Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Militantët talibanë kanë hyrë brenda Kabulit dhe kanë kërkuar dorëzimin e qeverisë qendrore, thanë zyrtarët, teksa afganët dhe qytetarët e huaj po tentojnë që të largohen nga Kabuli, raporton agjencia Associated Press.
Presidenti i Afganistanit, Ashtraf Ghani është larguar nga vendi, tha përmes një video-mesazhi Abdullah Abdullah, kreu i Këshillit Kombëtar afgan për Pajtim.
Reuters raporton se Ghani është larguar për në Taxhikistan, ndërkaq nga zyra e tij kanë thënë se nuk mund të komentojnë për këtë informacion ?për arsye të sigurisë?.
Talibanët janë zotuar se nuk do ta marrin Kabulin përmes forcës, teksa më herët u tha se po mbaheshin bisedimet me zyrtarët e lartë afganë për transferimin e pushtetit në mënyrë paqësore. Por, zëdhënësi i talibanëve më vonë tha se kanë urdhëruar luftëtarët që të hyjnë në qytet, për të parandaluar grabitjet, pasi policia lokale u larguan nga pikat ku po bënin roje.
Deklaratat e zëdhënësit të talibanëve, Zabihullah Mujahid erdhi pak kohë pas raportimit se Ghani është larguar nga Aftganistani.
“Ai u largua nga Afganistani në kohë të vështirë. Zoti e mbajt përgjegjës”, tha Abdullah Abdullah kreu i Këshillit Kombëtar afgan për Pajtim. Ai e quajti Ghanin “ish-presidenti” edhe pse Ghani nuk ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje.
Më herët gjatë ditës, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Bismillah Mohammadi tha se Ghani u takua me liderët vendorë politkë dhe u dha atyre përgjegjësinë që të formojnë një delegacion për të udhëtuar drejt Doha të Katarit më 16 gusht, për të arritur një marrëveshje me talibanët për çështjen e Afganistanit.
Civilët kanë shprehur frikën e tyre se talibanët do të rivendosin rregullat e tyre të ashpra, ku do të eliminoheshin të drejtat e grave. Ata u janë drejtuar bankomatëve për të nxjerrë paratë e kursyera, ndërkaq diplomatët dhe personeli i ambasadave janë nisur drejt aerportit të qytetit.
Helikopterët janë parë në qiellin e Kabulit teksa është evakuuar stafi i Ambasadës amerikane, ndërkaq është parë edhe tym në afërsi të ambasadës, pasi punonjësit kanë djegur dokumentet e rëndësishme. Edhe misionet e tjera diplomatike të vendeve perëndimore janë përgatitur që të evakuojnë njerëzit e tyre.
Ministri në detyrë i Brendshëm i Afganistanit, Abdul Satar Mirzakwal tha më 15 gusht përmes një video-mesazhi më 15 gusht se do të ketë transferim ?paqësor? të pushtetit te një qeveri kalimtare.
Ghani u largua nga Afganistani, pavarësisht se më 14 gusht u zotua, gjatë një fjalimi televiziv, se nuk do të hiqte dorë nga “arritjet” e bëra në 20 vjetët e fundit, që prej pushimit të udhëhequr nga SHBA-ja, që çoi në rrëzimin nga pushteti të talibanëve, pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit.
Një zyrtar afgan i ka thënë AP-së më herët gjatë ditës se negociatorët talibanë janë nisur drejt Pallatit presidencial për t?u përgatitur për ?transferimin? e pushtetit. Ky zyrtar tha se qëllimi është që të ketë një transferim paqësor të pushtetit te militantët talibanë.
Ndërkaq, një zëdhënës i talibanëve ka konfirmuar për Radion Azadi se bisedimet po zhvillohen për marrjen e pushtetit në mënyrë paqësore, por ai nuk ka dhënë më shumë detaje.
Më herët, Pallati presidencial në Afganistan tha se kanë dëgjuar të shtëna armësh në disa pika përreth Kabulit, por forcat e sigurisë, në koordinim me parnerët ndërkombëtarë, e kanë kontrollin e qytetit.
“Mos bëni panik. Kabuli është i sigurt”, tha në Twitter, Matin Bek, shef i stafit të presidentit afgan, Ashraf Ghani.
Talibanët “nuk duan ta marrin me forcë Kabulin”
Talibanët thanë më 15 gusht se nuk dëshirojnë të hyjnë “me forcë në qytet dhe të luftojnë, por po negociojmë me palë të tjera për të hyrë në qytet në mënyrë paqësore”.
Talibanët më 15 gusht morën pa luftë edhe qytetin Jalalabad, më pak se 24 orë pasi morën nën kontroll edhe qytetin Mazar-e Sharif.
Militantët postuan fotografi online teksa qëndruan brenda zyrës së guvernatorit të Jalalabadit, që është kryeqytet i provincës Nangarhar.
Abrarullah Murad, një ligjvënës nga provinca Nangarhar i tha agjencisë Associated Press se kryengritësit morën Jalalabadin pasi përfaqësuesit fisnor negociuan rënien e qeverisë në këtë qytet.
Talibanët kanë bërë përparim të shpejtë gjatë javëve të fundit, duke marr nën kontroll pjesë të mëdha të territorit teksa forcat e huaja, të udhëhequra nga SHBA-ja, po tërhiqen nga Afganistani.
Ofensiva e militantëve talibanë u përshpejtua javën e kaluar, duke tronditur qeveritë perëndimore teksa mbrojtja e ushtrisë afgane duket se kolapsoi. Shtetet e Bashkuara dhe Britania po dërgojnë trupa shtesë për të ndihmuar në evakuimin e qytetarëve të tyre dhe afganëve që kanë punuar me ta.
