"Të pështysh veten në fytyrë"/ Besa Shahini sulmon Vjosa Osmanin
Presidentja në detyrë e Kosovës Vjosa Osmani ka komentuar mb...
Shefja e krahut ekzekutiv të Bashkimit Evropian kritikoi të mërkurën prodhuesin anglo-suedez të vaksinave AstraZeneca, duke e akuzuar kompaninë farmaceutike për shtyrje të fushatës së vaksinimit kundër koronavirusit në Evropë. Ajo paralajmëroi se Bashkimi Evropian po peshon mundësinë e ndalimit të eksporteve, si masë për të siguruar furnizim me vaksina.
“AstraZeneca fatkeqësisht ka nën prodhim dhe ka dështuar të përmbushë deyrimet e saj, dhe kjo, e them me dhimbje, ka ulur shpejtësinë e fushatës së vaksinimit“, u tha gazetarëve Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Ajo shtoi se kompania u zotua fillimisht të jepte 90 milionë doza vaksinash në tre muajt e parë të 2021, por më vonë tha se mund të siguronte vetëm 40 milionë, dhe së fundmi vetëm 30 milionë.
Krahas kritikave për dërgesa të ngadalta nga ana e saj, veçanërisht në Evropë, AstraZeneca po përballet gjithashtu me njoftimet se vaksina e saj shkakton mpiksje të rrezikshme të gjakut tek disa persona. Por vetë kompania dhe entet rregullatore ndërkombëtarë thonë se nuk ka prova se vaksina ka qenë shkaktare e këtyre efekteve anësore.
Disa vende, mes tyre Gjermania, Franca, Italia dhe Spanja e kanë pezulluar përdorimin e vaksinës së AstraZeneca-s.
Agjencia Evropiane e Barnave këmbënguli të martën se nuk ka “asnjë të dhënë” se vaksina shkakton mpiksje të gjakut. Zonja von der Leyen tha të mërkurën se ajo “beson tek AstraZeneca, dhe tek vaksinat”.
Vaksina e kompanisë AstraZeneca është një ndër tre vaksinat që po përdoren për fushatat e imunizimit në kontinentin evropian. Por shqetësimet e përshkallëzuara lidhur me sigurinë e saj janë një tjetër pengesë ndaj procesit të vaksinimit në vendet e BE-së, proces që është përfshirë nga mungesat në furnizime e pengesa të tjera çka ka bërë që blloku të mbetet shumë pas fushatave të imunizimit në Britani dhe SHBA.
Për tremujorin e dytë të vitit 2021, tha zonja van der Leyen, AstraZeneca do të dorëzojë vetëm 70 milionë doza, më pak se gjysma e 180 milionë dozave që ishte “e detyruar të dorëzonte sipas kontratës”.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se në marrëveshjen paraprake për blerjen e vaksinave mes BE-së dhe AstraZeneca-s, figurojnë dy vende në Mbretërinë e Bashkuar ku po prodhohet vaksina. Ajo shtoi se “Ne jemi ende duke pritur që dozat të vijnë nga Britania e Madhe”.
Zonja Von der Leyen gjithashtu vuri në dukje se BE-ja ka eksportuar rreth 41 milionë doza vaksinash në vendet e tjera. “Por zgjidhja duhet të vijë nga të dyja drejtimet dhe kjo është arsyeja pse ne duhet të sigurojmë që ka reciprocitet dhe përgjigje të njëjtë në sasi“, tha ajo.
“Nëse situata nuk ndryshon, ne do të na duhet të reflektojmë se si t’i bëjmë eksportet në vendet prodhuese të vaksinave, të jenë të varura nga qasja e këtyre vendeve“, shtoi ajo, por pa përmendur asnjë vend.
Ajo tha se synimet e BE-së janë që të vaksinojë 70 për qind të popullës së rritur të saj deri në shtator./voa
Presidentja në detyrë e Kosovës Vjosa Osmani ka komentuar mb...
Shumë vende të Bashkimit Evropian kanë pezulluar vijimin e v...
Ditën e sotme Kosova ka regjistruar rritje të numrit të të ...
Sipas një raporti të zbulimit amerikan të publikuar të martë...
Gjatë një intervistë për BFM-TV, kryeministri francez Jean C...
Tetë persona kanë mbetur të vrarë në tri qendra të saunës dh...
Presidenti i SHBA Joe Biden tha të martën se Shtetet e Bashk...
Rregullatori i barnave i Bashkimit Evropian tha se mbetet “p...
Kufizime më të forta që synojnë frenimin e infeksioneve të k...
Vijon ulja e numrit të të infektuarve dhe viktimave nga Covi...
Sapo është bërë publike biseda telefonike mes ish-Presidenti...
Vaksinimi i popullatës kundër COVID-19 ka rritur shpresat se...
Gjermania ka pezulluar përdormin përdorimin e vaksinës ndaj ...
Pas Gjermanisë, edhe Franca i është bashkuar shteteve të ci...
Për miliona qytetarë të Italisë nis nga e hëna përsëri një b...
Dr. Anthony Fauci, këshilltari kryesor i presidentit amerika...
Në zgjedhjet vendore në Nikshiq garuan 4 koalicione dhe 2 pa...
Shtatëdhjetë e pesë vjet më parë, vetëm disa muaj pas përfun...
Dr. Anthony Fauci, këshilltari kryesor i presidentit amerika...
Presidenca portugeze e Bashkimit Evropian dhe Komisionerja p...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...