Gjendja e rënduar nga koronavirusi/ Vazhdon ndalim-qarkullimi në Maqedoninë e Veriut
Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi në seancën e së hënës...
Kryeministri Benjamin Netanyahu ka deklaruar fitoren ndaj COVID-19, duke e bërë Izraelin “vendin e vaksinuar”. Por kjo mund të mos jetë e mjaftueshme kur izraelitët, me maska të detyrueshme në fytyrë, të hedhin votat për zgjedhjet e së martës.
Zoti Netanyahu e ka shfrytëzuar faktin që Izraeli është bërë vendi me përqindjen më të lartë të vaksinimit në botë për fushatën e tij në këto zgjedhje, të katërtat brenda dy vjetëve.
Ai dha një vlerësim të matur për shanset e tij, ndërkohë që sondazhet e fundit të opinionit flasin për një garë të ngushtë.
“Ende më duhen një ose dy vende në parlament për të patur një qeveri të qëndrueshme,” tha ai të dielën në Radion e Ushtrisë. Komentet e tij ishin me sa duket një përpjekje strategjike për të mobilizuar mbështetësit e partisë së tij të djathtë Likud për të dalë në votime.
Sondazhet flasin për një pozicionim të mirë të Likud-it në fushatë, duke i dhënë rreth 60 vende koalicionit të udhëhequr nga Netanyahu, që përfshin parti hebraike konservatore dhe ultra-ortodokse. Ky numër është ende i pamjaftueshëm për të patur shumicën në parlamentin me 120 vende.
Por sondazhet tregojnë se një aleancë e mundshme, megjithëse e pazakontë, e fraksioneve të krahut të majtë, të qendrës dhe të djathtë, të udhëhequr ndoshta nga rivali më i fortë i Netanyahut në sondazhe – centristi Yair Lapid i partisë Yesh Atid ? do të ishte gjithashtu afër 60 vendeve.
Asnjë parti nuk ka fituar kurrë e vetme shumicën parlamentare në Izraelin e polarizuar politikisht. Rezultatet e natës së zgjedhjeve mund të jenë vetëm një fillim, sepse do të jenë bisedimet pas dyerve të mbyllura për koalicionin që do të përcaktojnë nëse “Mbreti Bibi” do të qeverisë përsëri.
Ka kaluar koha e posterave gjigandë të Netanyahut që tregonin një shtrëngim duarsh me aleatin Donald Trump, i cili u mund në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.
Ndërkaq, me demokratin Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë, ka patur pak mundësi për lëvizje diplomatike me SHBA që të mund t?i ndihmonin shanset e Netanyahut për t?u zgjedhur.
Udhëheqësi më jetëgjatë në politikën izraelite, i cili është në gjyq nën akuza për korrupsion, të cilat ai i mohon, u përqëndrua gjatë fushatës në theksimin e rolit të tij për ta shndërruar Izraelin në atë që ai e quan “vendi i vaksinuar”.
Rreth gjysma e popullsisë është imunizuar me një ritëm që ka marrë vlerësime ndërkombëtare për Netanyahun por gjithashtu edhe thirrje që Izraeli të bëjë më shumë për vaksinimin e palestinezëve në territoret e pushtuara.
“Ne jemi kampionët botërorë në trajtimin e koronavirusit … Unë kam sjellë miliona doza vaksinash dhe do të sjell miliona të tjera”, tha Netanyahu gjatë fushatës, ndërsa dita e zgjedhjeve po afrohej.
Kundërshtarët politikë thonë se ai e trajtoi gabim pandeminë që nga fillimi, duke bërë që vendit t?i nevojiteshin tre bllokime kombëtare./ VOA
Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi në seancën e së hënës...
Ditën e sotme është zhvilluar seanca plenare për formimin e ...
Ish presidenti i SHBA, Donald Trump po planifikon të riktheh...
Shkencëtarët që po studiojnë origjinën e virusit që shkakton...
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 827 të i...
Provat në Shtetet e Bashkuara tregojnë se vaksina AstraZenec...
Disa ditë me shira të dendura kanë bërë që lumenjtë të fryhe...
Pas aprovimit nga Agjencisë Evropiane të Barnave dhe OBSH, ...
Glauk Konjufca është zgjedhur në krye të Kuvendit të Kosovës...
Në Kosovë po mbahet seanca konstituive e legjislaturës së te...
Sipas një projektvendimi, Kancelaria synon të zgjasë masat a...
Autoritetet gjermane thanë se Polonia fqinje tani klasifikoh...
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, po kërkon të zgjasë kufi...
Ambasadori rus në Shtetet e Bashkuara u kthyer në Moskët të ...
Sekretari për Sigurinë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, A...
Turqia është tërhequr nga traktati i parë detyrues në botë, ...
Franca dhe Polonia kanë rivendosur masat e izolimit të pjess...
Sot do të nisë vaksinimi i mjekëve të spitaleve COVID nga Ko...
Bjorn Gercke ende pa filluar mirë paraqitjet e dëshmive për ...
Presidenti Joe Biden tha se “urrejtja nuk mund të gjejë stre...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...