Pas tre ditësh/ Shuhet zjarri në pyjet e Kolonjës
Zjarri në Mbreshtan të Kolonjës është shtuar pas 3 ditësh “l...
88 vite më parë, Hasan Prishtina, ndërroi jetë pas një atentati. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, ka risjellë në vëmendje, jetën dhe veprimtarinë e Prishtinës.
Hasan Prishtina lindi në Vushtri të Kosovës më 1873. Kreu Gjimnazin Francez në Selanik dhe shkollën e lartë të administratës osmane “Mylkije” në Stamboll.
Ishte tri herë deputet në parlamentin osman. Bashkë me Ismail Qemalin ishte ndër nismëtarët e Kryengritjes së Përgjithshme Kundërosmane, e më pas ministër i Qeverisë së Përkohshme të Vlorës.
Më 1913 ishte ndër organizatorët e kryengritjes kundërserbe të shtatorit, kurse më 1918 u zgjodh anëtar i Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”.
Më 1921 u zgjodh deputet i Dibrës në Këshillin Kombëtar dhe u ngarkua nga Këshilli i Lartë për të ndërtuar qeverinë më 7 dhjetor 1921.
Në periudhën 1922-23 u shqua si një nga figurat e opozitës në Shqipëri, kurse më 1924, teksa udhëhiqte lëvizjen e armatosur kaçake në Kosovë kundër sundimit serb, mori pjesë edhe në përgatitjen e Revolucionit të Qershorit në Shqipëri.
U kthye në Tiranë më 1924, por u largua më 1925, për të jetuar në mërgim, deri në vdekje. Gjatë gjithë jetës punoi e luftoi për Kosovën e lirë e të bashkuar me Shqipërinë, duke kundërshtuar fort dhe hapur qoftë politikat serbe, qoftë qëndrimet miqësore të Ahmet Zogut me Serbinë.
Më 1931, bashkë me organizatën “Bashkimi Kombëtar”, mori pjesë në organizimin e atentatit kundër A. Zogut në Vjenë.
Kurse vetë H. Prishtinës iu bënë katër atentate, u burgos dy herë, dhe u dënua gjashtë herë me vdekje (një herë nga xhonturqit, një herë nga Esad Pashë Toptani, një herë nga qeveria serbe dhe tri herë nga Ahmet Zogu).
Atentati i fundit iu krye më 14 gusht 1933 në Selanik të Greqisë. Dorasi ishte Ibrahim Çelo, i cili pohoi para policisë se vrasjen e kreu për një shumë parash, të cilën viktima nuk ia dha.
Në gazetat lokale vrasja u konsiderua si “sherr mes shqiptarësh”, por në shtypin perëndimor u aludua për larje hesapesh mes armiqve të vjetër, Ahmet Zogut dhe Hasan Prishtinës.
Pas atentatit, Hasan Prishtina u varros në varrezat e Selanikut, nga ku u soll në Shqipëri më 1977, për t’u rivarrosur në Varrezat e Dëshmorëve të qytetit të Kukësit, vendndodhja më e afërt gjeografike me vendlindjen e tij. Fotografitë që sjellim këtu ruhen në Fototekën e Arkivit Qendror Shtetëror, dhe paraqesin ceremonialin shtetëror të rivarrimit të eshtrave të Hasan Prishtinës në Kukës më 6 dhjetor 1977.
Eshtrat e patriotit të shquar ekspozohen në shtrat topi në Sheshin Skënderbej, transportohen në Kukës, ku kryhet ceremonia zyrtare e nderimit me fjalime dhe homazhe dhe, më pas, vendosen në banesën e deritanishme./CNA.al








Zjarri në Mbreshtan të Kolonjës është shtuar pas 3 ditësh “l...
Qershori dhe Korriku ishin dy muajt, ku u pa që Struktura e ...
Një 59 vjeçar është arrestuar, ndërsa një grua po hetohet në...
Mali i Tërbunit në Pukë, vijon te jetë ende në pushtetin e f...
Nga Dashnor KaloçiËshtë periudha e pushtimit Italian të vend...
Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, ka zhvilluar...
Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacion zyrtar në lidhje ...
E cilësuar si kontrata për bashkëjetesën mes shqiptarëve dhe...
36 tonë akullore ‘Bounty’, ‘Snickers’, dhe ‘Twix’ të hyra në...
Ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka reguar në lidhur me situatën ...
Analisti Fatos Lubonja ka komentuar nismën “Open Balkan”, ku...
Një tjetër vatër zjarri ka shpërthyer pasditen e sotme.Bëhet...
Policia Rrugore ka vijuar me kontrollet në të gjitha akset e...
Këshilli bashkiak i Korçës ka miratuar tarifat për parkimin ...
Guru-ja indian i lidhur me ish-ministrin dhe deputetin Gjikn...
Një betejë prej gati një muaj po kthehet në një makth jo vet...
Bashkimi Evropian i mirëpret angazhimet e liderëve për bashk...
Natën e 13 gushtit 1961, u dha urdhri për ndërtimin e Murit ...
Verë, diell, sërf, plazhe me rërë dhe shumë kulturë: pushime...
Përpjekjet e Maqedonisë së Veriut për antarësim në Bashkimin...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...