Pamje nga vendngjarja/ Ja ku ndodhi vrasja e efektivit në Maliq
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Ish-nënkryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha, në një prononcim për CNA.al ka folur për situatën politike brenda PD-së, e cila u përball me humbje të thellë në këto zgjedhje.
Hoxha bën fajtor kryetarin e opozitës Lulzim Basha për këtë gjë, ndërsa e cilëson si personin që i fali pushtetin Edi Ramës.
?Partia Demokratike i humbi zgjedhjet e 25 Prillit, jo vetëm sepse ato u vodhën nga Rama, por sepse ne e dinim kë kishim përballë dhe nuk arritëm të siguronim fitoren. Asnjë alibi sot nuk më mbush mendjen se do e kthente rezultatin e zgjedhjeve. I gjithë investimi për të shitur disa skandale si një mbledhje faktesh për të ndryshuar rezultatin është një hipokrizi pa bosht, sepse në fund zgjedhjet do të njihen nga vetë PD, e cila me siguri do të futet në Parlament kokëulur duke bërë betime të reja për beteja titanësh. Në fakt, humbja më e madhe është për Shqipërinë, sepse do të mbetet e varfër, e vjedhur dhe peng e stabilokracisë.
Lulzim Basha u fal në 2015 sepse nuk ishte konsoliduar akoma në karrigen e tij. U fal në 2017 sepse na e kërkoi këtë gjë. I fali Ramës mandatet e opozitës mbi të cilat u ndryshua edhe Kushtetuta, edhe Kodi Zgjedhor në mënyrë të njëanëshme. I falëm të gjitha bashkitë e vendit, bashkë me 34 mijë nëpunës publik që shërbejnë aty. I fali edhe 4 vite pushtet Rilindjes, duke thyer një cikël historik në Shqipëri se askush nuk merr dot 3 mandate. Përtej gjithë këtyre sakrificave, Lulzim Basha në deklaratë para selisë së PD thotë se beteja sapo ka filluar. Pas 8 vitesh opozitë, përballje, sakrifica të shumë demokratëve ky qëndrim më duket i papërgjegjshëm?, u shpreh ai, ndërsa e vuri para përgjegjësisë kreun e PD dhe sekretarin e Përgjithshëm të PD-së Gazment Bardhin.
Ish-nënkryetari i FRPD-së i tha CNA.al se Basha, Bardhi dhe të gjithë ata që i quan humbës, duhet të përballen me qytetarët.
?Sa për zgjedhjet, është më mirë një e vërtetë e hidhur se një shpresë fallso. Do ju kujtoj golin e famshëm të Maradonës të 1986 në çerekfinalet e botërorit, ku ai shënoi një gol me dorë kundër Anglisë. Ai gol u quajt ?Dora e Zotit? dhe arbitri nuk e pa atë dhe për pasojë e certifikoi rezultatin. Pas disa vitesh, vetë Maradona e pranoi gabimin, por nuk ndryshoi asgjë, Argjentina mban akoma atë titull kampion bote.
E njëjta gjë me zgjedhjet politike. Ato kanë brenda një mal me parregullsi për të cilat forca jonë politike nuk kishte asnjë dyshim se do të ndodhnin. Përderisa është futur në zgjedhje, i kishte të gjitha mundësitë të zgjidhte një strategji tjetër për t?u përballur me kundërshtarin dhe jo të ankohet pas humbjes. Sot humbja është fakt dhe zoti Basha, z.Bardhi dhe të gjithë humbësit duhet të mbajnë përgjegjësi për të?, nënvizoi ai.
Lisandër Hoxha ka komentuar edhe nisjen e protestave nga ana e demokratëve, të cilët kërkojnë largimin e Bashës. Ai tha se mbetja në opozitë për 12 vite e ka ekspozuar opozitën në një krizë të thellë shumëplanëshe.
Për CNA.al, Hoxha u shpreh se besimi në elektoratin e djathtë, pas humbjes, ka rënë ndjeshëm dhe se projekti i Bashës për të mbajtur PD pas humbjeve dëshpëruese dhe turpëruese, nuk ngjall më asnjë shpresë dhe besim tek shqiptarët.
?Demokratët mbetën 12 vite në opozitë dhe kjo ka ekspozuar një krizë të thellë shumëplanëshe në Partinë Demkratike. Shumë emra të spikatur kanë dalë publikisht dhe shumë më shumë të tjerë i janë bashkuar privatisht thirrjes ?Basha jep dorëheqjen?.
Kjo sepse ne po rrezikojmë tkurrjen, e cila pashmangshmerisht do të na nxjerrë nga maja e politikbërjes në vend. Besimi në elektoratin e djathtë, pas humbjes, ka rënë ndjeshëm duke e lidhur PD me strategjinë e Bashës. E kundërta po ndodh nga krahu tjeter. Po tentojnë mediatikisht të shesin fatin e PD-së të lidhur me fatin e Lulzim Bashës.
Kudo në rrjete sociale dhe në media ka plasur një debat shterpë që i lidh këto të dyja sikur të ishin simbioza kimike dhe jo një mandat të përkohshëm menaxherial. Projekti i Bashës, për të mbajtur PD pas humbjeve dëshpëruese dhe turpëruese, nuk ngjall më asnjë shpresë dhe besim tek shqiptarët.
