Pas vendimit të EMA/ Franca dhe Italia rinisin vaksinimin e popullatës me AstraZeneca
Franca dhe Italia do të rinisin vaksinimin në popullatë me v...
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin tha të enjten se ishte gati të zhvillonte bisedime publike në internet me Presidentin amerikan Joe Biden të premten ose të hënën.
Duke folur në televizionin shtetëror zoti Putin, tha se ai ishte i gatshëm të diskutonte rreth marrëdhënieve bilaterale me Shtetet e Bashkuara si dhe çështje të tjera të tilla si konfliktet rajonale.
Presidenti rus tha se do të urdhërojë ministrinë e tij të jashtme të përgatisë bisedimet. Deklaratat e zotit Putin vijnë një ditë pasi Presidenti Biden tha se ai mendonte se udhëheqësi rus ishte një vrasës, komente që vijnë mes marrëdhënish jo të mira mes Moskës dhe Uashingtonit që kanë shënuar një nivel të ri të ulët që pas Luftës së Ftohtë.
Më herët të enjten Presidenti rus Vladimir Putin tha se komentet e Presidentit amerikan Joe Biden pasqyrojnë sipas tij problemet që Shtetet e Bashkuara kanë aktualisht apo kanë patur në të shkuarën.
Këtë javë Presidenti amerikan Biden u pyet gjatë një interviste nëse ai mendonte se zoti Putin ishte vrasës dhe ai u përgjigj: “po e mendoj”.
I pyetur në lidhje me komentin e zotit Biden gjatë një telekonfence me rastin e përvjetorit të aneksimit të Krimesë nga Rusia, zoti Putin tha se ato pasqyronin historinë e trazuar të vetë Shteteve të Bashkuara.
Udhëheqësi rus përmendi hedhjen e bombës atomike nga amerikanët në Hiroshima të Japonisë gjatë Luftës së Dytë Botërore, si dhe historinë e shkuar të Amerikës atë të vrasjes së amerikanëve indigjenë dhe skllavërinë duke shtuar se trashëgimia e dhimbshme rëndon mbi Shtetet e Bashkuara.
“Përndryshe nga do të dilte lëvizja Black Lives Matter (jetët e komunitetit afro-merikan janë të rëndësishme)?!”, tha ai.
Shkëmbimi i deklaratave të forta vjen pas një raporti të deklasifikuar nga zyra e drejtorit të zbulimit kombëtar amerikan, sipas të cilit Presidenti Putin kishte autorizuar operacione ndikimi për të ndihmuar Donald Trump-in të rizgjedhej sërish president në zgjedhjet e nëntorit 2020.
“Putini do të paguajë një çmim për këtë”, tha zoti Biden gjatë intervistës, i pyetur në lidhje me raportin e deklasifikuar.
I pyetur se çfarë përgjigje do t?i jepte Presidentit amerikan Biden lidhur me komentet e tij, zoti Putin tha: “Qofsh me shëndet, i uroj të jetë mirë dhe e them pa ironi apo shaka”.
Duke kujtuar fëmijërinë e tij, Presidenti rus Putin tha se ai dhe miqtë e tij i përgjigjeshin fyerjeve me një shprehje: “Ato çka thua për të tjerët është ajo që je ti vetë”.
“Kjo nuk është thjesht një shaka fëmijësh, por ka një kuptim të thellë psikologjik: Ne shohim tiparet tona tek një person tjetër, mendojmë se ai është si ne dhe e gjykojmë në përputhje me rrethanat”, shtoi ai.
Presidenti Putin tha se institucioneve amerikane u pëlqen të hedhin akuza kundër vendeve të tjera si pjesë e përpjekjeve për “zgjidhjen e problemeve të veta në politikën e brendshme e të jashtme”.
Ai tha se Rusia do të bashkëpunonte ende me Shtetet e Bashkuara kurdoherë që do të mbështeshin interesat e Moskës, duke shtuar se “shumë njerëz të ndershëm e të mirë në SHBA duan të kenë paqe e miqësi me Rusinë”.
“Ne jemi të vetëdijshëm për këtë dhe e vlerësojmë, dhe do të mbështetemi tek ata në të ardhmen”, tha zoti Putin.
