Analiza/ 17 faktet pse humbi Lulzim Basha

29 Prill 2021, 14:09, Opinione CNA
Analiza/ 17 faktet pse humbi Lulzim Basha

Partia Demokratike regjistroi një katastrofë elektorale vetëm katër ditë më parë, ku rezultati u duk qartazi se ishte në disfavor të saj.

Lulzim Basha, kreu demokrat në mandatin e tij të dytë në detyrë si drejtues i kësaj force politike, i ardhur pas ngrirjes, në një dalje të fundit mediatike nuk tha asgjë, nuk deklaroi dorëheqjen.

Ai ishte i kujdesshëm në artikulimin e tij, as për të thënë se nuk i njihte zgjedhjet, as për të thënë se i njihte ato, as për të pranuar humbjen, thjesht dhe vetëm duke treguar se diçka kishte bërë, megjithëse nuk ia kishte dalë dot.

Le të shohim se cilët janë faktorët që çuan në humbjen e Lulzim Bashës, pra ato që sollën këtë katastrofë, jo justifikimet, blerja e votës apo argumenta të tilla, pasi edhe kur dështon për herë të dytë përballë kundërshtarit, përgjegjësia është e jotja.

Lulzim Basha dhe PD që duhet të krijonte të gjithë instrumentat për të mos lejuar që Rama të blinte apo të vidhte votat. Kujtojmë këtu rotacionin e vitit 2013, ku Edi Rama deklaronte publikisht se ?mali me vota do të ishte më i madh sesa vjedhjet apo abuzimet e qeverisë së Berishës?, dhe kështu ndodhi në fakt.

Mori në koalicion gati 300 mijë vota më shumë, ndërsa Lulzim Basha, megjithë aleatin tjetër sërish është gati 50 mijë vota pas PS, ndërsa i vetëm është 150 mijë vota pas PS.

Le të shohim më poshtë faktet që regjistruan këto shifra.

Fushata e vonuar

Hyrja me vonesë e Lulzim Bashës në fushatë. Basha startoi garën e tij elektorale me shumë vonesë, ngritja e tij dhe fushata mund të quhen positive, por javën e fundit ajo pati një rënie dhe incidente të cilat nuk i lanë mundësinë të kishte shkëlqim. E mori shumë shpejt shkëlqimin dhe pastaj kaloi në një rënie të lehtë dhe nuk prodhoi më asgjë. Turmat dhe daljet nëpër qytete, poztitiviteti i startit të fushatës i dha një grintë shumë të mirë e cila më pas pësoi rënie.

Personalizimi i fushatës

Basha bëri një fushatë përgjithësisht positive, por shumë personale. Të gjitha i kishte bërë Luli në 30 vite, ai kishte qenë kryeministër në kohën e Sali Berishës. Luli kishte hequr vizat, Luli na kishte futur në NATO, Luli bëri rrugën e Kombit etj si këto. Në fakt kjo ishte një fshirje e gjithë kontributit të PD në qeverisjen e vendit, emrave që kishte Sali Berisha në ekip, por ishte edhe një fshirje e historisë politike të qeverisjes të PD.

Incidentet

Incidenti i Elbasanit ku një qytetar u vra nga një ish punonjës policie i përfshirë në grupet e mbrojtjes së votës.

Disa ?struktura? paramilitare të cilat shpresonin se do të pengonin blerjen e votës.

Por në vend që këto të ishin grupe qytetarësh të mirëorganizuar, ishin elemente të armatosur që sollën një ngjarje tragjike në Elbasan duke i kushtuar me mijëra vota PD.

Një qytetar nga Elbasani u vra në mes të qytetit nga një i ardhur, nga një njeri që nuk kishte asnjë lidhje me qytetin, çka tregoi se Elbasani pësoi një traumë, por edhe e gjithë Shqipëria. Ajo ngjarje mund të ketë edhe një efekt votash zinxhir në gjithë vendin.

Ngjarja Xhelal Mziu

Pas ngjarjes së Elbasanit, reagoi Xhelal Mziu, i cili tha se gjithë të tjerët do të kishin fatin e Pjerin Xhuvanit në Elbasan. Lajmi mori dhenë, reagimi i Xhelal Mziut tronditi sërish opinionin publik brenda 48 orësh, çka dha një traumë tjetër elektorale, sidomos në jug të vendit dhe PD mori një tjetër goditje. Më pas, ai kërkoi ndjesë publike por kjo ishte e pashmangshme në pasojat që mund të ketë dhënë në efektet elektorale.

