrëmje një deklaratë në Facebook, duke thënë se u largua nga vendi për të shmangur gjakderdhjen. Ai mbërriti në Taxhikistan dhe u largua pas pak për një destinacion të paditur, njofton Radio Evropa e Lirë/Radio Liria.
?Talibanët kanë fituar në betejën me armë e shpatë, tani ata janë përgjegjës për të mbrojtur nderin, pasurinë dhe krenarinë e vendit,? shkruante ai. ?Ata janë përballë një sprove historike: ose do të mbrojnë emrin dhe nderin e Afganistanit, ose do të vënë në radhë të parë rrjete dhe vende të tjera. U takon talibanëve të sigurojnë popullin, kombet, sektorët, motrat dhe gratë e Afganistanit në mënyrë që të fitojnë legjitimitetin dhe zemrat e njerëzve?.
Abdullah Abdullah, kreu i Këshillit afgan të Ripajtimit postoi një video në Facebook me kritika në adresë të zotit Ghani:
?Sipas mendimit tim, ish-presidenti e la vendin dhe popullin në një pozitë të keqe. Zoti do t?i kërkojë hakun,? thoshte zoti Abdullah.
Të dielën në mëngjes, një delegacion i talibanëve hyri në diskutime me udhëheqës të njohur xhihadistë, politikanë dhe kryepleq afganë që përfunduan me dorëheqjen e Presidentit Ghani, thanë burime të talibanëve në dijeni të bisedimeve.
Sipas marrëveshjes që thuhet se u arrit, një delegacion me udhëheqës afganë, përfshirë zotin Abdullah, do të shkojnë në Katar ?për transferimin e pushtetit në duart e talibanëve? në formë zyrtare. Zëri i Amerikës kontaktoi zëdhënës të talibanëve për të marrë konfirmim për këtë njoftim por ende nuk ka pasur reagime./ CNA.al
Rritja e papritur e talebanëve në pjesën më të madhe të Afga...
Ushtria amerikane po përpiqej të hënën të menaxhojë një evak...
Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se Afganistani është d...
Në aeroportin ndërkombëtar të Kabulit mbizotëron kaosi që pr...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka miratuar dë...
Nga Frud BezhanSituata në kryeqytetin afgan, Kabul po ndrysh...
Politika dhe mediat në Gjermani diskutojnë shumë për një çës...
Askush nuk duhet të njohë talebanët si qeveri të Afganistani...
Presidenti afgan Ashraf Ghani tha të dielën se ishte larguar...
Në Afganistan ndodhen rreth 100 shtetas të Maqedonisë së Ver...
Militantët talibanë kanë hyrë brenda Kabulit dhe kanë kërkua...
Ambasada Amerikane në Kabul, e cila po largon anëtarët e saj...
Vala e të nxehtit që ka goditur Evropën ka bërë që në Spanjë...
Vatikan– Papa Françesku tha të dielën se ndan “shqetësimin p...
Islamistët po sulmojnë nga të gjitha drejtimet, njoftoi Mini...
Që nga mesi i korrikut, Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Al...
Talebanët tashmë kanë hyrë brenda në Kabul.Al Jazeera konfir...
Talibanët janë drejt kontrollit të plotë të Afganistanit, nd...
Në daljen e tij të parë publike, ndërsa talebanët po përparo...
Haiti po shënon një ditë të errët për historinë e vendit, pa...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...