“Open Balkan” përplas Ramën me Kurtin/ Reagon BE
Bashkimi Evropian i mirëpret angazhimet e liderëve për bashk...
Një betejë prej gati një muaj po kthehet në një makth jo vetëm për shtetin, por edhe për qytetarët kudo në Shqipëri.
Flakët po përpijnë me qindra e mijëra hektarë pyje, shkurre, ferra në zona të ndryshme të vendit. Sapo fiket një zjarr në Vlorë, shpërthen një tjetër në Kalimash e sa fiket Kalimashi ndizet në Korçë.
Sa fiket Korça ndizet Berati, më pas Kolonja, Gjirokastra dhe flakët shkojnë më tej në Fier, ku janë djegur edhe mbetjet urbane e kështu me radhë.
Po kush i ndez zjarret? Ka disa dyshime dhe teori.
Megjithëse, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile Haki Çako, tashmë kanë filluar të artikulojnë qartazi fjalinë , zjarret janë të qëllimshme.
Dyshohet për shumë pista. Pista politike dhe jo, por le ti marrim me radhë.
Pista Vetvendosje
Kjo është një nga pistat ku dyshohet, se elementë të kësaj force politike në zona të ndryshme, mbështetës, të ndezin zjarre me qëllim. Kjo pas debateve për Bregoviçin me investimin e vetë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në përplasje direkte me kryeministrin Edi Rama.
Zjarri në Kalimash, gatishmëria e Kosovës, ndërhyrja e Vetvendosjes, ndërkohë që diskutohej ftesa e bërë ndaj këngëtarit serb Goran Bregoviç, janë disa nga hijet e dyshimit apo teoritë konspirative që drejtojnë gishtin tek “Vetvendosje” e Albin Kurtit.
Opozita dhe Lulzim Basha
Socialistët nuk reshtin së akuzuri Opozitën edhe për dështimet e tyre, që në rastin e zjarreve, patjetër do të ishte një kthim përgjigjeje.
Në vitin 2010 dhe 2011, kur zjarret u ndezën në Shqipëri, në atë kohë ishte kryeministër Sali Berisha u akuzua Opozita, elementë dhe struktura ta saj.
Disa persona të arrestuar për zjarrvënie atëherë kishin lidhje me socialistët, megjithëse ishin thjesht punëtorë apo banorë të fshatrave periferikë.
Tani, mesa duket Qeveria po bën të njëjtën gjë, po kthen sytë nga Opozita, i quan zjarre të qëllimshme dhe pa akuzë nuk le edhe Lulzim Bashën.
Ende nuk ka elementë të PD nga personat e arrestuar që të kenë lidhje direkte, por Qeveria po bën të njëjtën lojë siç bënte ajo e mëhershmja.
Vetë Rama
A mund të ndodh që vetë kryeministri, struktura të PS të pakënaqur apo bizneset të cilat kërkojnë të investojnë në zona të ndryshme të vendosin zjarrin?
Kështu ndodhi me Karaburunin, për të cilin pati edhe një reagim publik.
Mund të jenë biznesmenë afër kryeministrit, të cilët urdhërojnë djegien në disa zona dhe më pas nëpërmjet hallkave të tjera, flaka ndizet edhe diku tjetër për të humbur gjurmët.
Nuk është e rastësishme. Po, përtej pyjeve zjarri ra edhe në Fier, në landfill tek mbetjet. Një zjarr tjetër ndodhi në Krujë, ndërkohë që këto pika kanë lidhje direkte me investime të Qeverisë apo të pushtetit vendor, me paratë që qarkullojnë nga taksa paguesit.
Pra ka një lidhje direkte me Qeverinë dhe kryeministrin Rama.
Së fundmi, piromanët
Kjo është teoria më e besueshme deri më tani, se ka njerëz që e vendosin për shumë arsye, zjarrin në pyje.
Së pari janë ata që i vendosin për kullotat, për të liruar rrugët për bagëtitë e tyre. Më tej vijnë ata që i djegin nga inati, toka të cilat nuk i marrin dot t?i përdorim, toka të të afërmëve që nuk u janë kthyer si pronë, pyje të cilat kërkojnë t?i kthejnë si zona për të futur bagëtitë, apo njerëz që mund ta vendosin zjarrin nga inati, njerëz nga ata që kanë qejf flakën dhe që quhen piromanë apo edhe militantë të çmendur politikë që edhe pa urdhër nga partia shkojnë dhe vendosin zjarrin.
Gjithashtu nuk përjashtohen zjarret nga pakujdesia dhe temperaturat e larta. Por këto janë më të pabesueshmet, sepse në disa zona malore, ku ka rënë zjarri vendet janë me temperatura shumë të ulta.
Janë male dhe kullota të cilat nuk janë prekur nga temperatura të larta që mund të provokonin zjarr. Pa dorën e njeriut me qëllim apo nga pakujdesia zjarre nuk mund të ketë në të tilla territore.
Këto janë të gjitha teoritë dhe dyshimet në lidhje me zjarret, që kanë shkretuar me mijëra hektarë pyje në Shqipëri nga Veriu në Jug dhe nga Lindja në Perëndim, duke nxjerrë shumë pikëpyetje dhe jo pa fakte.
Ka persona të arrestuar, persona të dyshuar, persona të shpallur në kërkim dhe qytetarët që bërtasin se duhet të ketë një ligj shumë të ashpër për këtë fenomen që vit pas viti po kthehet mjaft shqetësues për shtetin dhe për ta./CNA.al
Bashkimi Evropian i mirëpret angazhimet e liderëve për bashk...
Natën e 13 gushtit 1961, u dha urdhri për ndërtimin e Murit ...
Verë, diell, sërf, plazhe me rërë dhe shumë kulturë: pushime...
Përpjekjet e Maqedonisë së Veriut për antarësim në Bashkimin...
Situata me zjarret po shkon drejt normalizimit në të gjithë ...
Situata e zjarreve në fshatin Mbreshtan të Kolonjës po shko...
Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht vijimin e përpjekje...
Tentativat për arratisje nga burgu i biznesmenit Arbër Çekaj...
Një vatër zjarri është konstatuar mbrëmjen e sotme në lagjen...
188 zjarre kanë përfshirë Shqipërinë që prej fundit të korri...
Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar mbrëmjen e sotme në...
Komisioni i Mbrojtjes Civile në Prefekturën e Kukësit ka dhë...
Prezenca e një lënde toksike në akulloret e prodhuara nga ko...
Prefekti i Qarkut Vlorë, Flamur Mamaj thotë se vatrat e zjar...
Analisti Mustafa Nano ka dalë me një reagim të ashpër në rrj...
Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar pasditen e sotme në...
Një magazinë me materiale bujqësore është shkrumbuar pasdite...
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE njoft...
Deklarata e kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici ku shpreh...
Gazetari Kosta Grillo është nisur drejt Turqisë pas përkeqës...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...