Shpallja me vonesë e kandidatëve për deputetë

Lista e PD, ashtu si edhe në vitin 2017 erdhi me shumë vonesë. Lulzim Basha, i kompleksuar nga partitë e tjera që ishin në garë si Topalli e Patozi, vendosi t?i çonte listat në momentin e fundit për të mos lejuar shumë prej emrave të pakënaqur që të shkonin të garonin në parti të tjera, të cilat mund të rrezikonin votat e tij.

Në fakt, kjo solli një stepje dhe vonesë në organizimin e fushatës pasi strukturat prisnin që të kishin të emëruarit e tyre por, Lulzim Basha i çoi ato me vonesë.

Ndryshimi i listës

Më tej, një tjetër faktor që ka ndikuar në humbjen e Lulzim Bashës është edhe ndryshimi i listës. Pra, jo vetëm përbërja e saj dhe dorëzimi me vonesë por edhe përmbysja që iu bë kësaj liste. Fakti se Lulzim Basha më parë kishte thirrur shumë njerëz të cilëve iu kishte premtuar se do të ishin në lista e më pas nuk i vendosi ata fare apo i vendosi në vendet më poshtë.

Kështu është rasti i Piro Ahmetajt në Vlorë, i cili kishte shkuar, kishte hapur edhe zyrat elektorale me premtimin e Lulzim Bashës dhe më pas nuk u përfshi në listë. Apo Andrea Mano në Korçë që pritej të ishte në listë fituese dhe u vendos i shtati. Janë shumë raste të tjera të cilat sollën një dekurajim të tyre në fushatën elektorale, kjo duke ndikuar mjaft negativisht në fushatën e PD.

Të deleguar apo kandidatë që u ndryshuan

Një tjetër faktor është vendosja e kandidatëve për deputetë dhe largimi i të deleguarve nga qarqet, apo rivendosja e tyre me vonesë.

Në disa qarqe, të deleguarit shpesh qarkullohen, në Korçë, në Tiranë, në Vlorë, në Shkodër kishte dhe shumë zona të tjera ku ende nuk kishte emra se kush ishte i deleguari. A do të ishte ai që do të mbulonte zonën si deputet? Në degët lokale kishte përplasje dhe pretendime, duke çuar të deleguarin dhe kryesuesin e listës sërish me vonesë ashtu sikundër u çua dhe lista apo ashtu sikundër ndodhi me premtimet duke i hequr emrat, dërgimi me vonesë i personit që do të ishte drejtues qarku solli një ç?organizim total dhe një ndalesë.

Kjo sepse në rast se personi që do të drejtonte politikisht qarkun do të ishte më përpara, skuadra do të ishte ndërtuar më përpara, të paktën në bazë, e më tej vendosja e kandidatëve do të sillte një fushatë më të fortë dhe më solide dhe më të sigurt për demokratët.

Lajthitja e Ilir Metës

Një shkaktar i humbjes, pa asnjë diskutim është presidenti Ilir Meta, gjuha e tij e shfrenuar gati e çmendur.

Demokratët nuk pranonin të diksutonin për Ilir Metën, kur e shikonin atë në media dhe në televizion iu dukej si një i lajthitur që nuk dinte se çfarë po fliste. Të gjithë e kuptuan që ai kishte një problem me ndërkombëtarët dhe Ilir Meta po bënte çmendurinë e tij duke dëmtuar jo pak PD, por edhe vetë LSI.

Përplasjet e kandidatëve

Një faktor tjetër i humbjes në këto zgjedhje është padiskutim përplasja mes kandidatëve. Pra pasi lista u shpalos, vendosja nëpër pozicione jofituese të shumë emrave që pretendonin solli një konflikt midis kandidatëve dhe shumë prej tyre ishin të stepur në fushatë. Pati ndonjë tek-tuk si rasti i Luçiano Boçit apo Andrea Manos. I pari theu listën, i dyti nuk mundi ta bënte atë, të cilët u angazhuan fort në fushatë, por asgjë e re për tu shënuar. Askush nuk mundi të thyente listën dhe shumë prej tyre as nuk bënë përpjekjen më të vogël, thjesht dhe vetëm u shfaqën. Mano u izolua që mos të merrte votat e duhura, kjo nxiti dhe konfikte, si ky rast janë me dhjetra.

