web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga pasuria tek dosjet gjyqësore/ Gjyqtarja prej tre muajsh nën hetim

12 Mars 2021, 14:14, Vetingu CNA

Me 16 Dhjetor 2020, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka njoftuar se ka nisur rivlerësimin e gjyqtarës së Dibrës Nertila Kape.

Kjo e fundit e ka nisur karrierën në Tiranë dhe prej pesë vitesh, pran në vitin 2016 është transferuar në Dibër. Gjyqtarja Kape është e panjohur për opinionin publik

Sa i përket pasurisë, gjyqtarja Nertila Kape ka hyrë në sistemin e drejtësisë, me disa patundshmëri në emër të saj dhe bashkëshortit.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga gjyqtarja Nertila Kape, sipas të dhënave të ILDKPKI-së.

Viti 2014 (Deklarata fillestare)
Bashkëpronësi mbi tokën bujqësore me sip 10 630 m2 në Petrushë, Pogradec.
Llogari bankare me vlerë 58 23 lekë.
Dhënë hua 2 000 dollarë, të dhuruar nga prindërit.
Dhënë hua hllës, 500 000 lekë.
Gjendje cash, 4 500 euro.
Kursime 2 000 euro.
Dhuratë nga prindërit 2 500 euro.
Shpërblim si candidate për shkollën e Magjistraturës, 471 852 lekë.
Pasuria e deklaruar nga bashkëshorti Erlin Kape.
Bashkëpronësi mbi tokën bujqësore me sip 11 850 m2 dhe 300 m2 tokë trual në fshatin Tren, Devoll.
Autoveturë Volsvagen Golf 1 000 euro.
Llogari bankare me vlerë, 22 523 90 lekë.
Llogari rrjedhëse, 547 lekë.
Paga nga lista e pritjes sipas statusit të nëpunësit civil, 441 171 lekë.

Viti 2014 (Deklarata vjetore)
Llogari bankare e subjektit deklarues me vlerë 731 95 lekë.
Pakësuar gjendja cash e subjektit deklarues me 1 000 euro për blerje makine, mbetur gjendje 3 500 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Tiranë, 87 457 lekë.
Llogari bankare e bashkëshortit, 10 018 46 lekë.
Paga nga lista e pritjes sipas statusit të nëpunësit civil, 98 14 2 lekë.

Viti 2015
Llogari bankare e subjektit deklarues me vlerë 19 375 80 lekë.
Shtuar gjendja cash me 2000 euro. Në total gjendja, 5 500 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Tiranë, 998 006 lekë.
Llogari bankare e bashkëshortit në shumat 6 493 74 lekë dhe 30 557 03 lekë.
Bashkëshorti ka shitur automjetin Volsvagen Golf, 200 000 lekë.
Gjendja cash e bashkëshortit, 200 000 lekë.
Paga nga lista e pritjes sipas statusit të nëpunësit civil, 26 482 80 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit nga puna në një kompani private, 195 360 lekë.
Të ardhura të bashkëshorti nga një vendim gjyqësor, 18 600 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit nga dhurata e nënës në shumën 10 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit nga dhurata e nënës në shumën 10 000 lekë.

Viti 2016
Llogari bankare e subjektit deklarues me vlerë 37 31.17 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Tiranë dhe në Dibër, 547 934 lekë dhe 478 400 lekë.
Llogari bankare e bashkëshortit, 1 052 434 14 lekë.
Gjendje cash e bashkëshortit, 40 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit nga puna në një kompani private, 43 512 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit nga puna si economist në zyrë kontabiliteti, 20 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit si specialist program në qendrën e administratës tatimore dhe doganore, 155 706 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit nga ekzekutimi i një vendimi gjykate, 1 046 600 lekë.

Viti 2017
Llogari bankare e subjektit deklarues, 10 892 26 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Dibër, 1 158 757 lekë dhe dieta 29 000 lekë.
Pakësuar gjendja cash e subjektit deklarues me 1500 euro.
Gjendje cash e subjektit deklarues, 4 000 euro.
Llogari bankare e bashkëshortit, 1 350 147 14 lekë.
Derdhur në llogarinë e bashkëshortit nga një shoqëri përmbarimore, 23 600 lekë.
Llogari e pagës së bashkëshortit, 775 898 lekë.
Pakësuar gjendja cash e bashkëshortit me 20 000 lekë.
Gjendja cash e bashkëshortit, 20 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit si specialist programi në qendrën e administratës tatimore dhe doganore, 312 980 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit si Drejtor programi në qendrën e administratës tatimore dhe doganore, 462 918 lekë.

Viti 2018
Shtuar në llogarinë bankare të subjektit deklarues, 32 459 27 lekë.
Llogari bankare e subjektit deklarues, 43 351 53 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Dibër, 1 039 019 lekë dhe dieta nga pjesëmarrja në një aktivitet në Mal të Zi 22 391 42 lekë dhe nga raporti mjekësor, 56 213 lekë.
Shtuar gjendja e llogarisë bankare të bashkëshortit, 240 145 9 lekë.
Llogari bankare e bashkëshortit me vlerë, 1 590 293 04 lekë.
Shtuar gjendja cash e bashkëshortit me 30 000 lekë.
Gjendja cash e bashkëshortit, 50 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit si Drejtor programi në qendrën e administratës tatimore dhe doganore, 930 537 lekë./CNA.al





Lajmet e fundit nga