Vrasja e Martin Canit/ Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin për autorin
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 1...
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 1...
Mazar-e-Sharif, qyteti i katërt më i madh i Afganistanit ra të shtunën në duart e talibanëve, pas një sulmi të kryengritësve nga disa drejtime, sipas një ligjvënësi.
Ligjvënësi Abas Ebrahimzada tha se trupat e ushtrisë afgane që ndodheshin në këtë krahinë u dorëzuan të parët, gjë që u pasua nga demoralizim i grupeve paraushtarake dhe forcave të tjera pro-qeveritare përballë sulmeve të talibanëve.
Sipas ligjvënësit, të gjitha objektet e qeverisë lokale, përfshirë zyrën e guvernatorit, janë në duart e talibanëve.
Kryengritësit kanë marrë nën kontroll një pjesë të mirë të zonave veriore, perëndimore dhe jugore të vendit në një ofensivë të shpejtë kur mbeten më pak se tre javë nga data e caktuar për tërheqjen e plotë të trupave amerikane nga vendi.
Talibanët kanë arritur të avancojnë me shpejtësi gjatë javëve të fundit dhe tani kontrollojnë administratat lokale në 20 nga 34 krahinat e vendit.
Të shtunën më herët talibanët morën të shtunën dy krahina të tjera dhe u janë afruar rrethinave të kryeqytetit, Kabul, thonë zyrtarët afganë.
Vetëm brenda pak ditësh ata kanë marrë Heratin dhe Kandaharin, qytetin e dytë dhe të tretë më të madh në vend.
Grupi ekstremist ka nën kontroll të gjithë krahinën Logar, në jug të kryeqytetit dhe ka nën arrest zyrtarët lokalë, njofton një ligjvënëse e zonës. Talibanët kanë marrë edhe kryeqytetin e krahinës Paktika, në kufi me Pakistanin, sipas deklaratës së një ligjvënësi lokal. Ai tha se luftimet shpërthyen herët në mëngjes dhe më pas kryepleqtë e zonës ndërhynë për të negociuar tërheqjen nga krahina. Ndërsa guvernatori dhe zyrtarët u dorëzuan dhe u nisën drejt Kabulit.
Rezistenca e dobët e forcave afgane dhe shpesh dorëzimi i tyre pa bërë qëndresë të mirëfilltë, megjithë qindra miliarda dollarë të shpenzuar nga Shtetet e Bashkuara për stërvitjen dhe pajisjen e tyre, ka zgjuar frikën se talibanët mund të kthehen brenda pak muajsh në pushtet ose mund të plasë konflikti mes fraksioneve etnike siç ndodhi pas largimit të sovjetikëve në 1989.
Me avancimin e talibanëve, vendet perëndimore aleate të qeverisë afgane kanë njoftuar planet për evakuimin e personelit të tyre diplomatik.
Ndërkaq, nga i gjithë vendi ka pasur zhvendosje masive të civilëve të pambrojtur që përpiqen t?u shpëtojnë luftimeve. Sipas Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë të OKB-së për Refugjatët, që nga fillimi i vitit janë detyruar të braktisin banesat afro 400,000 afganë. Grupet bamirëse po i bien këmbanave të alarmit mbi rrezikun e një krize humanitare. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres bëri thirrje të premten për ndalimin e luftimeve, duke shtuar se situata në Afganistan ka dalë jashtë kontrollit./VOA
Numri i viktimave nga vërshimet dhe rrëshqitjet e dheut në T...
Drejtësia selektive vazhdon të mbetet brengë për qytetarët n...
Marrëveshja e Ohrit e arritur para njëzet vjetësh, e pengoi ...
Talibanët nuk ndalen nga rezistenca e dobët e qeverisë së Af...
Shtetet e Bashkuara po dislokojnë rreth 3,000 trupa për të n...
Një incident me të shtëna armësh ka ndodhur sot në Galatsi t...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7 goditi Haitin sot.Media...
Autoritetet në shtetin Nju Sauth Uejls të Australisë deklaru...
Italia jugore është duke u përballur me një situatë të rëndë...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqinë Jugore, ku një aer...
Talibanët radikalë islamik në Afganistan sipas të dhënave të...
Bregu i Haitit është goditur nga një tërmet me magnitudë pre...
Vendimi i marrë me ngut për të dërguar 3,000 trupa në Afgani...
Vendimi i marrë me ngut për të dërguar 3,000 trupa në Afgani...
Depozitat bankare vazhdojnë të jenë produkti mbizotërues ku ...
Shpërthimi i një bombe në pjesën veriore të Gadishullit Sina...
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha më 13 gusht se...
Më 19 korrik të këtij viti, në Kosovë u regjistruan vetëm tr...
Të premten në Kosovë u regjistrua numri më i lartë i të prek...
Rregullatorët amerikanë kanë miratuar dozë shtesë të vaksinë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...