Huatë nga prindërit “fundosin” gjyqtaren Alma Hicka
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra g...
Nga Edmond Hoxhaj*
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA i ka rrëzuar si të pabazuar pretendimet e ish-këshilltares ligjore pranë Gjykatës së Lartë, Elona Kana, për të cilën Komisioni vendosi më 3 shkurt 2020 të ndërpresë procesin e rivlerësimit dhe i hoqi të drejtën për t?u emëruar në institucionet e drejtësisë për një periudhë 15-vjeçare.
Kana pretendonte në ankim se ishte larguar nga Shkolla e Magjistraturës dhe nuk kishte dhënë dorëheqje sipas nenit G të Kushtetutës. Sipas saj për këtë rast kishte boshllëk ligjorë dhe KPK nuk do duhej të dilte me vendim.
Trupi gjykues i KPA, i kryesuar nga Ina Rama, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtarë Albana Shtylla, Natasha Mulaj dhe Ardian Hajdari, i kujton Kanës në vendimin e zbardhur se vendi në Shkollën e Magjistraturës e kishte marrë si këshilltare ligjore e Gjykatës së Lartë.
Përkundër pretendimit të saj se kishte boshllëk, ishte parashikuar shprehimisht në ligj se për këshilltarët që nuk e kalonin procesin, ndërpritej edhe mundësia e vijimit të Shkollës së Magjistraturës.
Elona Kana, në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve ka ushtruar detyrën e këshilltares ligjore në Gjykatën e Lartë.
Në maj të 2018-ës, ajo iu nënshtrua testimit për vlerësimin e aftësive profesionale për subjektet e rivlerësimit ex officio, të zhvilluar nga Shkolla e Magjistraturës. Pas kalimit me sukses të testimit, Kana zgjodhi të ndjekë programin e formimit fillestar në Shkollën e Magjistraturës, në profilin ?gjyqtar?.
Pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi përfundimin e hetimit administrativ për të tria kriteret e vlerësimit për Kanën, e ftoi atë në seancë dëgjimore.
Në seancën dëgjimore të zhvilluar më 2 tetor 2019, Elona Kana kërkoi përjashtimin e relatores së çështjes, Xhensila Pine, kërkesë që u rrëzua si e pabazuar në ligj e prova nga një trupë tjetër gjyqësore e KPK.
Kana ngriti dyshime për ndikim politik të Pines në qëndrimin ndaj saj, duke u shprehur se relatorja e çështjes ishte zgjedhur nga Partia Demokratike. Ajo e lidhi ndikimin politik me funksionin e bashkëshortit të saj, Denar Biba si nënkryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Gjithashtu, Kana e mbështeti kërkesën edhe me ndjesinë e saj se nuk ishin marrë parasysh provat dhe dokumentet e dorëzuara në lidhje me udhëtimet e punës, si dhe të ardhurat.
Pak ditë pas seancës dëgjimore, subjekti i rivlerësimit i paraqiti Këshillit Drejtues dhe Drejtorit të Shkollës së Magjistraturës dorëheqjen me shkrim nga vazhdimi i mëtejshëm i procesit akademik, duke vënë në dijeni edhe Komisionin për këtë veprim të sajin.
KPK riçeli hetimin për verifikimin e dorëheqjes duke e thirrur sërish Kanën në seancë dëgjimore më 30 janar 2020, për t?u dëgjuar. Pasi subjekti zgjodhi të mos ishte e pranishme, Komisioni e zhvilloi seancën dëgjimore në mungesë të saj dhe vendosi të ndërpresë procesin e rivlerësimit kalimtar dhe t?i heqi të drejtën për emërimin e saj në pozicione të caktuara në institucionet e drejtësisë për një periudhë 15-vjeçare.
Në ankim, Kana pretendon se vendimi i Komisionit është i paligjshëm dhe i paarsyetuar dhe se vjen në kundërshtim me parimet e përgjithshme të të drejtave dhe lirive të parashikuara nga Kushtetuta dhe nga KEDNj-ja.
Ajo e konsideron të gabuar zbatimin në rastin e saj, të pikës 2 të nenit G të Aneksit të Kushtetutës, që parashikon sanksionin për ndalimin e emërimit në sistemin e drejtësisë për një periudhë 15-vjeçare, kur subjekti i rivlerësimit dorëhiqet.
