web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përmbytjet në Australi/ Shpërngulen mijëra banorë

22 Mars 2021, 11:32, Kosova & Bota CNA

Disa ditë me shira të dendura kanë bërë që lumenjtë të fryhen dhe rezervuarët të tejkalojnë kapacitetet mbajtëse në rrethinat e kryeqytetit, Sidnej, në rajonin e Queensland apo dhe në New South Wales.

Rreth 18 mijë australianë janë detyruar të shpërngulen pas përmbytjeve në bregun lindor, rajon në të cilin banon një e treta e popullsisë së Australisë. Autoritetet kanë bërë thirrje për kujdes teksa fatmirësisht nuk ka pasur viktima.

Zyrtarët australianë kanë thënë se situata e pazakontë që po ndodh aktualisht nuk është parë prej së paku 50 vite dhe shirat mund të vijojnë gjatë gjithë javës. Për këtë Emergjencat civile kanë kryer së paku 750 ndërhyrje kërkim-shpëtimi duke ndihmuar kryesisht qytetarë të ngecur nëpër makina./CNA.al





Lajmet e fundit nga