Komisioni i Reformës Zgjedhore kërkon shtyrjen e afatit të punës
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka bërë kërkesë K...
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka bërë kërkesë K...
?Po vijnë turistët. A jemi gati?!? ishte titulli i një kopertine të ?Monitor? në fund të vitit 2016.
Pasiguritë që ofroi Turqia atë vit, si pasojë e sulmeve terroriste dhe përpjekjes për grusht shteti, si dhe konfliktet në Lindjen e Mesme shtynë agjencitë më të mëdha turistike të Europës të kërkonin destinacione të reja turistike, duke hedhur sytë nga Mesdheu dhe rajoni.
Vendet nxituan të përgatiteshin, teksa investitorë të rinj tentuan të kapnin momentin. Kroacia dhe Mali i Zi shtuan investimet për hapjen e resorteve të reja turistike, të mbështetura dhe nga strategjitë përkatëse shtetërore.
Pa dyshim që Shqipëria, me bukuritë natyrore, diversitetin, historinë nuk kishte si të mos tërhiqte vëmendjen. Hotelet në bregdet u përballën me prenotime jo të zakonshme për verën e vitit 2017, nga turistë çekë, polakë, sllovakë etj. Parapagimet u dhanë bizneseve një fitim të garantuar dhe ofruan likuiditetet e mjaftueshme për t?u përgatitur në përballimin e këtij fluksi.
Me intuitën që i shoqëron, sipërmarrjet iu drejtuan me vrull investimeve në turizëm, me synim rritjen e kapaciteteve akomoduese, sidomos në bregdetin e Durrësit. Të dhënat e INSTAT tregojnë se lejet e dhëna për hotele u shumëfishuan pas vitit 2017 (nga 15 mijë metra katrorë në 2016-n, në 420 mijë metra katrorë në 2019-n). Vera e vitit 2019 e gjeti turizmin në një nivel krejt tjetër.
Hotele të shumta u ndërtuan, me standarde më të larta; filloi ofrimi i shërbimeve me të gjitha të përfshira, u zgjeruan bizneset mbështetëse të argëtimit, u trajnua personeli dhe u përmirësua shërbimi (nëse në fillim komentet e turistëve për hotelet ishin përgjithësisht negative, sidomos për ushqimin, më pas ishin më pozitive). Në dy vjet, sipërmarrja e turizmit eci me hapa galopantë për të kapur ritmin dhe për t?iu përshtatur kërkesave që u imponuan nga agjencitë e huaja turistike, duke i dhënë një tjetër dimension industrisë.
Në kahun e kundërt, mbështetja e qeverisë për këtë sektor ishte shumë e ngadaltë. Investimet në infrastrukturë, që janë minimale për të garantuar një mbarëvajtje të turizmit, u zvarritën. Rreth dy vite më parë, turistët nga Veriu i Europës rrezikuan të ktheheshin mbrapsht, vetëm sepse rruga përreth hoteleve turistike në zonën e Golemit nuk po arrinte të mbaronte në kohë.
Edhe këtë sezon, investimet në infrastrukturë, në këtë zonë, që tërheq gati gjysmën e turizmit të organizuar (sipas të dhënave të net-qëndrimeve të INSTAT) janë jo ekzistente. Mosmenaxhimi i mbeturinave në kulmin e sezonit, për një periudhë që zgjati më shumë se një javë, ishte jo vetëm i papranueshëm, por krijoi dhe një imazh negativ te turistët që e përjetuan atë, duke rrezikuar moskthimin e tyre dhe komentet negative në faqet e internetit, të cilat janë referenca për udhëtarët në mbarë globin.
Investimet e qeverisë po përqendrohen në Jugun e vendit, por edhe aty modeli i turizmit që po ndiqet, ngre pikëpyetje. Qeveria shqiptare nuk e ka në strategjinë e saj të zhvillimit të turizmit ndërtimin e resorteve, edhe pse ka burimet natyrore, plazhin, malet dhe liqenet më të bukura në rajon për t?i zhvilluar ato.
Në vend të resorteve, që do t?i sillnin turizmin elitar dhe shtresat e mesme të Europës, bregu i Shqipërisë, perla e Jugut, po mbushet në pjesën më të madhe me fshatra turistikë që nuk kanë asnjë vlerë të qëndrueshme afatgjatë në ekonomi, përveçse po shkatërrohen dhe bukuritë natyrore të bregdetit.
Modeli që i duhet Shqipërisë është ai që sjell një qarkullim më të lartë turistësh për njësi sipërfaqeje, mundësi për shfrytëzim në periudhë më të gjatë kohe, rritje më të ndjeshme në konsumin e produkteve dhe shërbimeve vendore, përmes nxitjes së zinxhirit mbështetës të turizmit, që në rezultante do të rrisin flukset hyrëse të valutës në vend, përmes eksporteve të shërbimeve.
Në 2019-n u shënua dhe viti më i mirë turistik historik, me mbi 6 milionë hyrje të shtetasve të huaj. 2020-a e ndali këtë vrull, për shkak të problemeve të shkaktuara nga pandemia. Këtë vit, sektori po e rimerr veten, duke iu afruar niveleve të pandemisë, i ndihmuar kryesisht nga shtetasit nga Kosova, hyrjet e të cilëve ishin gati 60% në qershor, në raport me të njëjtin muaj të 2019-s.
Organizata Botërore e Turizmit vlerëson se Shqipëria përfiton më shumë se 20% të Prodhimit të Brendshëm Bruto direkt dhe indirekt nga turizmi, duke e renditur vendin ndër shtetet që ka varësinë më të lartë nga ky sektor. Është e vërtetë se, me përmirësimin e situatës së Covid, turizmi pritet t?i rikthehet situatës së vet më të mirë, e cila gjithsesi rrezikohet të zbehet nga menaxhimi i paqëndrueshëm, konfliktual dhe kundër rrymës, që po i bëhet bregdetit nga institucionet shtetërore.-Editorial-Monitor
Kompania e telekomunikacionit TIBO vijon të jetë nën një val...
Me rritjen e rasteve të personave të prekur nga koronavirusi...
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar një taki...
Shqipëria ka mbetur një bisedë me pak rëndësi kur diskutohet...
Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit...
Siguria e punonjësve në burgje jo pak herë është rrezikuar. ...
Për më shumë se dy javë qyteti i Fierit, u mbulua nga tymi p...
88 vite më parë, Hasan Prishtina, ndërroi jetë pas një atent...
Zjarri në Mbreshtan të Kolonjës është shtuar pas 3 ditësh “l...
Qershori dhe Korriku ishin dy muajt, ku u pa që Struktura e ...
Një 59 vjeçar është arrestuar, ndërsa një grua po hetohet në...
Mali i Tërbunit në Pukë, vijon te jetë ende në pushtetin e f...
Nga Dashnor KaloçiËshtë periudha e pushtimit Italian të vend...
Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, ka zhvilluar...
Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacion zyrtar në lidhje ...
E cilësuar si kontrata për bashkëjetesën mes shqiptarëve dhe...
36 tonë akullore ‘Bounty’, ‘Snickers’, dhe ‘Twix’ të hyra në...
Ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka reguar në lidhur me situatën ...
Analisti Fatos Lubonja ka komentuar nismën “Open Balkan”, ku...
Një tjetër vatër zjarri ka shpërthyer pasditen e sotme.Bëhet...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...