Nga Bledi Mane/ Dy luanët e ‘ngordhur’ të Fierit
Mos më thoni që nuk e kujtoni, e mbani mend a jo? Bëri bujë ...
Pak ditë më parë isha i ftuar në një emision televiziv për të diskutuar mbi vrasjen e Klodian Rashës dhe situatën aktuale të rinisë shqiptare. E prita me kënaqësi ftesën sepse do të flitej për të rinjtë dhe protestën e tyre që rrëzoi ministrin e brendshëm Lleshaj dhe zgjoi nervin e revoltës qytetare.
Si drejtues i forumit rinor opozitar më të madh në vend, më takonte të shprehja qëndrimin e të rinjve që më kanë zgjedhur t’i përfaqësoj, lidhur me disa çështje që prekin drejtpërdrejt moshat e reja. Është në natyrën time të jem dëgjues i vëmendshëm e mos të ndërpres fjalën e dikujt që nuk mendon si unë. Unë besoj te liria e fjalës, te shpirti kritik dhe mendimi ndryshe. Unë zgjedh të dëgjoj pa ndërhyrë në fjalën e tjetrit sepse besoj që duhet të dëgjojmë për të mësuar e jo për të replikuar. Kështu jam gatuar. E neveris zhurmën dhe mungesën e vëmendjes e respektit gjatë kohës që dikush shpreh mendimet e veta.
E kur hapësirën time për t’u shprehur e kufizon një gazetar, këtu problemi merr një tjetër dimension. Kryeredaktori i të përditshmes Dita, Z. Adrian Thano, jo vetëm ndërpriste e mësynte në kohën e të ftuarve të tjerë, por i lejonte vetes, nga komoditeti i të qenurit njeri ?jopolitik?, të bënte përgjithësime politike duke na faturuar 30 vjet tranzicion politik. Jo më larg se dje, Thano na kushtoi një shkrim, i mbushur me etiketime personale e fyerje ndaj meje dhe zonjushës Floida Kërpaçi.
Duke qenë i bindur se Thano është ndjerë i detyruar dhe njëherazi i turpëruar nga ato që ka shkruar, dy fjalë i kam për të.
Së pari, gazetaria merret me fakte, citon burimet dhe jo opinionet e korridoreve partiake. Së dyti, gazetaria politike bën analiza politike, jo mitingje politike. Së treti, Shqipëria është demokraci pluraliste dhe jo dypartiake, që do të thotë se qytetari Thano që nuk e gjen veten në dy partitë e mëdha, gëzon të drejtën e anëtarësimit në partinë që simpatizon ose krijon forcën e vet politike dhe shtron alternativa (gjë që ia ka vështirësuar Kodi Zgjedhor i njëanshëm i miratuar nga Edi Rama dhe askush tjetër). Së katërti, gënjeve pa pikë turpi teleshikuesit kur the se yt bir kishte dëgjuar gjatë protestës thirrjet “Rroftë Sali Berisha”. Jo vetëm që s’ka patur thirrje të tilla, por edhe sikur një protestues të kishte thënë diçka të tillë, kjo nuk e zhbën kauzën e mijëra të tjerëve që mbushën sheshet për vrasjen me plumb pas koke të Klodian Rashës.
Unë e kuptoj mjaft mirë hallin tuaj për ta trajtuar këtë protestë si partiake. Rastis që kështu e trajton edhe partia në pushtet. Sa herë ka protestë kundër padrejtësive shtetërore, dalin plot analistë ?të pavarur? si ju që thonë se protestat janë partiake, a thua se ka ndonjë ligj që i dënon anëtarët e partive të protestojnë si të tjerët!
Ju shfaqeni popullor në studiot televizive dhe flisni si i dikurshmi Zëri i Popullit, që rrekej të na mbushte mendjen se kush ngrinte krye, kush ankohej, bënte agjitacion e propagandë, bënte politikë kundër pushtetit. Pra, kur të rinjtë thonë se ka papunësi, ju thoni “këta bëjnë politikë”. Kur të rinjtë thonë se po largohen nga Shqipëria, ju dilni e thoni “Kjo është politikë. Ky fenomen po ndodh kudo në Europë”.
Rastësi që këto i thotë edhe kryeministri…
Së pesti dhe së fundmi, unë nuk kam qenë pjesë e qeverisjes demokratike 2005-2013. PD humbi zgjedhjet, tranzicioni i pushtetit u bë plotësisht paqësor, forca ime politike kaloi në opozitë dhe kryetari i saj Sali Berisha dha dorëheqjen nga çdo funksion partiak, duke i hapur kësisoj rrugë ristrukturimit të plotë partisë. Ndaj zotëri, unë jam pjesë e strukturave të PD që bëjnë opozitë, dhe ju pëlqen apo jo, ne sot jemi alternativa më e madhe në zgjedhjet e ardhshme. Mbështes dhe besoj tek PD sepse anëtarësoi vendin në KE, NATO, mundësoi lëvizjen pa viza, ndërtoi rrugë aty ku dhia zbriste me frena dore. Mbështes PD sepse PD mbështet të rinjtë. Mbështes protestat sepse protesta tregon qytetari dhe civilizim.
Unë i shërbej të rinjve, Shqipërisë dhe e bëj në nderin tim dhe të familjes sime. Ju keni edhe 4 muaj kohë të çoni ujë në mullirin e Ramës, pastaj kthejuni gazetarisë.
Mos më thoni që nuk e kujtoni, e mbani mend a jo? Bëri bujë ...
Shumë njerëz bëjnë habi se përse Edi Rama nuk ndodhej në Kuv...
Që çudia më e madhe zgjat 3 ditë këtë e di gjithë Shqipëria,...
Marin kaqolat, i ngrenë lart, u bëjnë tekstet, skenarët, u p...
Qazim Rasha me siguri që nuk ka dashur kurrë të jetë persona...
Ata që të gjithë sot i shërbejnë regjimit të Edi Ramës, nuk ...
Dje është mbajtur protesta e 5-të për vrasjen e Klodian Rash...
Nga Mentor KikiaShikoji pak këto dy foto, zoti Drejtor i Për...
-Mbrëmë vonë, mu te hyrja e redaksisë së gazetës KOHA JONE, ...
Në pamundësi, apo në mungesë të dëshirës, për tu thelluar mb...
Protesta në natën e dytë jashtë kontrollit. Grupe të rinjsh ...
Analisti Baton Haxhiu ishte i ftua mbrëmjen e djeshme në “Op...
Nga Mero BazeVrasja tragjike e një 25- vjeçari nga një polic...
Në Ditën e Rinisë, si për ironi të fatit, i riu 25 vjeçar, K...
Analizë nga Luan Rama:Klodian Rasha, 25 vjeçari i vrarë prej...
Efektivi i Policisë së Shtetit që plagosi për vdekje sot një...
Nga Mero BazeLulzim Basha e ka mbështetur shumicën e shpresa...
Nga Sali BerishaNje vrasje shteterore mizore mbas shpine e t...
Lexova sot disa komente, lidhur me ndryshimet që Shqipëria k...
Orën e dytë të leksionit e kishim me një pedagog të ri, quhe...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...