web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kushtet e Mediut dhe “dorëzimi” i Bashës

10 Shkurt 2021, 18:33, Politikë CNA

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha po shkon drejt përfundimit të negociatave me aleatët e tjerë.

Marrëveshjen më të vështirë Basha e ka pasur me kreun e PR Fatmir Mediu. Ky i fundit, për shkak të mbështetjes që ka, i ka vënë disa kushte kreut demokrat dhe duket se ky i fundit i ka pranuar.

Pak kohë më parë Mediu mblodhi firmat për tu regjistruar si subjekt në KQZ, ndërkohë që prezanto i edhe listën me 36 kandidatë për zgjedhjet e 25 prillit. Por duket se çdo mosmarrëveshje u zgjidh dhe duket se PD dhe PR do të shkojnë në një koalicion të përbashkët për të maksimizuar votën.

Fatmir Mediu, ka përplasje që pretendohet parimore më kreun e PD. Mediu kërkon dy vende të sigurta në qarkun Tiranë dhe një vend të diskutueshëm në Fier.

PR disa ditë më parë prezantoi edhe kandidatët për Tiranën, e cila ishte një sfidë e hapur ndaj Lulzim Bashës dhe PD. Mediu kërkon vendin e dytë të sigurt brenda 13 emrave në qarkun Tiranës për nën/kryetarin e PR Blendi Sulaj.

Mesa duket, Basha ka rënë dakord me këto kërkesa dhe mes tyre u ndez ?drita jeshile?.

Pas një ore diskutime në selinë blu, Mediu u shpreh për mediat se kanë rënë dakord për të dalë me një listë dhe program të përbashkët.

?Konkurrimi duhet të përfshijë njerëz dhe partitë politike që të maksimalizohet vota e opozitës për të përmbysur këtë regjim të korruptuar. Në analizë se ku janë zonat dhe se se do të funksionojë, është pjesë e diskutimit. E kam thënë, jam i gatshëm që të kandidoj kudo që t?i siguroj një votë opozitës. S?kemi folur për këtë gjë, por për pozicionin që ka PR në raport me peshë në votën elektorale. Nuk ka mandate PR në lista, por ka kontribute dhe konkurrime. S?ka vende të sigurta. S?mund të ketë vende të sigurta për kërkënd. PR ka peshën e saj elektorale. Ato vota duhet të jenë pozitive për mandate.?, tha Mediu.

Pas distancimit nga LSI, PD dhe aleatët e tij tradicional do të shkojnë së bashku në zgjedhjet parlamentare. Deri tani, Basha ka arritur një marrëveshje me Agron Dukën e PAA të cilit i dha një vend të sigurt në Durrës, me Nard Ndokën dhe Dashamir Shehin. Ndërkohë që paraditen e sotme ka zhvilluar një takim edhe me kreun e PDIU Shpëtim Idrizi, duke dhënë sinjale se do të shkohet së bashku në zgjedhje.

Ndërsa Vangjel Dule i PBDNJ-së kërkon një vend të sigurt në qarkun e Korçës dhe një emër të diskutueshëm në Vlorë. Pas përplasjeve me Fred Bejlerin e Himarës, Dule kërkon të largohet nga qyteti bregdetar për të shkuar në jug-lindje.

Basha në parim e ka pranuar marrëveshjen por në Korçë problemi qëndron me premtimet e shumta që Luli ka bërë me disa personazhe lokal. Dule dhe PBDNJ duket se e kanë më të thjeshtë se dy aleatët e tjerë arritjen e konsensusit me Bashën për listat dhe garën në 25 prill./CNA.al

Ekskluzive/ Zbulohet ku kanë ngecur negociatat e Bashës me Mediun, Idrizin dhe Dulen

Çfarë e mban peng koalicionin me Bashën?/ Rrëfehet Mediu: Nuk kërkoj vend të sigurt, por?





Lajmet e fundit nga