“Rama mbron banditët”/ PD shpërthen me akuza ndaj prokurorisë dhe policisë
Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bard...
Në zgjedhjet e 25 prillit, përveç partive tradicionale dhe disa partive të reja, pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë regjistruar edhe disa kandidatë të pavarur, të cilët për terrenin politik janë pak ose aspak të njohur.
Lëvizja Vetëvendosja përveç Kosovës ka shtrirë ndikimin edhe në Shqipëri ku në Tiranë do të përfaqësohet për herë në këto zgjedhje nga Bojken Abazi.
Ky i fundit, është një emër i njohur, por edhe i përfshirë në disa protesta që janë organizuar në Kosovë dhe Shqipëri, ku edhe ka qenë për disa herë i shoqëruar në komisariat.
CNA.al ka siguruar formularin e dekriminalizimit që Abazi ka dorëzuar në KQZ, ku ka deklaruar edhe dënimet e tij.
Abazi është shprehur se në datën 17 tetor 2012 pas një proteste në Prishtinë me Vetëvendosjen është shoqëruar në komisariat, ku ka mundur të dalë brenda ditës dhe është dënuar me gjobë 450 euro.
Kandidati i Vetëvendosjes shton se edhe në datën 3 shtator 2011, për shkak të protestave që organizoi LVV-ja për dialogun Kosovë-Serbi, ka qëndruar në ambientet e paraburgimit për 48 orë dhe më tej është liruar.
Në ambientet e paraburgimit për 48 orë ai ka qëndruar edhe në datën 14 janar 2012 në Gjilan.
Për shkak të protestave të ndryshme që ka marrë pjesë, Abazit iu ndalua për një periudhë kohe kalimi në territorin e Kosovës, ndërkohë që ai vetë është shprehur se ka udhëtuar shesh herë drejt Prishtinës. Por në datën 22 janar 2012 ai është mbajtur për gati 2 orë në paraburgim në pikën kufitare të Morinës.
Në datën 17 tetor 2012, Abazi ka deklaruar se është dënuar me gjobë 450 euro për kundravajtje, ndërsa sipas tij gjoba është paguar por jo nga ai vetë.
Në datën 22 tetor 2012 Boiken Abazi shprehet se është mbajtur për 48 orë në paraburgim në Kosovë, ndërsa në datën 17 maj 2020 për shkak të kundërshtimit të punonjësve të policisë, i është caktuar masa e detyrimit të paraqitjes.
Vetëvendosja do të kanidojë edhe në qarkun e Lezhës me Iljaz Shehun. Nga formulari i dekriminalizimit që ai vetë ka depozituar në KQZ rezulton se në datën 3 maj 2019 ndaj tij është bërë një kallëzim në policinë e Tiranës, ku ka qëndruar në paraburgim për 72 orë dhe më pas është liruar me vendim gjykate.
Shehu ka deklaruar gjithashtu që ndaj tij është caktuar masë shtrënguese e sigurisë personale, por që aktualisht është revokuar.
Iljaz Shehu gjithashtu është akuzuar edhe për veprën penale të përndjekjes në datën 16 dhjetor 2019, ku më pas ky vendim është pushuar nga Gjykata e Tiranës.
Partia e Albin Kurtit në qarkun e Shkodrës do të kandidojë me Pal Shkambin. Ky i fundit ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit se ka ndryshuar gjeneralitetet. Më konkretisht, ai ka ndryshuar ditëlindjen ku nga 24.08.1963 e ka bërë në 04.08.1963, ndërsa nuk ka dhënë asnjë arsye pse e ka bërë këtë.
Pal Shkambi gjithashtu ka deklaruar se ka qenë i dënuar me dy vite burg në vitin 1982, ku është akuzuar për përvetësim të pasurisë për motive politike.
Po ashtu, kandidati i Vetëvendosjes ka deklaruar se një vit më vonë, në 1983 ka qenë i dënuar me një vit e tetë muaj burg për të njëjtën vepër penale.
Ndërsa në vitin 2006, Pal Shkambi ka deklaruar se ka qenë i dënuar me gjobë nga Gjykata e Maqedonisë për veprën penale ?Prishjen e rendit publik?
Ndërsa në datën 15.05.2013 kandidati i Vetëvendosjes ka deklaruar se është dënuar nga Gjykata e Shkodrës me 100 mijë lekë për shkak se kundërshtoi një punonjës shtetëror./CNA.al
Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bard...
Në një deklaratë për mediat nga qyteti i Lezhës, Kryeministr...
Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla ka zhvilluar so...
Ditën e djeshme kryetari i opozitës Lulzim Basha ishte në El...
Këngëtarja Çiljeta Xhilaga u shfaq sot krah kryebashkiakut t...
Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj nëpërmjet një posti...
Me një mesazh në rrjetet sociale Presidenti Ilir Meta ka kuj...
Departamenti Amerikan i Shtetit ka kujtuar sot me një mesazh...
Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i përgjigjet deklara...
Zëdhënësja e fushatës Floriana Garo, në një deklaratë për sh...
Ilir Meta, Presidenti që nuk është më president, sa vjen edh...
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur lajthitjes mendore ...
Në një postim në rretet sociale, kreu i Partisë Demokrat...
Gazetari Artan Hoxha ka folur për ngjarjen e FRD-së dhe kon...
Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Mallte...
Presidenti Ilir Meta është pyetur nga gazetarët nëse do të n...
Gjatë konferencës për media Presidenti Ilir Meta është shpre...
Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta është kundërpërgjigjur kry...
Presidenti Ilir Meta në një konferencë për shtyp me gazetarë...
Shkrimtarja Flutura Açka, kandidate e PD në Elbasan, tha për...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...