Përçarja e stukturave

Përçarja e PD është një tjetër faktor, shumë nga emrat e vjetër që kanë qenë kontribues të PD në këto vite janë dëbuar, janë fyer dhe në këtë rast u tentua të thirreshin në fushatë, por ishte shumë vonë.

Kur shumë kandidatë shkuan dhe kërkuan mbështetje ata nuk mundën ta merrnin, thjesht dhe vetëm morën disa premtime dhe asgjë më shumë sesa kaq.

Një përçarje tjetër ishte ajo e stafeve elektorale të kandidatëve të PD. Në disa KZAZ pati edhe rahje mes tyre.

Ndarja e PD

Ndarja e PD dhe copëtimi i saj në disa forca të tjera politike ishte një tjetër arsye që solli edhe humbjen e kësaj partie në zgjedhje.

Dikush mund të mos e shohë kështu dhe ta quajë të pavlerë por janë disa dhjetëra mijë vota të lëna rrugës nga aleatët që ka pasur dikur PD, përshembull si Balli Kombëtar me rreth 2000 vota në rang kombëtar apo Lëvizja e Re me rreth 4 mijë vota në rang kombëtar, pa futur këtu edhe partitë e reja si Bindja Demokratike, e cila në fakt ka jo pak por sipas të dhënave zyrtare nga KQZ janë 8238 vota dhe 4697 për Lëvizjen Demokratike Shqiptare të Myslim Murrizit dhe rreth 7 mijë vota të Jozefina Topallit të Lëvizjes për Ndryshim.

Pra në qoftë se këto do t?i mblidhnim me një llogari të thjeshtë, janë mbi 20 e ca mijë vota, gati në ritmin e më shumë sesa një mandati, gati dy mandate që janë humbur vetëm nga garimi i këtyre forcave politike më vete.

Por, kjo është një shifër shumë e ulët dhe ndoshta në PD nuk e llogarisin, Basha e quan të kotë, por në rast se do të ishin të gjithë bashkë, fryma që do të krijohej dhe efekti që do të jepej në opinionin publik pa asnjë diskutim që do të ishte shumë herë më i madh dhe Lulzim Basha do të kishte fituar edhe më shumë vota dhe thesi i tij nuk do të ishte aq bosh, do të ishte gjithmonë e më shumë pranë PS.

Nuk dëgjoi paralajmërimet dhe kritikat

U fut në fushatë si fodull duke mos dëgjuar paralajmerimet dhe kritikat që i ishin drejtuar që në vitin 2015, me humbjen në Dibër, më pas në 2017 dhe eci përpara me teorinë e Armiqve, duke faturuar tek ata gjithçka të gabuar dhe të dështuar që në fakt e kishte bërë vetë. Këto veprime, nxitën pakënaqësi në bazë edhe ata që u afruan sepse po mbanin erën e pushtetit në fushatë bënë sikur, pasi nuk kishin besim, sepse nuk kishtë një Lulzim që kishte ndryshuar apo reflektuar, ai sërish nuk dëgjonte paralajmërimet e kritikat, thjesht ecte përpara me bindjen e tij.

Komisioni i skualifikimeve

Një shkak tjetër mjaft i arsyeshëm për humbjen e zgjedhjeve është edhe komisioni Nishani-Ruli. Një komision, i cili u ndërtua për të skualifikuar emrat dhe me një bazë parimesh që i ndërtuan vetë. Komisionerët dikush dhe anonime, morrën dhe kaluan në sitë rreth 4 mijë kandidatura, pa e njohur influencën e gjithësecilit në çdo qark në rang kombëtar në zonën e tij elektorale, Komisioni shartoi 3700 prej tyre. Midis tyre, edhe emra si Luan Baçi, Ervin Salianji apo Tritan Shehu të cilët Lulzim Basha i vendosi në lista e disa prej tyre në krye të qarqeve.

Qesharake ishte edhe kandidimi i shumë emrave që nuk kaluan në filtrin e këtij komisioni por edhe i emrave që ishin pjesë e komisionit dhe bënin selektimin e tyre. Është rasti i Mark Markut, që u kandidua në Lezhë ndërkohë që ishte edhe anëtar i Komisionit për Vlerësimin e Figurave.

Përballja e kandidatëve me votën kundër

Një gabim tjetër i cili ka dhënë kosto elektorale pa asnjë diskutim është dhe votimi që është bërë në PD për të skualifikuar kadidatët. Gjoja me një formulë konservatore, Lulzim Basha pasi mblodhi strukturat e PD dhe një listë me emra i futi ato në votim në çdo qark duke iu thënë demorkatëve votoni atë që keni më shumë inat.

