Nis vaksinimi i mjekëve të Kosovës, sot do të marrin dozën e parë në Kukës 250 mjekët e parë
Sot do të nisë vaksinimi i mjekëve të spitaleve COVID nga Ko...
Franca dhe Polonia kanë rivendosur masat e izolimit të pjesshëm, ndërsa Gjermania ka paralajmëruar se do të veprojë njëjtë, pas një rritjeje të numrit të të infektuarve me koronavirus.
Masat e reja franceze kanë prekur rreth 21 milionë njerëz në 16 rajone, përfshirë kryeqytetin Paris. Autoritetet kanë frikë nga një valë e tretë e të infektuarve me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19. Izolimi i pjesshëm hyri në fuqi në mesnatën e së premtes (19 mars).
Masat e reja parashohin kufizime në trafik, mbylljen e bizneseve jo thelbësore, por shkollat mbeten të hapura, së bashku me parukierët nëse ndjekin një “protokoll të veçantë të higjienës”. Franca ka raportuar më shumë se 4.2 milionë të infektuar që nga fillimi i pandemisë dhe gati 92.000 vdekje të lidhura me sëmundjen COVID-19, sipas të dhënave të Universitetit ?Johns Hopkins në Shtetet e Bashkuara.
Në Poloni, dyqanet jo-thelbësore, hotelet, objektet kulturore dhe sportive do të mbyllen për tre javë. Ky vend ka shkallën më të lartë të të infektuarve në baza ditore që nga nëntori. Polonia ka shënuar më shumë se dy milionë të infektuar dhe gati 49.000 vdekje, sipas Johns Hopkins.
Rastet me koronavirus po shënojnë rritje edhe në Gjermani. Kancelarja, Angela Merkel, ka paralajmëruar se ka të ngjarë që vendi do të duhet tani të zbatojë masat e një “frenimi emergjent”.
Gjermania tha të premten se e ka klasifikuar Poloninë fqinje si vend me rrezik të lartë. Kjo do të thotë se që nga e diela kushdo që kalon kufirin nga Polonia duhet të ketë një test negativ të koronavirusit.
Imunizimi kundër COVID-19 në vendet e Bashkimit Evropian ka ngecur për shkak të vonesave në shpërndarjen e vaksinave por edhe për arsye se disa vende evropiane e pezulluan përdorimin e vaksinës se Oxford-AstraZeneca kundër COVID-19, për shkak të frikës nga efektet anësore të mundshme.
Autoriteti shëndetësor i Finlandës ka njoftuar një pezullim në përdorimin e vaksinës që do të zgjasë të paktën një javë.
Zyrtarët kanë thënë se kjo është një masë paraprake pasi u raportua për mpiksje të gjakut te dy pacientë që ishin injektuar me këtë vaksinë, raporton BBC.
Ndërkohë, Suedia, Danimarka dhe Norvegjia thanë të premten se u duhej më shumë kohë për të vendosur nëse do të rinisnin vaksinimet me vaksinën e AstraZeneca-s.
Gjermania, Italia, Franca, Spanja dhe Holanda janë ndër vendet që kanë rifilluar fushatat e tyre të vaksinimit me AstraZeneca. Autoritetet shëndetësore në Francë kanë rekomanduar që vaksina t’u ofrohet vetëm njerëzve të moshës 55 vjeç e lart.
Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) rishikoi sigurinë e kësaj vaksine pasi 13 vende evropiane pezulluan përdorimin e saj për shkak të frikës nga një lidhje me mpiksjen e gjakut.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u ka kërkuar vendeve të vazhdojnë përdorimin e vaksinës AstraZeneca.
Të premten, ekspertët në OBSH thanë se vaksina kishte “potencial të jashtëzakonshëm për të parandaluar infektimin dhe për të zvogëluar vdekjet në të gjithë botën”.
Udhëheqës të tjerë evropianë janë përpjekur të sigurojnë qytetarët se imunizimi me vaksinën e Oxford-AstraZeneca është i sigurt.
Kryeministri Italian, Mario Draghi, 73 vjeç, tha se ai do të bënte me gëzim vaksinën, por “ende nuk e kishte bërë një rezervim”.
Homologu i tij francez, 55-vjeçari Jean Castex, të premten, mori një dozë të vaksinës së AstraZeneca-s./rel
Sot do të nisë vaksinimi i mjekëve të spitaleve COVID nga Ko...
Bjorn Gercke ende pa filluar mirë paraqitjet e dëshmive për ...
Presidenti Joe Biden tha se “urrejtja nuk mund të gjejë stre...
Shtetet e Bashkuara thonë se kanë zhvilluar “diskutime serio...
Sipas raportit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Kosov...
Autoritetet Greke kanë lehtësuar masat anti-Covid dhe mediat...
Administrata e Presidentit Biden filloi të enjten bisedimet ...
Ligjvënësit spanjollë kanë votuar për ta bërë shtetin e tyre...
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin tha të enjten se ishte ga...
Franca dhe Italia do të rinisin vaksinimin në popullatë me v...
Pesë persona kanë ndërruar jetë dhe 704 raste pozitive me CO...
Kompania farmaceutike amerikane Moderna ka filluar testimin ...
Varianti B.1.1.7 e bën virusin Corona më të rrezikshëm dhe m...
Presidenti Joe Biden thotë se ai është i habitur nga kundërs...
Presidenti Joe Biden tha se Presidenti Vladimir Putin do të ...
Shefja e krahut ekzekutiv të Bashkimit Evropian kritikoi të ...
Presidentja në detyrë e Kosovës Vjosa Osmani ka komentuar mb...
Shumë vende të Bashkimit Evropian kanë pezulluar vijimin e v...
Ditën e sotme Kosova ka regjistruar rritje të numrit të të ...
Sipas një raporti të zbulimit amerikan të publikuar të martë...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...