Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Nga Flamur Kuçi
Humbja e zgjedhjeve doli të ishte një mundësi e humbur për PD, por keqadministrimi i humbjes po kthehet mundësi e humbur edhe për nje reflektim serioz mbi gjendjen dhe prespektivën e vetë PD-së. Është banale që kasta, që aktualisht nuk udhëheq, por sundon në PD, shpërtheu me një mllef ndaj popullit që nuk ia paska ditur vlerat opozitës dhe e la atë sërish në opozitë.
Nuk mund të gjesh një qëndrim më absurd dhe apolitik sesa ky sipas të cilit populli ia paska për borxh votën PD-së pavarësisht nga sjellja e saj, dhe nëse nuk ia jep këtë votë, kjo do të thotë që ky popull qënka i shitur tek pushteti. Ta shohësh problemin tek populli dhe jo tek keqadministrimi i besimit të mbështetësve është jo vetëm qëndrim idiot, por edhe i padenjë.
Rezultati kërkon shpjegim politik dhe jo shpjegim kriminalistik. Fenomenet negative si përdorimi i makinerisë shtetërore dhe sidomos shit-blerja e votës është një faqe e zezë për shoqërinë, politikën dhe sistemin zgjedhor.
Por kush është angazhuar në fushata zgjedhore e di që këto fenomene, megjithë ndotjen e padiskutueshme që i japin sistemit, nuk përcaktojnë rezultatin sidomos kur ka një frymë të qartë të vullnetit politik të popullit. Opozita nuk e fitoi besimin e njerëzve, ndaj dhe humbi zgjedhjet. Tentativa për të argumentuar se PD është në rrugë të mbarë dhe ka rritje të mbështetjes, përveçse e pavërtetë është dhe joserioze.
Është e pavërtetë pasi e tregojnë shifrat. PD nuk ka fituar terren nga 2013, madje i mungojnë numrat edhe në raport me humbjen e thellë të vitit 2013. Ajo që në aparencë duket si rritje është veçse asgjesimi i partive ?aleate? të cilave PD ka 3 palë zgjedhje që u ofron në vënde të sigurta mandate të pamerituara në kurriz të votave të vetë PD.
Madje Basha edhe pse e përçau të djathtën (edhe pse kish premtuar që do e bashkonte atë) nuk mund t?u ankohet partive që dolën nga PD pasi ato nuk arritën të përformojnë dhe të jenë faktor në proces. Nga ana tjetër rritja e përqindjes nga 35,6% në 39,4% vjen si rrjedhojë e rënies së pjesmarrjes në zgjedhje në raport me 2013, çka është tejet e panatyrshme për një opozitë.
Si rregull, renia e pjesmarrjes ne zgjedhje eshte shenjë mosbesimi ndaj opozitës. Prandaj shifra qe duhet të terhiqte vëmendjen e opozitës për të analizuar zgjedhjet nuk është shifra 39% e votës opozitare, por shifra 173.000 votues më pak. Opozita rritet me pjesmarrjen në zgjedhje dhe jo e kundërta.
Në raport me të majtën PD duket që është në humbje të qartë terreni. PS ka rritur dukshëm peshën e vet specifike megjithë konsumin e të qënit në pushtet. Edhe sikur të ishte i mirëqenë argumenti i rritjes së PD, ky argument nuk do ishte veçse një kopje e keqe e argumentit të Ramës së vitit 2009 kur pasi i humbi zgjedhjet e atij viti, nuk u dorëhoq dhe qëndroi në krye të PS me pretendimin se kishte bërë progres në raport me zgjedhjet e mëhershme. Asokohe PD e denoncoi këtë qëndrim si i pavirtytshëm, por nuk ngurron të ndjekë këtë mungesë standarti 12 vite më pas. Kjo e bën edhe më joserioz qëndrimin e sotshëm të sundimtarit të PD.
Dhe për më tepër e bën edhe të rrezikshëm. Nëse për Ramën ka funksionuar teorema që me arrogancën e mos-dorëheqjes nga karrikja e kryetarit të PS ka qeverisur kur ka ardhur më pas në pushtet, mund të konkludohet që po kjo arrogancë e kastës sunduese të PD do jetë edhe qasja në pushtet, nëse ndonjëherë PD do ia dalë të vijë në pushtet. Bashës i është kërkuar doreheqja, por dorëheqja është akt i vullnetit të njerëzve të përgjegjshëm dhe seriozë.
