Financimi i kullës së Ervin Matës/ Plug: Mbi 28 milionë euro autofaturime për kompanitë e lidhura me Vilma Nushin
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Emiratet e Bashkuara Arabe thonë se kanë pranuar për arsye humanitare Presidentin afgan Ashraf Gani dhe familjen e tij.
Zoti Gani u arratis nga Afganistani ndërkohë që talibanët po i afroheshin Kabulit. Deklarata e Emirateve e transmetuar nga agjencia shtetërore e lajmeve WAM nuk thoshte se në ç?pjesë të vendit ishte strehuar zoti Gani.
Në Afganistan, talibanët kanë shpërndarë të mërkurën me forcë një protestë në pjesën lindore të vendit. Të paktën një protestues mbeti i vrarë në këtë demonstrim të rrallë të rezistencës publike. Ndërkaq, përfaqësues të talibanëve janë takuar me ish-zyrtarë të qeverisë së mëparshme që gëzonte mbështetjen e Perëndimit.
Bota po ndjek me vëmendje të madhe çdo veprim të tyre. Talibanët këmbëngulin se do të jenë ndryshe këtë radhë në krahasim me kufizimet e rrepta që kishin në zbatim deri në vitin 2001, para ndërhyrjes amerikane.
Por shumë afganë mbeten skeptikë dhe përgjigja e rreptë ndaj protestës së të mërkurës ka thelluar shqetësimet për të ardhmen e Afganistanit.
Britania dhe Shtetet e Bashkuara thonë se do të punojnë me vende të tjera për të hartuar një strategji të koordinuar për Afganistanin dhe se kur bëhet fjalë për zotimet e talibanëve mbi mënyrën se si do të qeverisin, nuk kanë rëndësi fjalët, por veprat.
?Ne do ta gjykojmë këtë regjim bazuar në zgjedhjet që bën, në aktet dhe jo në fjalët që thotë, në mënyrën si i përgjigjet terrorizmit, krimit, narkotikëve, si dhe qasjen që u lejon organizatave humanitare dhe të drejtën e vajzave për të ndjekur shkollën,? tha Kryeministri britanik Boris Johnson të mërkurën në parlament.
Zoti Johnson bisedoi me telefon me Presidentin Joe Biden të martën. Një deklaratë e Shtëpisë së Bardhë thotë se dy udhëheqësit ?diskutuan nevojën për bashkërendim të vazhdueshëm mes aleatëve dhe partnerëve demokratikë lidhur me politikat ndaj Afganistanit, përfshirë edhe identifikimin e mënyrave që bashkësia ndërkombëtare t?u ofrojë afganëve ndihma humanitare dhe mbështetje për refugjatët dhe shtetas të tjerë të rrezikuar në këtë vend?. Ata diskutuan edhe zhvillimin javën e ardhshme të një takimi të udhëheqësve të G-7 mbi këtë temë.
Këshilltari i Presidentit Biden për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan tha të martën në komentet për gazetarët se komuniteti ndërkombëtar kërkon nga talibanët të ?përmbushin detyrimet e tyre për të drejtat bazë dhe dinjitetin njerëzor të popullatës?. Ai tha se administrata e Presidentit Biden do të komunikojë drejtpërdrejt me talibanët ?mbi kostot dhe pasojat që do të ketë për disa veprime nga ana e tyre dhe çfarë presim prej tyre?.
Këto deklarata pasojnë zotimet e zyrtarëve talibanë se do të respektojnë të drejtat e grave ?brenda ligjit islamik? dhe do të formojnë një qeveri ?gjithëpërfshirëse islamike? ndërkohë që kjo lëvizje radikale forcon kontrollin në Afganistan.
Situata në Kabul ishte e qetë të mërkurën, vetëm tri ditë pasi talibanët u futën në qytet dhe morën kontrollin. Trafiku është intensifikuar që nga e diela kur rrugët ishin të shkreta.
Shihet edhe një numër më i madh grash nëpër rrugë, por pjesa më e madhe e tyre janë të moshuara, ose vajza në moshë të vogël.
Vajzat dhe gratë afgane, që më parë frekuentonin kafenetë, apo lagjet komerciale të kryeqytetit, nuk shihen më. Si burrat edhe gratë, që shihen në publik, janë të veshur në masë të madhe në përputhje me interpretimin e rreptë fetar që kërkojnë talibanët.
Ndërkaq, evakuimet vazhdojnë nga aeroporti ndërkombëtar i Kabulit. Pas një fillimi kaotik të hënën, procesi po ecën me një ritëm të përshpejtuar. SHBA thonë se synojnë të intensikojnë evakuimet e përditshme duke nxjerrë 5000-9000 vetë çdo ditë nga vendi.
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha të martën në mbrëmje se SHBA kishte evakuuar mbi 3200 vetë.
Gjermania, po ashtu, vazhdon evakuimin e shtetasve të saj, si dhe afganëve që kanë bashkëpunuar me forcat e huaja dhe të aktivistëve për të drejtat e njeriut.
Si Gjermania, ashtu edhe Shtetet e Bashkuara, po dërgojnë trupa shtesë në aeroport për të ndihmuar operacionet e evakuimit.
Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian tha të mërkurën se një avion me 25 shtetas francezë dhe 184 afganë kishte mbërritur në Abu Dhabi.
Ministrja e Jashtme e Holandës, Sigrid Kaag komentoi në Twitter se dy avionët e parë me shtetas holandezë ishin nisur nga Kabuli dhe se zyrtarët po punojnë me aleatët për të bashkërenduar evakuime të tjera./voa
Departamenti Amerikan i Shtetit ka lëshuar një deklaratë të ...
Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publi...
Sipas një studimi të Konsorciumit Rus të Organizatave Joqeve...
Evropa është përfshirë nga vala e nxehtësisë, zjarret dhe st...
Gazetarja Charlotte Bellis ishte personi i parë i ulur para ...
Njerëzit në qytetin Jalalabad të Afganistanit kanë dalë në p...
Një avion ushtarak rus i tipit Ilyushin Il-112V është rrëzua...
Zyrtarët bëjnë të ditur se ka një rritje prej më shumë se 50...
Kur Presidenti Joe Biden u shfaq në Dhomën Lindore të Shtëpi...
Analistët në Shtetet e Bashkuara thonë se tërheqja nga Afgha...
Mijëra militantë talibanë e rrethuan Kabulin teksa frika dhe...
Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia ka takuar kre...
Moti i keq ka shaktuar sërish probleme në Gjermani.Një torna...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani njoftoi se dy shtetas të...
Avionët me të evakuuar rifilluan fluturimet nga aeroporti i ...
Shërbimin Diplomatik të BE e gjeti me sa duket të papërgatit...
Pas marrjes së pushtetit nga talebanët, një nga vendimet që ...
Angazhimi ushtarak amerikan në Afganistan, që tani po merr f...
Presidenti amerikan Joe Biden, ka dalë në një deklaratë për ...
Kosova ka ndryshuar Planin Shtetëror të Vaksinimit kundër CO...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...