Subjekti i rivlerësimit, pretendon se Komisioni gjendej përpara një boshllëku ligjor dhe se ishte në pamundësi për të dhënë vendim përfundimtar, pasi në momentin e dorëheqjes, ajo ka qenë studente e Shkollës së Magjistraturës dhe nuk gëzonte asnjë status tjetër në kuptim të legjislacionit.
Kana argumenton se nuk ka dhënë dorëheqjen nga detyra e ndihmëses ligjore në Gjykatën e Lartë në kuptim të nenit G të Aneksit të Kushtetutës, ku parashikohet sanksioni që i heq subjektit të rivlerësimit të drejtën e emërimit në institucionet e drejtësisë. Ajo thekson se është larguar nga detyra në zbatim të nenit 165 të ligjit nr. 96/2016 ?Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë?, ku parashikohen dispozitat kalimtare për ndihmësit ligjorë.
Kana pretendon se, në rastin e saj, as Kushtetuta dhe as legjislacioni nuk ka parashikuar se çfarë vendimi do të duhet të marrin institucionet e rivlerësimit për ndihmësit ligjorë të Gjykatës së Lartë, apo për subjekte të tjera që vazhdojnë Shkollën e Magjistraturës, kur dorëheqjen nga detyra për shkak të së cilës u bënë subjekte rivlerësimit. Sipas saj, Komisioni e kishte të pamundur për të dhënë vendim pasi ajo nuk gëzonte asnjë status pas dorëheqjes së dhënë.
Pasi analizon procedurën e ndjekur në Komsion për rivlerësimin e Kanës, Kolegji sjell në vëmendje se ndihmësit ligjorë të Gjykatës së Lartë përfshihen në kategorinë e subjekteve që i nënshtrohen procesit të rivlerësimit ex officio, në vijim të parashikimeve kushtetutese dhe ligjore, ashtu si gjyqtarët dhe prokurorët.
?Në mënyrë të shprehur, ligjvënësi i ka kategorizuar ndihmësit ligjorë të Gjykatës së Lartë si subjekte të rivlerësimit?, vëren Kolegji.
Trupi gjykues i KPA, argumenton se subjektet e rivlerësimit ex officio, ndër të cilat edhe Kana, përfituan lehtësira ligjore për të ndjekur programin e trajnimit dyvjeçar në Shkollën e Magjistraturës.
Ndryshe nga procedura e zakonshme e programit trevjeçar që ndjek Shkolla e Magjistraturës për studentët që vijnë nga jashtë sistemit, për këshilltarët dhe ndihmësit ligjorë është përcaktuar të jetë dy vjet. Këto subjekte rivlerësimi, nuk përfitojnë bursë sikurse ndodh në rekrutimet e zakonshme, por marrin pagë barabartë me atë të pozicionit të tyre respektiv.
?Ligji nr. 96/2016, në nenin 165 nuk parashikon humbjen e cilësisë së subjektit të rivlerësimit ex officio për shkak të ndjekjes së programit të formimit profesional në Shkollën e Magjistraturës, përkundrazi. Gjuha dhe fryma e dispozitave që rregullojnë procesin e rivlerësimit, dhe sidomos neni 165, pika 8 e ligjit nr. 96/2016, përcaktojnë që moskalimi me sukses i procesit të rivlerësimit përbën shkak për ndërprerjen e programit akademik në Shkollën e Magjistraturës?, evidentohet në vendim.
Trupi gjykues vëren se, përkundër nga çfarë pretendon Kana, gjatë procesit të rivlerësimit nuk ka paraqitur në asnjë moment kërkesë ku të parashtrojë pretendimin se nuk duhej t?i nënshtrohej procesit të rivlerësimit, pasi nuk përfshihej më në kategorinë e subjekteve të rivlerësimit duke qenë se ishte studente pranë Shkollës së Magjistraturës.
Kolegji konstaton se akti i dorëheqjes nga Kana para vitit të dytë të programit të formimit fillestar në Shkollën e Magjistraturës ka ndodhur pas ndërprerjes së seancës dëgjimore, që është një fazë që i paraprin marrjes së vendimit nga ana e Komisionit.