T?ia kërkosh këtë një njeriu pa vullnet, të papërgjegjshëm dhe banal është formalitet. Për shkak të papërgjegjshmërisë së tij, nuk ka as lirinë e dorëheqjes. Madje edhe ideja e nxitur nga kuratorët e tij sipas së cilës ?Luli ka përgjegjësi, por nuk ka kush e zëvëndëson?, veçse e banalizon më tej diskutimin mbi prespektivën e PD, kur ëshë sekret publik fakti që atrofizimi i mjedisit në PD është bërë qëllimisht nga faktorët realë në PD që t?I hapej rruga këtij kandidati mançurian. E thënë kjo, po kaq joserioze është të reduktohet problemi veç të Luli dhe tek dorëheqja e tij. A thua se po iku Luli u zgjidhën hallet e PD.
PD ka nevojë për procese serioze dhe të thella reformuese. Dhe këto janë çështje vullneti. Paketimi i një debati joserioz dhe të reduktuar në dorëheqjen e Lulit dhe zgjedhjen e mançurianit të radhës nga faktort realë vendimarrës në PD siguron sundimin brenda PD por ia shkurton ditët asaj. PD ka rrugë të gjatë për të fituar besimin e njerëzve dhe besimi fitohet veç prej proceseve të debateve serioze dhe jo atyre të drejtuara në distancë.
Nëse faktorët realë vendimarrës në PD do vazhdojë të stimulojnë një debat të impostuar joserioz siç po ndodh aktualisht, kjo është shenjë që më shumë se e ardhmja e PD ata janë të shqetësuar për sundimin e tyre brenda PD, të ndërgjegjshëm që kështu veçse do e atrofizojnë më shumë. Nëse faktorët vendimarrës në PD do tregojnë vullnet për një reformim real të PD, kjo do duket nëse do stimulojnë një debat serioz dhe analitik mbi dështimet e deritanishme, sfidat që ka kjo parti dhe rrugët për një prespektivë reale përfaqësimi të mbështetësve të djathtë të zhgënyer edhe me vetë PD./ CNA.al
NGA Habjon HasaniNjë orë pasi ishte mbyllur votimi, në mbrëm...
Nga Nikola KedhiNjë numër i konsiderueshëm njerëzish mendojn...
Nga Eduard ZaloshnjaPasi humbi zgjedhjet e 2009-ës, Rama fil...
Edi Rama i ka bërë një ofertë opozitës. Në thelb, oferta ësh...
Këto ditë një nga debatet, që do marrë një peshë të konsider...
Nga: Kreshnik SpahiuE keni kexuar Romanin e Ismail Kadaresë:...
Nga Endri XhafoLulzim Basha është tani në kurthin e Edi Ramë...
Nga: Ylli Rakipi Sali Berisha duhet të japë dorëheqjen!Mos u...
Nga: Ilir Levonja A duhet të dorëhiqet Lulzim Basha? Pa asnj...
E mbani mend sa luftë u bë për listat e hapura?Sa shumë shkr...
Partia Demokratike regjistroi një katastrofë elektorale ve...
Nga Mentor KikiaNë PD ka plasur gara e kandidatëve për kryet...
Sot Lulzim Basha gjendet i ulur në bankën e të akuzuarve, i ...
Lulzim Basha me fal po dy fjale nga zemra do t’i them, te ka...
Nga: Fatos HoxhaPër të gjithe ata, që habiten se si PS mundi...
Gjëja më acaruese që dëgjoj tani janë ca analistë që marrin ...
Se kush do ta marrë pushtetin mes PD+LSI dhe PS, këtë do ta ...
Nga Mero BazeRezultate e para të exit polle-ve, të cilat nuk...
Nga Kreshnik Spahiu24 orë përpara zgjedhjeve shkëlqesia e sa...
Mort Sahl, komediani i famshëm amerikan, i njohur për satirë...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...