Gjermania pezullon përdorimin e vaksinës AstraZeneca
Gjermania ka pezulluar përdormin përdorimin e vaksinës ndaj ...
Vaksinimi i popullatës kundër COVID-19 ka rritur shpresat se jeta dhe ekonomia mund të kthehen në normalitet. Por, në Kosovë vonesat e krijuara në fillimin e imunizimit të qytetarëve kundër koronavirusit, sipas përfaqësuesve të disa bizneseve, do të shkaktojnë edhe më shumë dëme dhe rimëkëmbja në ekonomi do të vonohet.
Sipas tyre, Kosova pritet t?i kthehet normalitetit e fundit në aspektin ekonomik krahasuar me shtetet e rajonit, pasi që ndryshe nga vendet fqinje, Kosova ende nuk ka filluar vaksinimin.
Në Kosovë, vaksinat ishte paralajmëruar të vinin në shkurt, por kjo nuk kishte ndodhur.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë më 11 mars se deri në fund të muajit pritet të arrijë kontingjenti i parë prej 33 mijë dozave të vaksinës nga programi, COVAX dhe menjëherë të fillojë vaksinimi i qytetarëve.
Përfaqësuesit nga Shoqata e Gastronomëve, Oda Hoteliere dhe Oda e Afarizmit të Kosovës në prononcimet dhënë për Radion Evropa e Lirë, thonë se humbjet e bizneseve po vazhdojnë, pasi disa kufizime në veprimtaritë e tyre, janë ende në fuqi.
Aktualisht orari i punës së operatorëve ekonomikë është nga ora 05:00 deri më 22:00.
Kryetari i Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK), Skender Krasniqi, thotë se bizneset po pësojnë nga neglizhenca e institucioneve të shtetit. Përveç ndihmës së vogël që iu ofrua bizneseve, autoritetet dështuan edhe në sjelljen e vaksinës në kohë, thotë ai.
Për t?u dalë në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve, në kuadër të Ligjit për rimëkëmbje ekonomike, Qeveria në detyrë e Kosovës, ka ndarë 222 milionë euro. Derisa në Pakon emergjente të Qeverisë së Kosovës në vlerë prej rreth 180 milionë eurosh, bizneset gëzuan një mbështetje financiare prej mbi 60 milionë euro.
?Mosaftësia e institucioneve tona që të sigurojnë më shpejt vaksinat është duke e dëmtuar edhe më shumë biznesin. Duke i vaksinuar sa më shpejt qytetarët tanë, atëherë krijohet mundësia që të ketë më pak kufizime?, thotë ai për REL.
Bizneset, shton Krasniqi, duhet të kenë një plan të qartë se kur do të fillojë dhe kur mendohet të përfundojë vaksinimi, për të llogaritur se kur mund të kthehen në realitet.
Sektori i gastronomisë ka qenë sektor i cili ka pësuar më së shumti humbje financiare që nga 13 marsi i vitit të kaluar, kur edhe nisën së zbatuari masat emergjente për parandalimin e koronavirusit. Në atë kohë, për dy muaj u mbyll komplet sektori i gastronomisë.
Arian Vrainca nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thotë se vonesat në vaksinim do të ngadalësojnë rimëkëmbjen e këtij sektori, që siç thotë ai, ?ka shënuar humbje të mëdha?.
Sipas të dhënave të Administratës Tatimore të Kosovës, humbjet e bizneseve nga muaji mars deri në tetor 2020, janë mbi 1.2 miliard euro.
Sipas Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, në territorin e Kosovës, thuhet se Qeveria e Kosovës obligohet që të sigurojë për të gjithë qytetarët vaksina të mjaftueshme kundër koronavirusit të ri.
Shpenzimet për vaksinën kundër COVID-19 dhe për vaksinimin e detyrueshëm, sipas këtij ligji, i mbulon Qeveria e Kosovës nga buxheti i saj, nga donatorët apo përmes kredive që i merr shteti.
Vaksina e rikthen turizmin
Edhe bizneset e sektorit të turizmit në Kosovë kanë shënuar rënie të qarkullimit për shkak të masave kundër COVID-19. Kjo rënie është mbi 90 për qind, sipas kryetarit të Odës së Hotelerisë dhe Turizmit në Kosovë, Hysen Sogojeva.
Sipas tij, rimëkëmbja e këtij sektori, varet nga vaksinimi i popullatës, që siç thotë ai, është vonuar shumë.
?Shumica e shteteve kanë filluar vaksinimin dhe tash ato shtete që e kryejnë këtë do të marrin masa ndaj atyre që nuk kanë vaksinuar popullatën. Ne do të mbesim në atë pikë që edhe nëse na japin vizat, prapë do të jemi të mbyllur?, thotë Sogojeva.
Në Kosovë, bizneset kanë pësuar humbje të mëdha për shkak të masave që janë marrë nga Qeveria e Kosovës për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Sipas të dhënave të Administratës Tatimore të Kosovës, qarkullimi i bizneseve ka shënuar rënie të theksuar. Derisa, në janar te vitit 2020 qarkullimi i bizneseve ka qenë 815,402,903 euro, në janar 2021 ka qenë 363,625,827 euro.
Si pasojë e COVID-19, Fondi Monetar Ndërkombëtar, në raportin e fundit të publikuar në shkurt të këtij viti, ka vlerësuar se Kosova në vitin 2020 ka shënuar rënie të ekonomisë deri në 6 për qind.
Ndërkaq, ky mekanizëm financiar ndërkombëtar ka paraparë rritje ekonomike në vitin 2021 jo më shumë se deri në 4.5 për qind.
Në Kosovë gjatë ditëve të fundit është rritur numri i të infektuarve me COVID-19.
Që prej 13 marsit, 2020, e deri më 15 mars, 2021, Kosova ka regjistruar në total 77,827 raste me COVID-19. Prej tyre, 1,715 raste kanë përfunduar me fatalitet, ndërkaq 65,060 persona janë shëruar.
Raste aktive janë 11,058./rel
Gjermania ka pezulluar përdormin përdorimin e vaksinës ndaj ...
Pas Gjermanisë, edhe Franca i është bashkuar shteteve të ci...
Për miliona qytetarë të Italisë nis nga e hëna përsëri një b...
Dr. Anthony Fauci, këshilltari kryesor i presidentit amerika...
Në zgjedhjet vendore në Nikshiq garuan 4 koalicione dhe 2 pa...
Shtatëdhjetë e pesë vjet më parë, vetëm disa muaj pas përfun...
Dr. Anthony Fauci, këshilltari kryesor i presidentit amerika...
Presidenca portugeze e Bashkimit Evropian dhe Komisionerja p...
Gjendja me koronavirusin në Maqedoninë e Veriut po vjen duke...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin tha të shtunën s...
Certifikatat apo pasaportat e vaksinimit kundër koronavirusi...
Lidhja Demokratike e Kosovës ditën e sotme ka mbajtur zgjedh...
Instituti i Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka raportu...
Një gjë është e sigurt: E diela do të jetë një ditë zgjedhor...
Ashtu edhe siҫ dihej më herët, Lëvizja Vetëvendosje e udhëhe...
Ish-Presidentja e Bolivisw Janine Agnes është arrestuar pas ...
Pasi nisi proçesi i vaksinimit për mjekët në Shqipëri kryemi...
Vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Iz...
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë, raporton se...
Miliona doza të vaksinës së kompanisë AstraZeneca për korona...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...