Prokurori i grupit “KÇK”/ Ngec në ‘sitën’ e vettingut Kolë Hysenaj
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra, ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit dyshohet se është përfshirë në një skandal. Bëhet fjalë për gjykimin në rastin e prokurorit Anton Martini.
Ky i fundit, një nga prokurorët më dinjitoz u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me 29 Janar 2020.
Ndërsa më 10 Qershor 2020 Komisioneri Publik e ka ankimuar vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, duke kërkuar shkarkimin e tij.
Sipas vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ankimimi duhej të bëhet brenda afatit 15 ditor, nga dhënia e vendimit të Shkallës së Parë.
Por, Vendimi i konfirmimit u ankimua nga Komisioneri Publik në qershor, disa javë pas afatit ligjor nga Komisioneri Publik Florjan Ballhysa.
Fillesat e këtij skandali të prodhuara nga Komisioneri Publik, u thelluan më tej nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.
Nuk mjaftoi shkelja ligjore e Komisionerit Florjan Ballhysa por edhe të njëjtën shkelje e ktheu në normë edhe KPA.
Kjo e fundit ka regjistruar ankimimin e Komisionerit Publik dhe ka nisur shqyrtimin e çështjes ndaj Anton Martinit.
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.28/2020, datë 10.07.2020 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit vendimit nr. 231, datë 29.01.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Anton Martini.
Trupi gjykues që po shqyrton çështjen është i kryesuar nga Ardian Hajdari, me relatore Albana Shtyllën dhe anëtarë Natasha Mulajn, Rezarta Schuetz, Sokol Çomon.
Pra, jemi në një situatë, ku çdo gjë duke nisur nga akimimi është bërë në shkelje të ligjit, për të vijuar më tej me KPA që e thellon më tej shkeljen e ligjit, pra përfshihet me vetëdije në skandal.
Kujtojmë se prokurori Anton Martini e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe është emëruar prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në vitin 2004. Në vitin 2015, Martini u transferua në Shkodër nga Këshilli i Prokurorisë së kohës, vendim të cilin ai e kontestoi për parregullsi.
Në qershor 2018, Martini u rikthye në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe ka qenë një nga kandidatët për në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.
Por shkelja e ligjit nga IKP dhe më pas nga KPA, e ka mbajtur ?peng? emërimin e tij.
Në vend që SPAK-ut ti shtohej një prokuror si Anton Martini, kundërligjshëm po bëhet gjithçka për ta larguar nga sistemi i drejtësisë.
Ai ka hetuar dhe çuar para gjykatës bandat kryesore kriminale në Shqipëri, konkretisht bandën e Lushnjes të drejtuar Aldo Bare, bandën e Cërrikut të drejtuar nga Met Bozi dhe Roland Xhepexhiu, bandën e Durrësit të drejtuar nga Lul Berisha si dhe bandën e drogës së Met Kananit, i dënuar në SHBA për trafik droge.
Gjithashtu, Anton Martini ka hetuar edhe Arben Frrokun, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj. Martini ka regjistruar edhe dosjen e famshme ?339?, për Avdyljat në Shijak, nga e cila doli edhe çështje blerjes së votave.
Anton Martini ka pasur në duart edhe dosjen e Lazaratit. Në dhjetor të 2015-ës ai kërkoi 110 vite burg për Gate Mahmuatajn dhe bandën e tij të drogës.
Së fundmi, Martini ka pasur në duar një tjetër dosje të nxehtë, atentatin ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja, ku humbi jetën shoferi i tij si dhe u plagos i ?forti? i Shijakut Landi Muharremi, i quajtur më parë Pëllumb Muharremi si dhe i njohur si ?Rrumi?. /CNA.al
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra, ...
Komisioni i Pavarur i Kuliafikimit ka shkarkuar sot nga dety...
Komisioni i Pavarur i Kulifikimit ka shkarkuar nga detyra, p...
Nga Edmond Hoxhaj*Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA i ka rrë...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra g...
Komisioni i Pavarurr i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë ...
KPK ka konfirmuar në detyrë Lindia Zgurin, prokuroren e Prok...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot nga dety...
Prokurori Bardhyl Shehu, në vitin 2009 u shkarkua nga Prokur...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e Komi...
Merkato e shit-blerjes së gjyqtarëve është dëmtuar rëndë nga...
Prokurorja Ajola Ymeri (Premçi), që nga Dhjetori i vitit 201...
Dosja e 184 ka kaluar në duar të disa prokurorëve, pas ping-...
Gjyqtarja Rezarta Paja (Aliu), po hetohet nga Vettingu që pr...
Dosja e 184 ka kaluar në duar të disa prokurorëve, pas ping-...
Në shtator 2019, Rifat Kojku u emërua në krye të Prokurorisë...
Bëmat dhe skandalet e njerëzve të drejtësisë nuk kanë të mba...
Me 16 Dhjetor 2020, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka n...
Gilda Hoxha (Llambraj), ushtron detyrën e gjyqtares pranë Gj...
Prokurori Ylli Pjetërnikaj ishte një nga tetë kandidatët për...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...