Ne nuk jemi më forca morale dhe fituese nëse nuk rigjallërojmë partinë tonë. E djathta nuk mobilizon dot me vota nëse nuk ndryshon strategjinë e saj politike. Unë e shoh zgjidhjen tek bashkimi i së djathtës jo mbi emra, por parime dhe rregulla të qarta bashkëjetese në parti. Nëse këto gjëra nuk ndodhin shpejt, rreziku i copëzimit të PD është real.
Thirrjeve sektariste përçarëse, të cilave u fryn partia mbi liderin e mundur, u dola përballë duke u ofruar një plan me 5 pika, përmes së cilit pretendova të shëroj këtë parti të sëmurë.
Thirrjeve të mija për dialog dhe për hapjen e debatit politik, i cili do të vendoste themelet e ringritjes u përgjigjën me mbyllje dyersh, me strukje në seli sikur të ishte kulla e ngujimit dhe jo shtëpia e lirisë.
Ne kështu nuk kemi të ardhme politike. Po e kthejmë PD nga një forcë lirie dhe besimi në një sekt që lidhet me interesin direkt dhe jo me atë kombëtar. Ky projekt nuk ngjit askund dhe nuk prodhon fitore.?
Ish-nënkryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha, ka dhënë një mesazh të fortë për demokratët.
Hoxha tha se çdo demokrat që e do PD-në duhet të luftojë sot për çeljen e debatit politik.
?Sot i gjithë investimi mediatik i PD-së është kthimi në retorikën politike të përditshme dhe jo përballja me krizën. Sot fshehja e humbjes nuk e ndryshon dot temën e ditës për çdo demokrat që është 12 vite opozitë. Ky është tmerri i Status Quo-së, që po ëndërrojnë për një garë të mbyllur në fund të Korrikut mes Z.Basha dhe ndonjë flluske sapuni me të cilin ka mbyllur një pakt para 5 ditësh. Kjo do të ishte humbja përfundimtare e Partisë Demokratike, e cila do të kthehet në partiçkë pa peshë.
Kush është demokrat dhe e do këtë forcë politike duhet të luftojë sot për çeljen e debatit politik. Edhe elektorati ynë, duhet të bëhet pjesë e debatit sepse vetëm kështu do mund të kthehemi në burim besimi për shoqërinë. Nëse kjo farse e stisur do të mbyllet brenda sertareve, që për një karrige të premtuar janë gati t?i hidhen të vetëve, atëherë Partia Demokratike mund të konsiderohet e marrë fund. Unë besoj tek debati i brendshëm, besoj shumë tek platformat e ringritjes dhe tek bashkimi i demokratëve?, u shpreh ai.
I pyetur për personin që ai mendon se është i duhur për të drejtuar PD-në nëse do të largohej Lulzim Basha, ish-nënkryetari i FRPD-së deklaroi se lidershipi i ri duhet të ngrihet mbi një projekt fitues dhe përbashkues.
Gjithashtu, Hoxha i tha CNA.al se do bëjë sa mundet që PD të bashkohet dhe të kthehet në forcë fituese, si dhe do të kërkojë hapjen e debatit politik me sa fuqi ka.
?Nëse flasim për emra sot do të vazhdonim debatin fars me Lulin apo kundër Lulit. Unë besoj se lidershipi i ri do të ngrihet mbi një projekt fitues dhe përbashkues, kurrësesi mbi retorikën dhe gjuhën e urrejtjes brenda llojit. Ata që i humbën zgjedhjet kanë hi vetëm për sytë e atyre që u kanë premtuar se do i garojnë për Kryetar Bashkie, për ca profile fallco në Facebook dhe për grupin parlamentar.
Të tjerët e shohin qartë krizën dhe kërkojnë nga ne përgjegjësi. Unë do bëj sa mundem që PD të bashkohet dhe të kthehet në forcë fituese. Do të vazhdoj të kërkoj hapjen e debatit politik me sa fuqi kam dhe shpresoj shumë që ky moment të mos na ndalë në rrugën tonë për një Shqipëri si e gjithë Europa?, nënvizoi ai./CNA.al
Ish-nënkryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Lisa...
Pasi dështoi për të disatën herë dhe e çoi PD në greminë, de...
Ish-nënkryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Lisa...
Deputeti i Partisë Socialiste Alket Hyseni ka folur rreth kë...
Socialistët nuk kanë humbur asnjë ditë kohë, me konfirmimin ...
Ish-nënkryetari i FRPD, Lisandër Hoxha është një nga zërat q...
Ish-ministri i Drejtësisë, Nasip Naço u shpreh se kishte ve...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka mbledhur pasidit...
Një grup deputetësh të Partisë Socialiste i kërkuan parlamen...
Që prej nisjes së “luftës brenda PD-së”, Lulzim Basha iu ësh...
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka pritur në një takim Kom...
Përfaqësuesi i PD-së në KQZ, Ivi Kaso është shprehur se opoz...
Zëvendës kryeministri Erion Braçe ka publikuar foto nga puni...
Ish-kryetari i KQZ, Kristaq Kume ka folur për nisjen e proce...
Ish nënkryetari i Forumit Rinor i Partisë Demokratike Lisand...
Zgjedhjet parlamentare të 25 prillit nuk kaluan pa probleme....
Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një sërë takimësh inten...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha duket se nuk ka ndër...
Sekretari i PD për çështjet zgjedhore, Ivi Kaso ka treguar h...
Mazhoranca ka dorëzuar sot në Kuvend një peticion me 50 firm...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...