Helmimi i kursantëve të Akademisë së Sigurisë/ Reagon Sori-Al: Futen ushqime nga jashtë
Kompania Sori-Al ka reaguar në lidhje me helmimin e 60 kur...
Kompania Sori-Al ka reaguar në lidhje me helmimin e 60 kur...
Qershori dhe Korriku ishin dy muajt, ku u pa që Struktura e Posaçame Antikorrupsion ekzistonte.
Pasi për herë të parë u vunë në lëvizje ndaj zyrtarëve, ndonëse jo të një kalibri të lartë, ashtu siç ka pritshmëritë opinioni publik.
Pas një ere të lehtë që shkaktoi SPAK, u trumbetua se Korriku dhe Gushti do të ishin më të nxehtë, se temperaturat që parashikojnë sinoptikanët.
Pra, duke paralajmëruar arrestime të zyrtarëve të lartë që prekin ministra, ish ministra, deputetë, ish deputetë.
Por, në fakt pritshmëritë u shumëzuan me zero dhe SPAK nisi pushimet, bashkë me të ashtuquajturit ?Jaka të bardha? të cilët deri më tani kanë qenë të paprekshëm.
Pas ngritjes së Byrosë Kombëtare të Hetimit, pritshmëritë u rritën si për zbardhjen e aferës korruptive të inceneratorëve, për fillim të hetimeve për pesticidet kineze, që kanë hyrë kundërligjshëm në vendin tonë, me bekimin e zyrtarëve të lartë të politikës, apo për tendera në institucione të ndryshme dhe shumë e shumë raste korruptive që janë bërë publike në media.
Por, ?Jakave të bardha?, të paprekshmëve askush nuk ua trazoi pushimet dhe për me tepër edhe SPAK-u, ndoqi linjën e tyre, në një kohë që pritej të shpërthenin.
Sistemi i drejtësisë e bën pushim në muajin Gusht, por SPAK, nuk e ka pasur këtë luks, pasi sapo është ngritur në këmbë dhe mbi të gjitha kanë bërë pushime mjaftueshëm, gjë që tregohet edhe nga ?aministimi? i ?Jakave të Bardha? .
Deri më tani të arrestuarit nga SPAK, kanë qenë gjyqtarë, prokurorë, si edhe zyrtarë vendorë jashtë Tiranës.
Nga qendra, deri më tani vetëm një Ministri është prekur edhe për me tepër jo ?koka?, por vartës.
Po i sjellim më poshtë ?cironkat? e SPAK-ut, më të cilat të paktën vërtetoi se edhe mund të lëvizë nëse nuk kapet politikisht.
Gjyqtarja Enkelejda Hoxha
Më 11 shkurt të 2021, gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha u arrestua me urdhër të SPAK, nën akuzën për korrupsion dhe shpërdorim detyre.
Për Enkelejda Hoxhën, e njohur si ?gjyqtarja e lirimit të të fortëve?, Inspektoriati i Lartë i
Më herët edhe Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka kërkuar më herët ndjekjen penale të gjyqtares së Krujës.
Emri i gjyqtares së Krujës Enkelejda Hoxha lidhet me lirimin nga burgu të disa të dënuarve, përmes vendimeve të dyshimta, para se ajo të përballej me Vetingun.
Enkeleida Hoxha, dyshohet se u ka hapur dyert e burgut ish-numrit dy të bandës së Durrësit Endrit Dokle, duke i shuar dënimin përjetë, Genc Tafilit, i dënuar për vrasjen e komisarit të Policisë Arben Zylyftari si dhe Ilir Pajës, të cilit i kishte mbetur mbi një vit dënim.
Por, ndërsa e Enkelejda Hoxha vijonte të merrte vendime, dyshime të forta janë shfaqur rreth pasurisë së saj.
Prokurori Sali Hasa
Mëngjesin e 19 qershorit ra në prangat e policisë edhe prokurori i Sarandës, Sali Hasa, i akuzuar ?për korrupsion pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë?. Z. Hasa ra në pranga pas hetimeve të kryera nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.
Pak ditë pas arrestimit, Gjykata Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) dha masën e sigurisë ?arrest me burg? ndaj prokurorit të Sarandës.
Prokurori Edmond Karriqi
Më 30 qershor të këtij viti me urdhër të SPAK, Policia e Shtetit arrestoi në Kavajë drejtuesin e Prokurorisë së Kukësit, Edmond Karriqi.