?Në rast se këto subjekte vendosin të mos i nënshtrohen këtij procesi, atëherë ata përjashtohen nga mundësia e emërimit në disa prej organeve të drejtësisë, për një periudhë 15-vjeçare, sipas përcaktimeve në pikën 2 të nenit G të Aneksit të Kushtetutës?, konstaton Kolegji.
KPA e quan të pabazuar edhe pretendimin tjetër të Kanës se, ndalimi për 15 vite cënon të drejtën kushtetuese për punë, si dhe është në kundërshtim me parimin e proporcionalitetit pasi KPK ka vendosur masë penalizuese të njëtrajtshme për cilindo subjekt kur ndërpritet procesi i rivlerësimit, pa marrë parasysh specifikat rast pas rasti.
Kana ankohet edhe mbi formulimin e nenit G të Aneksit të Kushtetutës, duke pretenduar se bie ndesh me parimet e shtetit të së drejtës pasi parashikon një dënim fiks, shumë herë më të rëndë se dënimi penal dhe se në mënyrë jo proporcionale vendos trajtim të barabartë për subjekte krejtësisht të pabarabarta.
Kolegji thekson se kushtetutshmëria e parimeve mbi të cilat është bazuar procesi i rivlerësimit, nuk është objekt diskutimi i kësaj çështjeje. Në vijim, duke ju referuar edhe jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese, trupi gjykues vlerëson se parashikimi i nenit G të Aneksit të Kushtetutës është i qartë në frymën dhe gjuhën e tij, ku parashikohet se dhënia e dorëheqjes sjell ndërprerjen e procesit të rivlerësimit dhe sanksionon ndalimin prej 15 vitesh për të kryer detyra të caktuara në sistemin e drejtësisë.
Trupi gjykues i KPA vëren se në dritën e qëllimit për të cilin është ngritur sistemi i rivlerësimit, ndalimi i ushtrimit të detyrave në sistemin e drejtësisë për 15 vjet, nuk është disproporcional, për sa kohë shteti legjitimohet të sanksionojë ndalime të caktuara në fusha të caktuara të funksioneve publike.
Në vendim thuhet se pretendimi i subjektit bie ndesh edhe me kriteret e përcaktuara nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, GjEDNj-ja dhe sillet në vëmendje çështja ?Niadin kundër Rumanisë?.
?Gjykata vëren se shteti nuk ka vendosur ndalime mbi punësimin e ardhshëm të kërkuesit?, citohet argumenti i GjEDNj në vendimin e KPA.
Më tej, trupi gjykues i Kolegjit vëren se nga ana e Komisionit rezulton të jenë respektuar parimet e procesit të rregullt ligjor, duke i dhënë mundësinë subjektit të rivlerësimit për të ushtruar të drejtat bazuar në parimin e kontradiktorialitetit, për t?u dëgjuar dhe për t?u mbrojtur, përpara marrjes së vendimit.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra g...
Komisioni i Pavarurr i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë ...
KPK ka konfirmuar në detyrë Lindia Zgurin, prokuroren e Prok...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot nga dety...
Prokurori Bardhyl Shehu, në vitin 2009 u shkarkua nga Prokur...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e Komi...
Merkato e shit-blerjes së gjyqtarëve është dëmtuar rëndë nga...
Prokurorja Ajola Ymeri (Premçi), që nga Dhjetori i vitit 201...
Dosja e 184 ka kaluar në duar të disa prokurorëve, pas ping-...
Gjyqtarja Rezarta Paja (Aliu), po hetohet nga Vettingu që pr...
Dosja e 184 ka kaluar në duar të disa prokurorëve, pas ping-...
Në shtator 2019, Rifat Kojku u emërua në krye të Prokurorisë...
Bëmat dhe skandalet e njerëzve të drejtësisë nuk kanë të mba...
Me 16 Dhjetor 2020, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka n...
Gilda Hoxha (Llambraj), ushtron detyrën e gjyqtares pranë Gj...
Prokurori Ylli Pjetërnikaj ishte një nga tetë kandidatët për...
Për gjyqtaren e Sarandës, Ketra Bajrami procesi i verifikimi...
Paniku nga Vettingu ka bërë që një numër jo i vogël i gjyqta...
Paniku nga Vettingu ka bërë që një numër jo i vogël i gjyqta...
Për gjyqtaren e Sarandës Ketra Bajrami procesi i verifikimi...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...