Komisioni i Reformës Zgjedhore kërkon shtyrjen e afatit të punës
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka bërë kërkesë K...
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka bërë kërkesë K...
Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, ka zhvilluar bisedime të fshehta me më shumë vende, sesa që ishin bërë publike, për të strehuar përkohësisht afganët që kanë punuar me forcat amerikane në Afganistan, tha agjencia e lajmeve Reuters duke ju referuar katër zyrtarëve amerikanë.
Diskutimet e pa raportuara më parë me vende të tilla si Kosova dhe Shqipëria nënvizojnë dëshirën e administratës për të mbrojtur afganët që kanë punuar me Shtetet e Bashkuara nga hakmarrja e talebanëve, ndërkohë që përmbyllet procesi i miratimit të vizave amerikane.
Agjencia Reuters citoi burimet t?i kenë thënë se Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar Kosovës favore ekonomike dhe politike në shkëmbim të pranimit te disa mijëra afganëve. Por, diplomatët amerikanë kanë thënë se në Uashington ka shqetësime për aftësinë e Kosovës që të strehojë afganët.
Qeveria e Kosovës nuk i konfirmoi njoftimet e tilla me gjithë interesimin e Zërit të Amerikës.
Ndërsa talebanët po shtrijnë kontrollin e tyre mbi Afganistanin me një shpejtësi tronditëse, Shtetet e Bashkuara thanë të enjten se do të dërgojnë 1 mijë veta në Katar për të përshpejtuar përpunimin e aplikimeve për Vizat e Posaçme të Imigrimit (SIV). Afganët që shërbyen si përkthyes për qeverinë amerikane dhe në punë të tjera kanë të drejtë të aplikojnë për këtë program.
Deri më tani, rreth 1 mijë e 200 afganë janë evakuuar në Shtetet e Bashkuara dhe ky numër do të rritet në 3 mijë e 500 në javët e ardhshme.
Nga frika se përparimi i talebanëve po shton kërcënimin për aplikuesit në programin SIV që janë ende në pritje të përpunimit, Uashingtoni po kërkon vende të treta që t’i presin ata derisa të përgatiten dokumentet e tyre dhe të mund të fluturojnë për në Shtetet e Bashkuara.
Dy zyrtarë amerikanë, duke folur me kushtin që të mos identifikohen, thanë se vendet ishin në mëdyshje për të pranuar afganët për shkak të shqetësimeve në lidhje me cilësinë e verifikimit të sigurisë dhe kontrollit shëndetësor për shkak të COVID-19 para se të lejoheshin të fluturonin.
Administrata e presidentit Biden po shqyrtonte mundësitë që Kazakistani, Taxhikistani dhe Uzbekistani të merrnin mijëra aplikantë, por këto përpjekje kanë shënuar pak përparim.
Një marrëveshje për strehimin e rreth 8 mijë afganëve në Katar, ku ndodhet një bazë e madhe ushtarake amerikane, është arritur tash e disa javë, tha një tjetër zyrtar amerikan dhe një person tjetër i njohur me këtë çështje, por një marrëveshje zyrtare ende nuk është shpallur.
Zyrtarët paralajmërojnë se ritmi i çdo marrëveshjeje të mundshme mund të pengohet nga situata në Afganistan që po ndryshon me shpejtësi.
Kryengritësit kanë marrë rreth gjysmën e 34 kryeqyteteve të provincave të vendit ditët e fundit. Këtu përfshihen qyteti i dytë dhe i tretë më i madh në vend, Herati dhe Kandahari. Talebanët tani kontrollojnë më shumë se dy të tretat e Afganistanit vetëm disa javë para se Shtetet e Bashkuara të përfundojnë tërheqjen e trupave të saj të fundit.
Ngurrimi i disa vendeve ka bërë që administrata të apelojë tek të tjerët që mund të jenë të gatshëm të ndihmojnë nëse Uashingtoni ofron mbështetje, thanë zyrtarët.
Në këtë kuadër sipas agjencisë së lajmeve Reuters, Shtetet e Bashkuara kanë diskutuar edhe me Kosovën dhe Shqipërinë./voa
Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacion zyrtar në lidhje ...
E cilësuar si kontrata për bashkëjetesën mes shqiptarëve dhe...
36 tonë akullore ‘Bounty’, ‘Snickers’, dhe ‘Twix’ të hyra në...
Ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka reguar në lidhur me situatën ...
Analisti Fatos Lubonja ka komentuar nismën “Open Balkan”, ku...
Një tjetër vatër zjarri ka shpërthyer pasditen e sotme.Bëhet...
Policia Rrugore ka vijuar me kontrollet në të gjitha akset e...
Këshilli bashkiak i Korçës ka miratuar tarifat për parkimin ...
Guru-ja indian i lidhur me ish-ministrin dhe deputetin Gjikn...
Një betejë prej gati një muaj po kthehet në një makth jo vet...
Bashkimi Evropian i mirëpret angazhimet e liderëve për bashk...
Natën e 13 gushtit 1961, u dha urdhri për ndërtimin e Murit ...
Verë, diell, sërf, plazhe me rërë dhe shumë kulturë: pushime...
Përpjekjet e Maqedonisë së Veriut për antarësim në Bashkimin...
Situata me zjarret po shkon drejt normalizimit në të gjithë ...
Situata e zjarreve në fshatin Mbreshtan të Kolonjës po shko...
Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht vijimin e përpjekje...
Tentativat për arratisje nga burgu i biznesmenit Arbër Çekaj...
Një vatër zjarri është konstatuar mbrëmjen e sotme në lagjen...
188 zjarre kanë përfshirë Shqipërinë që prej fundit të korri...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...