Kjo nxiti një konflikt të brendshëm në PD dhe sërish Lulzim Basha e përdori jo për të lexuar votën e demokratëve, por për ta përdorur si pazar me ndonjë kandidat, i cili ishte skualifikuar.

Kështu ka ndodhur në rastin e Korçës kur u hoqën nga struktura Bledion Nallbati dhe Hekuran Hoxhalli, por Bledioni u rikandidua. Kështu ka ndodhur në Vlorë kur u skualifikua Bujar Leskaj por u rikandidua, kështu ka ndodhur në Shkodër kur u skualifikua Bardh Spahia e shumë emra të tjerë në shumë qarqe ku më pas procesi i votimit u manipulua dhe kjo shkoi deri tek komisioni i figurave por dëmi tashmë ishtë bërë.

Rizgjedhja e Bashës dhe farsa 2017

Janë zgjedhjet e brendshme të PD të cilat ndodhën në vitin 2017. Ato nuk mundën të bashkonin PD, ato e lanë të përçarë dhe efekti vazhdoi edhe në zgjedhjet e vitit 2021. Emërimet në degë të disa personazheve politike pa mbështetje nga trupa elektorale e PD, pa mbështetje nga anëtarësia bëri që të kishte një stepje. Megjithëse u tentua të ndizeshin motorët, shumë emra që drejtojnë lokalisht nuk ngjisnin, përfshi këtu raste ekstreme si të Ferdinad Xhaferraj në Durrës, por ka edhe mjaft emra të tjerë.

Djegia e mandateve

Një shkaktar tjetër i humbjes janë edhe dy vendimet katastrofike të Lulzim Bashës, djegia e mandateve të deputetëve, një kosto e madhe për PD për të cilën shumë analistë thonë se në ato momente ai u bë lider pasi mori një vendim të fortë. Në fakt ai ishte gabimi politik i Lulzim Bashës, pasi djegia e mandateve shkoi në mosgarimin zyrtar në zgjedhjet lokale dhe e futi në konflikt me faktorin ndërkombëtar.

Bojkoti i zgjedhjeve lokale

Kjo e dyta (bojkoti i zgjedhjeve lokale) ishte edhe shkaktare e më shumë humbjeve në zgjedhjet e vitit 2021, sepse opozita dorëzoi të paktën 14 bashki që administronte.

Rasti i Devollit ku PD, ka pasur një avantazh prej rreth 3 mijë votash duke administruar pushtetin vendor, tashmë shkoi në rreth 200 vota duke humbur shumë vota vetëm nga braktisja që i bëri garimit në zgjedhjet lokale dhe fitores në bashki.

Këto janë shumë nga faktorët që e çuan PD  në humbje. Pa asnjë diksutim, peshë mund të ketë edhe blerja e votës, por në fakt kjo është një përgjegjësi e cila nuk mund të kërkohet tani dhe nuk mund të drejtohet gishti pasi diferencat në vota janë shumë të mëdha, zgjedhjet janë certifikuar, ato janë pranuar edhe ndërkombëtarisht.

Përpara se të shikosh tek kundërshtari, duhet të shikosh tek problematikat dhe tek shtëpia jote. Në fakt problemet më të mëdha dhe shkaktarët e humbjes që i renditëm më sipër janë në PD, tek Lulzim Basha, tek sjellja e tij politike dhe tek vendimet që ai ka marrë.

Shkaktari i humbjes ka një emër, ai është Lulzim Basha! Ikën apo nuk ikën nga drejtimi i PD, kjo është përgjegjësi e tij që mund të japë shumë pasoja për të ardhmen e PD duke shkuar deri në ekzistencën e saj.

Vetëm në rast se, PD do të bëjë një analizë të tillë duke renditur faktorët e mësipërm apo edhe të tjerë, duke korrigjuar gjithçka të bërë në mënyrë të gabuar, atëherë do të ketë një dritë shprese se do të ringrihet.

Në rast se do të ecet ?përpara? duke mbajtur Lulzim Bashën dhe duke bërë sikur s?ka ndodhur asgjë, nuk ka për të pasur kurrë dritë në fund të tunelit të errët, ku Lulzim Basha e ka futur PD./Elvi FUNDO CNA.al

Lajmet e fundit nga