Zëdhënësi i presidentit Putin, Dmitry Peskov, shprehu keqardhje për ato që ai i quajti “komente të rënda nga presidenti i SHBA-së” duke e bërë të qartë siç tha se “ai nuk dëshiron t’i normalizojë marrëdhëniet”.
“Ne do të vazhdojmë në përputhje me rrethanat”, tha zoti Peskov në një telekonferencë me gazetarët, duke pohuar se “një gjë e tillë s?kishte ndodhur kurrë”. Ai nuk iu përgjigj pyetjes nëse Rusia mund të shkonte aq larg sa të shkëpuste marrëdhëniet diplomatike me Shtetet e Bashkuara.
Rusia njoftoi të mërkurën se do të tërhiqte për konsultime ambasadorin e saj në Uashington.
Nënkryetari i dhomës së lartë të parlamentit rus, Konstantin Kosachev, tha se “deklarata e çuditshme” e Presidentit Biden shënon një pikë kthese.
“Vlerësime të tilla janë të papranueshme për një burrë shteti të rangut të tij”, tha zoti Kosachev. ?Deklarata të tilla janë të papranueshme në çdo rrethanë. Ato çojnë në mënyrë të pashmangshme në një përkeqësim të fortë të lidhjeve dypalëshe”.
Zoti Kosachev paralajmëroi se përgjigjja e Rusisë nuk do të kufizohej tek thirrja e ambasadorit rus “nëse pala amerikane nuk ofronte shpjegime e kërkonte falje” mbi komentet. Por ai nuk e shtjelloi se çfarë veprimi tjetër mund të ndërmerrte Kremlini.
Duke komentuar lëvizjen e Rusisë të mërkurën, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki theksoi se: “ne do të jemi të drejtpërdrejtë, do të flasim hapur për fushat ku kemi shqetësime dhe sigurisht, siç tha dhe Presidenti mbrëmë, rusët do të mbajnë përgjegjësi për veprimet që kanë ndërmarrë?.
Që pas aneksimit nga Moska në 2014 të gadishullit të Krimesë një territor i Ukrainës, ndërhyrjes në zgjedhjet amerikane, sulmeve kibernetike dhe së fundmi burgosjes së udhëheqësit të opozitës ruse Alexei Navalny, marrëdhëniet e Rusisë me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian janë zhytur në nivelet e ulëta të periudhës së Luftës së Ftohtë. Burgosja e zotit Navalny ndodhi pak kohë pas helmimit të tij, një gjë për të cilën udhëheqësi i opozitës ruse ka akuzuar Kremlinin. Autoritetet ruse i kanë hodhur poshtë akuzat./ VOA
Franca dhe Italia do të rinisin vaksinimin në popullatë me v...
Pesë persona kanë ndërruar jetë dhe 704 raste pozitive me CO...
Kompania farmaceutike amerikane Moderna ka filluar testimin ...
Varianti B.1.1.7 e bën virusin Corona më të rrezikshëm dhe m...
Presidenti Joe Biden thotë se ai është i habitur nga kundërs...
Presidenti Joe Biden tha se Presidenti Vladimir Putin do të ...
Shefja e krahut ekzekutiv të Bashkimit Evropian kritikoi të ...
Presidentja në detyrë e Kosovës Vjosa Osmani ka komentuar mb...
Shumë vende të Bashkimit Evropian kanë pezulluar vijimin e v...
Ditën e sotme Kosova ka regjistruar rritje të numrit të të ...
Sipas një raporti të zbulimit amerikan të publikuar të martë...
Gjatë një intervistë për BFM-TV, kryeministri francez Jean C...
Tetë persona kanë mbetur të vrarë në tri qendra të saunës dh...
Presidenti i SHBA Joe Biden tha të martën se Shtetet e Bashk...
Rregullatori i barnave i Bashkimit Evropian tha se mbetet “p...
Kufizime më të forta që synojnë frenimin e infeksioneve të k...
Vijon ulja e numrit të të infektuarve dhe viktimave nga Covi...
Sapo është bërë publike biseda telefonike mes ish-Presidenti...
Vaksinimi i popullatës kundër COVID-19 ka rritur shpresat se...
Gjermania ka pezulluar përdormin përdorimin e vaksinës ndaj ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...