Mbi të rëndon akuza për ?korrupsion pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë e kryer në bashkëpunim?.
Edmond Kariqi deri në vitin 2019 ka qenë prokuror pranë Prokurorisë së Kavajës, më pas ai është emëruar në Lushnje si prokuror, ndërsa së fundmi është transferuar në Kukës, ku është komanduar drejtues nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
Kryebashkiaku Fatos Tushe dhe vartësit e tij
Me 6 Korrik, Kryetari i Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe është arrestuar nga policia, pasi akuzohet për ?shpërdorim detyre në bashkëpunim?.
Bashkë më te në pranga kanë rënë edhe 10 zyrtarë dhe ish-zyrtarë, të cilët janë: Flamur Peqini, Xhemal Hasko, Blerta Turuku, Ani Simoni, Andri Mushaj, Margarita Gjermeni, Bujar Murati, Ibrahim Lami, Xhemal Hasko dhe Gazment Çela.
Këta të fundit akuzohen për veprat penale: ?Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike?, ?Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike?, ?Shpërdorim i detyrës? dhe ?Falsifikim i dokumenteve?.
Prangosen zyrtarë të Ministrisë së Brendshme
Me 11 korrik, pas një kërkesë të prokurorit të SPAK, Dritan Premçi, gjyqtarja e GJKKO, Daniela Shirka lëshoi 9 urdhër-arreste, ku pas arrestimit të ish drejtoreshës së Agjencisë së Blerjeve të Përqendruar Edlira Naqellari, u arrestuan edhe bashkëpunëtorët e saj anëtarët e njësisë së prokurimit, Flutura Çekrezi, Ani Omuri, Kleivis Hasani dhe anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali dhe Gëzim Mingaj. Ndërkohë është lënë në ‘arrest shtëpie’ Anisa Bogdani, e cila ishte anëtare e njësisë së prokurimit.
Këto arrestime janë bërë në lidhje me tenderin abuziv të 11 majit 2020, për uniformat e policisë me vlerë 2.8 miliardë lekë, të akuzuar për shkelje të barazisë në tendera.
SPAK ka përgjuar dhe vëzhguar 9 zyrtarët dhe ish-zyrtarët e Ministrisë së Brendshme, ndërsa kanë qenë bashkëpunëtorët e drejtësisë ata që kanë ‘zbërthyer’ skemën e abuzimit me tenderin.
Rovena Voda
Me 13 Korrik, Gjykata e Posaçme vendosi masën ?arrest shtëpie? për ish-zëvendës ministren e Punëve të Brendshme Rovena Voda.
Ajo akuzohet për veprën penale ?ushtrim ndikimi të paligjshëm?. Sipas SPAK, Voda akuzohet se ka marrë përfitime nga shtetasit Florida Beu dhe Majlinda Hasani kundrejt emërimeve të tyre në detyrë./CNA.al
Një 59 vjeçar është arrestuar, ndërsa një grua po hetohet në...
Mali i Tërbunit në Pukë, vijon te jetë ende në pushtetin e f...
Nga Dashnor KaloçiËshtë periudha e pushtimit Italian të vend...
Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, ka zhvilluar...
Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacion zyrtar në lidhje ...
E cilësuar si kontrata për bashkëjetesën mes shqiptarëve dhe...
36 tonë akullore ‘Bounty’, ‘Snickers’, dhe ‘Twix’ të hyra në...
Ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka reguar në lidhur me situatën ...
Analisti Fatos Lubonja ka komentuar nismën “Open Balkan”, ku...
Një tjetër vatër zjarri ka shpërthyer pasditen e sotme.Bëhet...
Policia Rrugore ka vijuar me kontrollet në të gjitha akset e...
Këshilli bashkiak i Korçës ka miratuar tarifat për parkimin ...
Guru-ja indian i lidhur me ish-ministrin dhe deputetin Gjikn...
Një betejë prej gati një muaj po kthehet në një makth jo vet...
Bashkimi Evropian i mirëpret angazhimet e liderëve për bashk...
Natën e 13 gushtit 1961, u dha urdhri për ndërtimin e Murit ...
Verë, diell, sërf, plazhe me rërë dhe shumë kulturë: pushime...
Përpjekjet e Maqedonisë së Veriut për antarësim në Bashkimin...
Situata me zjarret po shkon drejt normalizimit në të gjithë ...
Situata e zjarreve në fshatin Mbreshtan të Kolonjës po shko...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...