web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Hipokrizia e Lulzim Bashës me demokratët/ Si e “vrau” Partinë Demokratike

7 Qershor 2021, 09:53, Politikë CNA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas humbjes së radhës në 25 prill 2021, duke tentuar të justifikojë dështimin e tij, vijon të artikulojë se ?25 prilli ishte masakër zgjedhore?, se zgjedhjet u blenë, u shitën, e të tjera si këto.

Dhe në vend që të mbante përgjegjësinë e tij për humbjen e radhës, Basha shpalli një datë zgjedhjesh për kreun e PD, dhe të gjitha detajet tregojnë se ai vetë po përgatit një ?masakër brenda shtëpisë?.

Nëse do të analizonim mënyrën sesi po zhvillohet fushata për kreun e PD, data e zgjedhjeve, e shumë detaje të tjera, duket qartë se gjithçka është vetëm një farsë, që Lulzim Basha po e përdor për të mbajtur karrigen e kryetarit, dhe të vijojë me ?ëndrrën? e tij, që një ditë të bëhet Kryeministër.

Prej 19 majit, Lulzim Basha vijon takimet në degët lokale të PD-së, ku tenton t’iu hedhë hi syve demokratëve, duke folur për beteja imagjinare, për demokracie e të tjera si këto.

Gjatë një takimi që ka zhvilluar një ditë më parë në Elbasan, Lulzim Basha tha 25 prilli shënoi rënien e demokracisë.

?Rënie e demokracisë me 25 prill nuk është një dramë vetëm për demokratët dhe Partinë Demokratike, nuk është një dramë vetëm për mbështetësit tanë, por është një akt katastrofik për Shqipërinë dhe shqiptarët.?-tha Lulzim Basha.

Në fakt, ajo çfarë deklaron Lulzim Basha është veçse një hipokrizi me demokratët.

Lulzim Basha thotë se në 25 prill ra demokracia, por ai vetë çfarë ka bërë brenda PD-së në këto tetë vite?

Humbi dy palë zgjedhje parlamentare, e vijon të jetë në krye të PD, duke u justifikuar se atij përherë ia vjedhin votat, apo duke zhvilluar farsa zgjedhore.

Së pari kujtojmë zgjedhjet e 2017, kur Lulzim Basha në një garë formale me Eduart Selamin, luante edhe lojën ngriva-shkriva. Gjithçka një skenar i pastër që të vijojë të mbajë karrigen e kryetarit.

Ndërsa në zgjedhjet e fundit, që pritet të mbahen në 13 qershor, Basha nuk mori mundimin as të ?ngrinte?. Por, po zhvillon një garë në kushte totalisht të pabarbarta, përballë tre kandidatëve të tjerë.

Basha garon duke qenë në postin e kryetarit. Basha po përdor të gjithë administratën e PD në shërbim të tij, gjë e cila nuk iu është afruar kandidatëve të tjerë.

Dhe një detaj tjetër që bie në sy dhe mund të shohin e ta dëgjojnë të gjithë, është fakti se në faqen zyrtare të PD në rrjetet sociale çdo ditë transmetohen video të takimeve të Lulzim Bashës në degët lokale, ndërsa për kandidatët e tjerë nuk transmetohet asgjë. (lexo këtu).

Për më tepër Lulzim Basha fsheh listat e anëtarësisë, duke mos pranuar t’ua vërë në dispozicion kandidatëve të tjerë.(Lexo ketu)

Kjo është demokracia që ofron Lulzim Basha.

Por, Basha tashmë po tenton të fshihet edhe pas logos së PD, ndërsa thotë se ?Vëllezër dhe motra ne jemi familja politike trashëgimtarë e Lëvizjes së Dhjetorit, ne jemi familja politike që rrëzuam komunizmin dhe sollën demokracinë.?.

Në fakt ajo çfarë thotë Lulzim Basha duket të jetë tallje me demokratët.

Së pari Lulzim Basha ?mbiu? në PD, pa pasur kontribute të mëparshme dhe vetëm sa përfitoi nga PD, duke u bërë ministër, kryetar Bashkie dhe më pas kryetar i kësaj force politike.

Por, edhe pse benefitet që ka marrë si kryetar i PD, Lulzim Basha ka ?vrarë? logon e partisë që solli pluralizmin politik në Shqipëri.

CNA.al ka raportuar shpesh në lidhje me projektin e Lulzim Bashës për të shndërruar PD-në në një Republikë të re. Ky është një projekt i pandalshëm dhe ekziston. Basha nuk ka bërë asnjë hap pas dhe nuk ka ndryshuar tek mendimi i tij që filloi në çadër, kur doli me një banderolë të madhe, duke thënë se ishte Republika e re tashmë, dhe jo PD-ja.

Ai e urren logon e Partisë Demokratike. Ai urren simbolet e partisë që shembi komunizmin. Ai urren gjithçka ka bërë PD-ja në 30 vite. Për të historia fillon ditën kur është bërë kryetar i partisë, i mbështetur nga Berisha.

Por, Lulzim Basha nuk ka ?vrarë? vetëm logon e PD, por ka ?ekzekutuar? senatorët e PD, ata që luftuan për demokracinë.

A nuk është ky Lulzim Bashë i cili në vitin 2017, pas një marrëveshje natën dhe pas tre orësh në krah të Ramës ?vrau? elitën e Partisë Demokratike?

I mori dhe i hodhi jashtë, thjeshtë dhe vetëm se kishte frikën e tij sepse donte të dukej në syrin e qorrave që e rrethojnë.

Është po ky Lulzim Bashë që tjetër thotë e tjetër bën. Flet për demokraci, ama është po ai vetë që ka vrarë demokracinë brenda Partisë Demokratike./CNA.al

Skandali/ Basha zhduk simbolet e PD-së, rikthen Republikën e re

Basha “zhduk” anëtarët/ Rivalët nuk i marrin dot emrat

Fakti-Gara për kreun e PD e paravendosur/ Basha manipulon fushatën





Lajmet e fundit nga