Talibanët, përmes një deklarate, thanë se marrja e shpejt e territorit tregon se populli afgan i pranojnë ata dhe risiguruan afganët dhe të huajt se ata do të jenë të sigurt.
Talibanët ?gjithmonë do të mbrojnë jetën e tyre, pronën dhe nderin dhe do të krijojnë një ambient të sigurt dhe paqësor për këtë komb?, thanë talibanët, duke shtuar se diplomatët dhe punëtorët e ndihmës po ashtu nuk do të përballen me asnjë problem.
Pas avancimit të talibanëve, presidenti amerikan, Joe Biden më 14 gusht autorizoi dërgimin e 1.000 trupave të marinës. Ata do t?iu bashkohen edhe 3.000 trupave që u autorizuan edhe më herët, për të siguruar tërheqjen e personelit ushtarak amerikan. Këto trupa do t?iu bashkohen mbi 650 pjesëtarëve të personelit që veçse janë në Kabul, të cilët po kujdesen për sigurinë diplomatike.
Trupat amerikane arritën më 14 gusht për të mbrojtur dhe ndihmuar operacionin e evakuimit dhe po ashtu për të ndihmuar në mbajtjen nën kontroll të aeroportit.
Në njoftimin e Bidenit për dërgimin e trupave shtesë, po ashtu u tha se presidenti amerikan qëndron prapa vendimit të tij për të tërhequr trupat amerikane nga misioni në Afganistan.
?Gjatë 20 vjetëve të luftës sonë në Afganistan, Amerika ka dërguar burrat dhe gratë më të mirë, ka investuar pothuajse 1 trilion dollarë, ka trajnuar mbi 300.000 ushtarë dhe policë afganë, i ka pajisur ata me pajisjet më të mira ushtarake dhe ka mirëmbajtur forcat e saj ajrore si pjesë e luftës më të gjatë në historinë amerikane?, tha presidenti Biden.
?Edhe një vit apo pesë të prezencës së ushtrisë amerikane nuk do të bënte dallimin nëse ushtria afgane nuk mund ta mbajë vetë shtetin. Dhe një prezencë e pafundme amerikane në mesin e një konflikti civil në një shtet tjetër nuk ishte e pranueshme për mua?, shtoi presidenti Biden.
Ndërkaq, në fjalimin e tij, presidenti afgan Ghani tha se konsultimet kanë filluar brenda qeverisë së tij dhe përfaqësuesve fisnorë dhe liderëve politikë, por edhe me aleatët ndërkombëtarë.
?Shumë shpejt rezultatet e këtyre konsultimeve do të ndahen me ju?, tha ai, duke mos dhënë më shumë detaje.
Talibanët më 14 gusht morën kontrollin edhe të Sharanës, kryeqytetit të provincës Paktika dhe të Asadabad, kryeqytetit të provincës Kunar.
Talibanët deri më tani kanë nën kontroll 25 provinca nga 34 sa janë gjithsej në Afganistan.
Dhjetëra-mijëra afganë janë larguar nga shtëpitë e tyre, shumica prej tyre nga frika se talibanët do të kthehen në pushtet.
Talibanët kanë qenë në pushtet në Afganistan nga viti 1996 deri më 2001 dhe atëbotë kishin vendosur ligje të ashpra islamike, ku gratë s?kishin drejtë të punonin apo të shkonin në shkollë dhe nuk mund të dilnin nga shtëpia pa shoqërimin e një familjari mashkull.
Salima Mazari, që është një prej guvernatoreve gra në këtë shtet, ka shprehur frikën nga marrja e kontrollit të shtetit nga talibanët. Ajo ka folur për Associated Press nga Mazar-e Sharif, para se ky qytet të merrej nga talibanët.
?Nuk do të ketë vend për gratë?, ka deklaruar ajo, që ka qeverisur një qark në këtë qytet verior. ?Në provincat e kontrolluara nga talibanët, asnjë grua nuk ekziston. Që të gjitha janë të burgosura në shtëpitë e tyre?, shtoi ajo./rel
Ambasada Amerikane në Kabul, e cila po largon anëtarët e saj...
Vala e të nxehtit që ka goditur Evropën ka bërë që në Spanjë...
Vatikan– Papa Françesku tha të dielën se ndan “shqetësimin p...
Islamistët po sulmojnë nga të gjitha drejtimet, njoftoi Mini...
Që nga mesi i korrikut, Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Al...
Talebanët tashmë kanë hyrë brenda në Kabul.Al Jazeera konfir...
Talibanët janë drejt kontrollit të plotë të Afganistanit, nd...
Në daljen e tij të parë publike, ndërsa talebanët po përparo...
Haiti po shënon një ditë të errët për historinë e vendit, pa...
Mazar-e-Sharif, qyteti i katërt më i madh i Afganistanit ra ...
Numri i viktimave nga vërshimet dhe rrëshqitjet e dheut në T...
Drejtësia selektive vazhdon të mbetet brengë për qytetarët n...
Marrëveshja e Ohrit e arritur para njëzet vjetësh, e pengoi ...
Talibanët nuk ndalen nga rezistenca e dobët e qeverisë së Af...
Shtetet e Bashkuara po dislokojnë rreth 3,000 trupa për të n...
Një incident me të shtëna armësh ka ndodhur sot në Galatsi t...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7 goditi Haitin sot.Media...
Autoritetet në shtetin Nju Sauth Uejls të Australisë deklaru...
Italia jugore është duke u përballur me një situatë të rëndë...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqinë Jugore, ku një aer...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...