Freedom House: Demokracia amerikane në krizë akute
Shtetet e Bashkuara përballen me një krizë akute të demokrac...
Presidenti Joe Biden do t’i bashkohet virtualisht të enjten konferencës së udhëheqësve të Bashkimit Evropian ndërsa palët po përpiqen të rregullojnë marrëdhëniet mes tyre pas katër vitesh të vështira gjatë administratës së ish-Presidentin Donald Trump.
Shumë udhëheqës evropianë ndoqën me shqetësim vendimet e zotit Trump për të tërhequr Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja e Parisit mbi ndryshimet klimatike dhe marrëveshjen bërthamore me Iranin, vendosjen e tarifave mbi mallrat e BE-së si dhe refuzimin ndaj institucioneve shumëpalëshe që Uashingtoni kishte mbështetur prej dekadash.
“Jemi të kënaqur të mirëpresim presidentin amerikan në takimin e Këshillit Evropian të kësaj jave“, shkruante në Twitter Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, i cili kryeson samitin.
“Kam ftuar Presidentin amerikan të na bashkohet që të ndajë pikëpamjet e tij mbi bashkëpunimin tonë në të ardhmen. Është koha për të rindërtuar aleancën tonë transatlantike“, shkruante ai më tej.
Sipas një zëdhënësi të Bashkimit Evropian, hera e fundit që një president amerikan i është drejtuar një takimi të nivelit të lartë të BE-së ishte në vitin 2009, edhe pse Evropa dhe Shtetet e Bashkuara kanë mbajtur takime të rregullta në kuadër të NATO-s.
Krerët e BE-së do të takohen virtualisht të enjten dhe të premten për të diskutuar rreth çështjeve të tilla si vaksinat, Rusia, Turqia dhe politika industriale. Zëdhënës i BE-së tha se Presidenti Biden pritet t’i bashkohet samitit të enjten.
Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë thuhej se zoti Biden “do të diskutojë me udhëheqësit e Bashkimit Evropian mbi nevojën e rigjallërimit të marrëdhënieve SHBA-BE, të punojnë së bashku për të luftuar pandeminë dhe për të trajtuar çështjet e ndryshimit të klimës e për të thelluar marrëdhëniet tregtare dhe investimet”.
Presidenti Biden do të diskutojë rreth Kinës e Rusisë me udhëheqësit e 27 vendeve të BE-së, të cilët e kanë mirëpritur presidencën e tij si një mundësi për të forcuar përparësitë e bllokut mbi të drejtat e njeriut dhe ngrohjen globale.
Megjithatë diplomatët thonë se qëndrimi i ashpër i SHBA-së ndaj Kinës, nxitja që Gjermania po i bën përfundimit të projektit të gazsjellësit me Rusinë dhe këmbëngulja amerikane që evropianët të shpenzojnë më shumë për mbrojtjen, do të vazhdojnë të jenë çështje të nxehta./ VOA
Shtetet e Bashkuara përballen me një krizë akute të demokrac...
Policia në Norvegji tha se ka nisur të marrë në pyetje kryem...
Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, mori të martën det...
Administrata e Presidentit Joe Biden është përpjekur për jav...
Në Shqipëri, java e fundit (16 Mars-22 Mars) shënoi një përm...
Presidenti rus Vladimir Putin do të marrë sot “live” vaksinë...
Një person i armatosur ka vrarë 10 vetë, përfshirë një ofice...
Për shkak të rritjes së numrit të infektimeve, Gjermania rik...
Ditën e sotme ka ndodhur një ngjarje fatale në Kanada ku një...
Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë e ka mirëpritur zgjed...
Ministrat e jashtëm të BE-së që u takuan të hënën në Bruksel...
Me 67 vota, parlamenti i Kosovës, miratoi në një seancë të j...
Kryeministri Benjamin Netanyahu ka deklaruar fitoren ndaj CO...
Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi në seancën e së hënës...
Ditën e sotme është zhvilluar seanca plenare për formimin e ...
Ish presidenti i SHBA, Donald Trump po planifikon të riktheh...
Shkencëtarët që po studiojnë origjinën e virusit që shkakton...
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 827 të i...
Provat në Shtetet e Bashkuara tregojnë se vaksina AstraZenec...
Disa ditë me shira të dendura kanë bërë që lumenjtë të fryhe...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...