Dita e Pavarësisë së Kosovës/ Rama uron me foton e veçantë
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme më një urim p...
Qendra Spitalore Universitare ?Nënë Tereza? (QSUT) në Tiranë hap garën për blerjen e oksigjenit dhe për mirëmbajtjen e impianteve të ajrit në spitalin Covid-4 më vlerë 1,2 milionë lekë.
Struktura e spitalit Covid 4 është ngritur në ambientet e ish universitetit privat Kristal në aksin Tiranë-Durrës. Në këtë spital me një kapacitet prej 108 shtretër shtrohen pacientët e përmirësuar pas trajtimit mjekësor që marrin në fazën e parë te spitali Covid-3.
Sipas dokumenteve të tenderit parashikohet që në këtë spital të instalohet tanker (ccisternë) oksigjeni me kapacitet 10 mijë litra, 1 bombël ajri 300 litra dhe 200 litra, pompa vakumi, tharës, filtra etj. Në prokurim parashikohet që kompania kontraktuese duhet të kryejë edhe riparimin e prizave të oksigjenit (850 copë), priza vakumi (200 copë), priza ajri (150 copë) dhe rreth 500 fluksimetra e 100 vakumetra. Për sistemin e furnizimit me oksigjen parashikohet të kryhet kontrolli dhe shërbim i rampave të gatishmërisë, linjave, paneleve, reduktoreve të shkallës I+II, prizave dhe lagështuesëve të oksigjenit (O2) nga tankeri deri te shtrati i të sëmurit me Covid-19. Afati për dorëzimin e ofertave nga operatorët është 26 shkurti 2021.
Prokurimi do të kryhet me Marrëveshje Kuadër me një operator ekonomik ku të gjitha kushtet jane të përcaktuara, me afat 1 vjeçar sipas nenit 47 të VKM nr. 914, ?Për miratimin e rregullave të prokurimit publik?.
?Objekti i kësaj procedure prokurimi është i një rëndësie të veçantë, pasi lidhet direkt me ofrimin e shërbimit mjekësor. Meqënëse edhe natyra e shërbimit, objekt i kësaj procedure, është e përsëritur, lidhja e një marrëveshjeje kuadër do të siguronte AK për realizimin e shërbimit pa ndërprerje dhe në kohë nga operatori ekonomik fitues. Një MK me disa OE (me mini konkurs) bëhet vetëm në rastet kur kushtet nuk janë të përcaktuara gjë e cila nuk rezulton të jetë në këtë rast?, thuhet në dokumentet e tenderit.
Në Shqipëri funksionojnë 4 struktura spitalore kushtuar trajtimit të pacientëve të sëmurë me Covid-19: Covid-1 ? Spitali Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës (QSUT); Covid-2 ? Spitali Shefqet Ndroqi, Sanatoriumi; Covid-3 ? Ish-spitali i kirurgjisë në QSUT; Covid-4 ? Ish-universiteti privat Kristal, përshtatur në karantinë dhe strukturë mbështetëse.
Në total 4 strukturat spitalore kanë një kapacitet prej 550 shtretër. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 547 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar (këto janë të dhënat e djeshme të Ministrisë të Shëndetësisë). Shtimi i rasteve ccdo ditë me Covid-19 tregon se shumë shpejt kapacitetet në këto spitale do të ezaurohen.
Ministria e Shëndetësisë parashikon që me hapjen e spitalit Covid-5 të shkohet në kapacitetin e 600 shtretërve të planifikuara në skenarin e parë të trajtimit mjekësor të sëmurëve me Covid-19.
Më herët Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se në terësi në 3 skenarët e parashikuar nga qeveria në dispozicion të sëmurëve me Covid-19 do të ketë 1,600 shtretër. Në skenarin e dytë mbi 600 shtretër do të vihen në funksion me hapjen e 5 spitaleve të para rajonale, si në Elbasan, Shkodër (me kapacitet 90 shtretër), Vlorë, Durrës dhe Korçë. Ndërsa në skenarin e tretë të strategjisë vjeshtë-dimër parashikohet shfrytëzimi i kapaciteteve edhe i 3 spitaleve rajonale, siç është ai në Gjirokastër, Kukës dhe Dibër./Monitor
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme më një urim p...
Pandemia e COVID-19, e cila ka rritur ndjeshëm vdekshmërinë ...
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi, beso...
Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri do të përfaqësohet me tre k...
Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli e ftuar në ...
Mjeku i njohur epidemiolog, Ilir Alimehmeti, ka kritikuar ar...
Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar arrestimin e doktorit t...
Ditën e martë, kreu i Policisë italiane, Franco Gabrielli, k...
Reshjet e borës kanë pushuar, por shumë zona rurale vazhdojn...
Rezultati i pritshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim ësht...
Ish ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj ka komentuar procesin...
Afrimi i zgjedhjeve dhe “ëndrra për një karrige” ka rishfaqu...
Gjykata Kushtetuese, përmes dy vendimeve, ka hedhur poshtë s...
Qindra automjete, në një varg kilometrik, u desh të qëndroni...
Analisti Agron Gjekmarkaj ka folur për zgjedhjet e 25 prilli...
Ish kreu i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu përmes një post...
Drejtuesja e Koalicioneve të Vëzhguesve Vendorë Gerta Meta u...
Ish këshilltari i Ilir Metës për Çështjet e Emergjencave She...
Pas arrestimit të drejtorit të Agjencisë së Kadastrës Berat ...
Deputetja Rudina Hajdari ka qenë sot në Gramsh ku ka ndihmua...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...