Basha merr vendimin/ Nuk njeh zgjedhjet e 25 prillit
Partia Demokratike duket se nuk do t’i njohë zgjedhjet parla...
Deputeti i sapozgjedhur i koalicionit PD-AN në Lezhë, Agron Gjekmarkaj, ka bërë një koment në rrjetet sociale ku i konsideron zgjedhjet e 25 prillit si më të trukuarat në histori.
Gjekmarkaj thekson se në këto zgjedhje, shteti, Rilindja e ?të fortët? vepruan sikur të jenë struktura mafioze.
Postimi i Agron Gjekmarkajt:
Rënia e Zgjedhjeve
Zgjedhjet e 25 Prillit do të mbahen mend si zgjedhjet më të trukuara në histori ! Shteti , ?Rilindja? dhe ?të fortet? u bënë një ! T
e gjithë bashkë vepruan si strukturë mafioze ! Ata me një inxhinjeri të sofistifikuar manipulimi ndryshuan verdiktin popullor! Admistrata u vu në presion prej muajsh ku gjithkujt ju dha një formular patronazhi, mjetet e saj të gjitha në sherbim të Partisë!
Policia dhe Prokuroria siç deshmuan me ngjarjen e rënde të Elbasanit po edhe kudo tjeter u bënë palë!
Buxheti i shtetit u shpernda siç qe rasti i Durresit si ylyfe zgjedhore tre dite para votimit diku 45 milion euro si ndihme për Termetin duke jua futur në bankë dhe lajmeruar me sms -dilni merrni bakshishin që Xhajë Edi ka menduar për ju!
Njesoj ndodhi edhe kudo tjeter ku ka patur pasoja termeti duke ofruar 5 milion lek te vjetra edhe për një plasaritje! !
Diten e premtë e të shtunë para votimit u shperndanë tollona nafte per bujqit pikerisht në atë moment ! Me legalizimet si mënyrë e favorizimit në këmbim të votes është bërë tjeter maskaradë.
Mijera vete u punesuan perkohesisht nga bashkitë e uzurpuara pa zgjedhje ( të cilet tani një nga një do dalin në fresk) ! Një makineri e tërë sondazhesh antiopozitare u financua per muaj të tërë kunder opozites !!
Patronazhimi i mbi 900 mije vetave një fakt e projekt makaber ky për shantazhimin e shoqerisë! Atentati ndaj kushtetutes me të cilin ndryshoi kodin zgjedhor e si produkt mori 5-6 deputet me shume duke lëne pa perfaqesim mijera vota!
Partizat e vogla që u krijuan me ngut e nxitim të sponsorizuara nga pushteti megjithese dolen si rruar qethur sherbyen sa munden me zell e pervujtni !
Në fund qershia mbi torte shit ? blerja masive nga grupet kriminale në ato zona ku mjerimi dhe frika bëjnë llogari ditore e jo më gjatë! Në Lezhë një qytetar që denoncoi u arrestua dhe ndryshoi deshmine prove kjo e trysnisë!
Gati 80 mijë vota u shpallen të pavlefshme ngaqë fleta e votimit u bë si leter bizhozi në të cilen të ngaterrohej dreqi e i biri ! Në disa vende permes pamjesh filmike u shfaqen cucat e inceneratorve që nxirrnin të pavlefshme fletet e votimit!
E megjithatë Edi Rama mblodhi vetem 35 mijë vota më shumë sesa opozita pas kesaj masakre! Pushtetit i intereson të bëjë zhurnë rreth opozites, rreth Presidentit që të spostohet vemendja!
Por zgjedhjet nuk harrohen ato janë aty të vdekura, një kufome që qelb e ndyn ! Maskarada e masakra po faktohen ditë pas dite duke prezantuar para opinionit publik dhe atij nderkombetar Rënien e Zgjedhjve dhe krizen me të madhe ku jemi perfshirë në keto 30 vjet ! PD nuk do ti lënë qytetaret vetem as kauzen e zgjedhjeve skutave të harreses!
Ne jemi krenar per betejen që bëmë ! Mund të qortohemi per naivitet se pranuam betejen e pabarabartë me korrupsionin dhe krimin ! Për këtë marrim pergjeqsi!
Por shumë shpejt Edi Rama dhe kasta që e rrethon me një ekonomi të falimentuar, lundertar mes genjeshtrash elektorale do ju tregojë gishtin e mesit siç bëri në Shkoder se asgjë nuk realizon !
Të gjitha i ka genjeshtra si në 2013 ashtu në 2017 e ku e ku me shumë në 2021 ! Kerkojani rruget dhe aeroportet, rrogat dhe pensionet, kerkojani e shumëçka tjeter qe premtoi në kembim do merrni talljet e tij !! Shqiperia sot është në udhekryq dhe prej tij duhet ta nxjerrin demokratë e socialistë të gjithë ata që aspirojnë një jetë normale në një vend normal pasi ta pranojnë rënien e ketyre zgjedhjeve!
Kulari i zgjedhjeve të vjedhura do jua rëndonë qafen edhe të majtve. Kush mendon se demokratet do ta ulin koken, do ti binden verdiktit të manipuluar nuk ka kuptuar asgjë nga historia e ketij vendi që reagon duke i djegur etapat !!! Edi Rama mund të krenohet që vodhi zgjedhjet !
Por nuk do ti gezohet gjatë dhe si çdo kush që vjedh nuk është i qete por shqetesimi i tij do të rritet ditë pas ditë ! Si Lezha , Mirdita dhe Kurbini jo larg e gjithë Shqiperia do të jetë zonë e lirë !
Demokratet sot janë të vjedhur, qytetaret e tjerë po ashtu ! Ata do ta rimarrin voten e tyre për ta ndryshuar këtë vend dhe historinë e tij bashkohore me cuba e hajdutë zgjedhjesh !
Në Shqiperinë e vitit 2021 zgjedhjet ranë! Ato i vrau Edi Rama me urdinë e vet por bashke me to edhe qetesinë e tij makbethiane! Shumë është nxituar për të bërë feste!
Partia Demokratike duket se nuk do t’i njohë zgjedhjet parla...
Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Gent Malko, ka fo...
Deputeti i Partisë Socialiste Alket Hyseni u shpreh se presi...
Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri, ka sh...
Nënkryetari i PD, Edi Paloka është shprehur se Partia Demok...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar pasdite...
Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta,Tedi Blushi ka reaguar për...
Deputeti i PS-së Alket Hyseni, duke folur për nismën e Parti...
Ish-nënkryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Lisa...
Ish-nënkryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Lisa...
Pasi dështoi për të disatën herë dhe e çoi PD në greminë, de...
Ish-nënkryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Lisa...
Deputeti i Partisë Socialiste Alket Hyseni ka folur rreth kë...
Socialistët nuk kanë humbur asnjë ditë kohë, me konfirmimin ...
Ish-nënkryetari i FRPD, Lisandër Hoxha është një nga zërat q...
Ish-ministri i Drejtësisë, Nasip Naço u shpreh se kishte ve...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka mbledhur pasidit...
Një grup deputetësh të Partisë Socialiste i kërkuan parlamen...
Që prej nisjes së “luftës brenda PD-së”, Lulzim Basha iu ësh...
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka pritur në një takim Kom...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...