Biden: Putini do të përballet me pasoja për ndërhyrjen në zgjedhje
Presidenti Joe Biden tha se Presidenti Vladimir Putin do të ...
Presidenti Joe Biden thotë se ai është i habitur nga kundërshtimi i vazhdueshëm i disa amerikanëve për t?u vaksinuar kundër koronavirusit, veçanërisht mes republikanëve që kundërshtuan zgjedhjen e tij si president.
“Sinqerisht mendova se, pasi të kishim vaksina të mjaftueshme për të gjithë, gjendja do të fillonte të qetësohej,”tha presidenti Biden për kanalin ABC News të martën. “Dhe në fakt është qetësuar mjaft”.
Megjithatë, i tha Presidenti Biden gazetarit të ABCNews George Stephanopulos, “Unë nuk arrij ta kuptoj këtë lloj maskuliniteti në shprehjet ?nuk do ta bëj vaksinën. Kam të drejtën si amerikan, kam lirinë time për të mos e bërë vaksinën’.
?Atëherë përse nuk tregohesh patriot? Të mbrosh njerëzit e tjerë ?, tha presidenti Biden.
Joe Biden, i cili u vaksinua para inaugurimit të tij dy muaj më parë, tha se u tregoi amerikanëve me shembullin e vet se vaksina është e sigurt dhe ishte gjithashtu personalisht lehtësuese “sepse tani mund t’i përqafoj nipërit e mi”, tha presidenti.
“Ata vijnë më vizitojnë, mund t’i shoh dhe jam në gjendje të rri me ta”, tha presidenti.
Rreth 13% e amerikanëve të rritur, më shumë se 35 milionë amerikanë janë vaksinuar plotësisht. Ish Presidenti Donald Trump dhe gruaja e tij Melania u vaksinuan të dy para se ai të largohej nga detyra.
Të martën, zoti Trump i tha kanalit Fox News, “Unë e rekomandoj vaksinën, dhe do t’ua rekomandoja atë shumë njerëzve që nuk duan ta marrin, dhe shumë prej tyre votuan për mua, sinqerisht”.
Megjithatë, shtoi ai, “Ne kemi liritë tona që duhen respektuar dhe jam dakord edhe me këtë qasje.”
Dr. Anthony Fauci, këshilltari kryesor mjekësor i presidentit Biden dhe eksperti më i lartë i sëmundjeve infektive në vend, tha për emisionin “Meet the Press” të kanalit NBC të dielën e kaluar se hezitimi i çdokujt për t’u vaksinuar ishte “shqetësues” dhe “absolutisht i pakuptimtë”.
Tre sondazhe të fundit kombëtare tregojnë se republikanët që votuan për zotin Trump kishin më shumë rezerva për t’u vaksinuar sesa demokratët që mbështetën zotin Biden.
Një sondazh i fundit i agjencive NPR / PBS / Marist tregon se 47% e votuesve të ish-presidentit Trump dhe 41% e republikanëve thonë se nuk do ta bëjnë marrin vaksinën.
Një sondazh i rrjetit CBS News ditët e fundit tregoi se 33% e republikanëve nuk do të vaksinohen kur vaksina të jetë e disponueshme për ta, ndërsa vetëm 10% e demokratëve ndajnë të njëjtin mendim. Një sondazh i universitetit Monmouth zbuloi se 59% e republikanëve ishin ose në mëdyshje për t’u vaksinuar ose thanë se nuk do të vaksinoheshin kurrë. Vetëm 23% e demokratëve ndanin të të njëjtin mendim.
Dr. Fauci e quajti befasuese ndarjen politike për vaksinimet.
“Nuk ka absolutisht asnjë kuptim,” tha ai. “Duhet të ndajmë bindjet politike nga gjërat e arsyeshme, të llogjikshme, të shëndetit publik”./VOA
Presidenti Joe Biden tha se Presidenti Vladimir Putin do të ...
Shefja e krahut ekzekutiv të Bashkimit Evropian kritikoi të ...
Presidentja në detyrë e Kosovës Vjosa Osmani ka komentuar mb...
Shumë vende të Bashkimit Evropian kanë pezulluar vijimin e v...
Ditën e sotme Kosova ka regjistruar rritje të numrit të të ...
Sipas një raporti të zbulimit amerikan të publikuar të martë...
Gjatë një intervistë për BFM-TV, kryeministri francez Jean C...
Tetë persona kanë mbetur të vrarë në tri qendra të saunës dh...
Presidenti i SHBA Joe Biden tha të martën se Shtetet e Bashk...
Rregullatori i barnave i Bashkimit Evropian tha se mbetet “p...
Kufizime më të forta që synojnë frenimin e infeksioneve të k...
Vijon ulja e numrit të të infektuarve dhe viktimave nga Covi...
Sapo është bërë publike biseda telefonike mes ish-Presidenti...
Vaksinimi i popullatës kundër COVID-19 ka rritur shpresat se...
Gjermania ka pezulluar përdormin përdorimin e vaksinës ndaj ...
Pas Gjermanisë, edhe Franca i është bashkuar shteteve të ci...
Për miliona qytetarë të Italisë nis nga e hëna përsëri një b...
Dr. Anthony Fauci, këshilltari kryesor i presidentit amerika...
Në zgjedhjet vendore në Nikshiq garuan 4 koalicione dhe 2 pa...
Shtatëdhjetë e pesë vjet më parë, vetëm disa muaj pas përfun...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...