Krimi në Maliq, Lamallari dhe Hita nisen drejt Korçës/ Ministri tregon gjendjen e efektivit të plagosur
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka vizituar efekti...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka vizituar efekti...
Me 67 vota, parlamenti i Kosovës, miratoi në një seancë të jashtëzakonshme qeverinë e re të Kosovës, që do të drejtohet nga kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, partia e të cilit doli fituese në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Albin Kurti, i cili të mërkurën bëhet 46 vjeç, qe zgjedhur kryeministër në qeverinë e koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës në shkurt të vitit 2020, pas zgjedhjeve të tetorit të vitit 2019.
Qeveria e tij u bë qeveria më jetëshkurtër në Kosovën e pasluftës. Përballja me pandeminë e COVID-19, dallimet rreth qasjes së institucioneve ndaj saj dhe posaçërisht mospajtimet rreth qasjes ndaj bisedimeve me Serbinë, u shndërruan në shkas lufte politike dhe më 25 mars ajo u rrëzua më një mocion mosbesimi të ngritur nga Lidhja Demokratike.
Në paraqitjen e tij të hënën në parlament ai tha se shëndetësia, arsimi dhe drejtësia do të jenë përparësi të punës së kabinetit të tij.
Zoti Kurti tha se sfida kryesore është përballja me pandeminë e COVID-19.
“Pa humbur kohë, me ministrin e ri të Shëndetësisë, do të fillojmë një plan për vendosjen nën kontroll të COVID-19 me masa të cilat ulin numrin e rasteve të reja dhe që çojnë drejt eliminimit të rasteve me vdekje. Brenda vitit synojmë sigurimin e vaksinave për 60 për qind të popullsisë që do të sigurojë imunizim të mjaftueshëm për të filluar gradualisht kalimin në normalitet”, tha zoti Kurti.
Ai radhiti me tej vetingun në drejtësi dhe reformat në arsim si pjesë të rëndësishme të punës së kabinetit të tij, ndërsa theksoi se Kosova ndërsa derisa punon në reforma të brendshme do të reformojë edhe qasjen jashtë vendit.
?Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Kompromiset që janë kërkuar e që kanë qenë të dëmshme tashmë janë bërë me pakon e (Martti) Ahtisarit si çmim i paguar për shpalljen e pavarësinë. Asnjë kompromis tjetër nuk mund ta bëjmë e nuk do ta bëjmë?, tha Kurti, duke nënvizuar se orientimi i Kosovës është i qartë – aleanca me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe bashkëpunimi transatlantik.
Lidhur me bisedimet me Serbinë ai tha se “prioritet në këtë dialog është zgjidhja e fatit të personave të zhdukur. Kemi 1.640 persona të zhdukur. Serbia nuk ka dënuar kënd për këtë krim. Në poligonin e qitjes në Batajnicë ku janë zhvarrosur 744 shqiptarë, nuk ka asnjë pllakë përkujtimore apo diçka që shënon se aty kishte një varrezë masive. Por, jemi të vetëdijshëm që afër një e treta e të zhdukurve, fati i të cilëve nuk është zbardhur ende, nuk janë shqiptarë. 22 vjet pas luftës të gjitha familjet duhet të dinë të vërtetën për familjarët e tyre që të mbyllin plagët e hapura dhe që ne si shoqëri të fillojmë të shërohemi. Asnjë progres nuk mund të bëhet në asnjë fushë tjetër nëse nuk ka progres në këtë fushë”, tha ai.
Zoti Kurti tha se Kosovës i duhen bisedimet për të siguruar kthimin e “afër 3 miliardë euro të pensioneve të vjedhura nga Serbia; për kthimin e mbi 400 milionë eurove të vjedhura nga keqpërdorimi i energjisë elektrike, për adresimin e dëmeve të luftës, për borxhet e për sukcesionet?.
Sipas tij Kosovës i duhen bisedime që zgjidhin problemet ekzistuese e jo që krijojnë probleme të reja.
