“Jam i kërcënuar me jetë, si unë dhe familja ime”/ Flet ish i dënuari, akuza oficerit të policisë gjyqësore
Besmir Gjezari sot ka përfituar lirinë falë projektligjit ...
Besmir Gjezari sot ka përfituar lirinë falë projektligjit ...
Ashtu edhe si? dihej më herët, Lëvizja Vetëvendosje e udhëhequr nga Albin Kurti, fitoi thellë me rezultat 50.28 për qind të votave. E dyta renditet Partia Demokratike e Kosovës me 17 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës me 12.7 për qind, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.1 për qind dhe Lista Srpska me 5.09 për qind.
Përqinda e votave të fituara i siguron lëvizjes Vetëvendosja 58 deputetë, nga 120 sa ka gjithsej parlamenti i Kosovës. Partia Demokratike e Kosovës siguron 19 vende, Lidhja Demokratike e Kosovës 15 vende, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 8 vende dhe Lista Serbe 10 vende që në fakt janë edhe 10 vendet e garantuara për komunitetin serb. Dhjetë vende të tjera u takojnë partive politike të pakicave jo serbe.
Zhvillim e pa korrupsion
Rezultatet e zgjedhjeve të 14 shkurtit, lëvizja Vetëvendosje i cilësoi si referendum. “Me 50.28% qytetarët u deklaruan se regjimi i vjetër duhet të shkojë dhe vendit duhet t’i hapet perspektivë e re, me zhvillim e pa korrupsion, me mirëqenie e mirëqeverisje?, thuhet në reagimin e parë të Vetëvendosjes.
Pas ankesave në Panelin për Ankesa dhe parashtresa PZAP dhe Gjykatën Supreme, partia e boshnjakëve “Komuniteti i Bashkuar?, e udhëhequr nga Adrijana Hoxhiq”, humbi vendin në kuvend dhe në vend të saj hyri Unioni Socialdemokrat i udhëhequr nga deputetja e disa legjislaturave Duda Balje.
Edhe Iniciativa Rome, mbeti vetëm me një vend në kuvend. Pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve nga KQZ-ja në fillim të marsit, partitë e komuniteteve joserbe iu drejtuan Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, duke thënë se dy subjekte politike Komuniteti i Bashkuar i Adrijana Hoxhiq dhe Iniciativa Rome, kanë fituar vota në lokalitete të banuara me shumicë serbe dhe pikërisht për këtë shkak këto dy subjekte humbën nga një vend në parlament.
Thirrje për reformë zgjedhore
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve u bëri thirrje deputetëve të rinj që ta bëjnë reformën zgjedhore.
“Dua t’i drejtohem deputetëve të legjislaturës së ardhshme, subjekteve politike, që reformën zgjedhore të mos e lënë në udhëkryq, por t’ia japin rrugën e duhur. KQZ-ja është e gatshme që të japë kontributin e vetë profesional në këtë reformë”, tha Valdete Daka.
Pas certfikimit të rezultateve të zgjedhjeve, sipas Kushtetutës së Kosovës, fillon afati prej 30 ditësh për konstituimin e parlamentit të ri dhe zgjedhjen e kryetarit dhe kryesisë. Pastaj, presidenti i propozon parlamentit kandidatin për kryeministër nga lëvizja Vetëvendosje që është fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Nëse herën e parë kandidati për kryeministër nuk i siguron votat e mjaftueshme prej së paku 61 sosh për ta formuar qeverinë, atëherë presidenti brenda dhjetë ditësh duhet të emërojë një kandidat tjetër për kryeministër. Nëse as herën e dytë nuk formohet qeveria, atëherë presidenti është i obliguar të shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme. Sfida tjetër me të cilën do të përballet legjislatura e re është edhe zgjedhja e presidentit të vendit. Zgjedhja e presidentit kërkon dy të tretat e votave të parlamentit, përkatësisht 80 vota të deputetëve, që të paktën duhet të jenë të pranishëm në sallën e parlamentit gjatë votimit për president. Kandidate për presidente është Vjosa Osmani, e cila për tu zgjedhur në këtë post ka nevojë pos për votat e Vetëvendosjes edhe për votat e partive tjera. Edhe dështimi për të zgjedhur presidentin e ri mund të çojë vendin sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme. Sidoqoftë, lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti dhe Vjosa Osmani që aktuaisht është ushtruese e detyrës së presidentës e që në këto zgjedhje garoi me listën e Vetëvendosjes, i ftuan takime konsultative liderët e partive tjera, për të diskutuar lidhur me krijimin e institucioneve të reja. Këto takime janë paraparë të mbahen më 15 mars./DW
Ish-Presidentja e Bolivisw Janine Agnes është arrestuar pas ...
Pasi nisi proçesi i vaksinimit për mjekët në Shqipëri kryemi...
Vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Iz...
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë, raporton se...
Miliona doza të vaksinës së kompanisë AstraZeneca për korona...
Në fjalimin e tij të parë madhor televiziv të enjten mbrëma,...
Kosova ka pësuar sërish një numër të lartë infektimesh.Gjatë...
OBSH ka reaguar për situatën me vaksinën AstraZeneca, e cila...
Kosova pritet që shumë shpejt të bëhet vendi i radhës që hap...
Mes datave 5 dhe 7 mars kanë ndodhur incidente me armë në ku...
Situata e COVID-19 në Itali sa vjen dhe përkeqësohet më shum...
Presidenti Joe Biden shënoi një vit që kur pandemia e korona...
Japonia përkujtoi 10 vjetorin e rënies së një tërmeti masiv ...
Një gazetare në Ajova u shpall këtë javë e pafajshme për aku...
Greqia është goditur sërish nga një tjetër tërmet me magnitu...
Numri i të infektuarve me Covid-19 në Kosovë vazhdon të mbet...
Danimarka ka pezulluar përdorimin e vaksinës Oxford-AstraZen...
Agjensia Evropiane e Barnave “EMA” ka miratuar për përdorim ...
Zyrtarët e Bashkimit Evropian po kritikojnë marrëveshjen e I...
Presidenti Joe Biden udhëzoi administratën e tij të mërkurën...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...