“Pa njohjen e realitetit të Kosovës së pavarur dhe pranimin e të vërtetës nga ana e Serbisë nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve mes dy popujve dhe mes dy shteteve. Prioritet i imi është normalizimi i Kosovës, zhvillimi e demokratizimi i saj, drejtësia për të e tek ajo. Le të normalizohet edhe Serbia duke u ballafaquar me të kaluarën e saj dhe duke u demokratizuar. Ne e kemi shpallur dy herë pavarësinë e Kosovës nga Serbia, më 2 korrik 1990 dhe më 17 shkurt 2008. Është mirë që edhe Serbia ta shpallë pavarësinë e saj nga Kosova, e të bashkëpunojmë për BE dhe NATO, në BE dhe në NATO”, tha ai, raporton VOA.
Mbledhja e parlamentit për votimin e qeverisë u mbajt disa orë pas mbledhjes së parë pas zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit.
Në orët e paradites, parlamenti 120 vendesh filloi punimet me betimin e 114 deputetëve të pranishëm. Më pas me 69 vota u zgjodh kryetari i parlamentit, Glauk Konjufca nga lëvizja Vetëvendosje e cila doli fituese në zgjedhje, duke siguruar 58 vende në parlament.
Zoti Konjufca, pas zgjedhjeve të 6 tetorit të vitit 2019 ishte zgjedhur kryetar parlamenti, një post në të cilin qëndroi për një kohë të shkurtër. Ai u pasua në atë post nga Vjosa Osmani ndërsa udhëhoqi ministrinë e Jashtme në qeverinë e ish kryeministrit Albin Kurti, e cila u rrëzua më një mocion mosbesimi më 25 mars të vitit 2020.
Ajo që mbetet ende e paqartë është se çfarë do të ndodhë më postin e presidentit zgjedhja e të cilit duhet të përmbyllet në fillim të muajit të ardhshëm.
Sipas Kushtetutës, zgjedhja e presidentit kërkon në dy raundet e para të votimit dy të tretat e votave, ndërsa në raundin e tretë, mund të zgjidhet me shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh, por në votim duhet të marrin pjesë të paktën 80 deputetë.
Tash për tash Partia Demokratike me 19 deputetët dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 8 syresh, kanë hedhur poshtë mundësinë që të votojnë kandidaten e lëvizjes Vetëvendosje për këtë post, Vjosa Osmani, ndërsa Lidhja Demokratike që ka 15 vende, ka paralajmëruar bisedime me zonjën Osmani para se të marrë një vendim.
Dështimi për të zgjedhur presidentin, mund të çojë vendin sërish në zgjedhje të parakohshme.
Diplomatët perëndimorë, u kanë bërë thirrje partive politike që të shmangin një mundësi të tillë, meqë Kosova ka nevojë për institucione të reja në një periudhë sfidash shëndetësore, ekonomike e politike.
Kryeministri Benjamin Netanyahu ka deklaruar fitoren ndaj CO...
Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi në seancën e së hënës...
Ditën e sotme është zhvilluar seanca plenare për formimin e ...
Ish presidenti i SHBA, Donald Trump po planifikon të riktheh...
Shkencëtarët që po studiojnë origjinën e virusit që shkakton...
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 827 të i...
Provat në Shtetet e Bashkuara tregojnë se vaksina AstraZenec...
Disa ditë me shira të dendura kanë bërë që lumenjtë të fryhe...
Pas aprovimit nga Agjencisë Evropiane të Barnave dhe OBSH, ...
Glauk Konjufca është zgjedhur në krye të Kuvendit të Kosovës...
Në Kosovë po mbahet seanca konstituive e legjislaturës së te...
Sipas një projektvendimi, Kancelaria synon të zgjasë masat a...
Autoritetet gjermane thanë se Polonia fqinje tani klasifikoh...
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, po kërkon të zgjasë kufi...
Ambasadori rus në Shtetet e Bashkuara u kthyer në Moskët të ...
Sekretari për Sigurinë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, A...
Turqia është tërhequr nga traktati i parë detyrues në botë, ...
Franca dhe Polonia kanë rivendosur masat e izolimit të pjess...
Sot do të nisë vaksinimi i mjekëve të spitaleve COVID nga Ko...
Bjorn Gercke ende pa filluar mirë paraqitjet e dëshmive për ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në datë 4 qershor 2026, në mbledhjen...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...