“Rama jepe dorëheqjen”/ Protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit
Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur...
Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur...
Gazetari Lutfi Dervishi ka folur për lirinë e medias dhe gazetarinë në ditët e sotme, për të cilën duket se ka kritika të forta.
Dervishi tha shumica e dërrmuese e gazetarëve sot janë diplomuar për gazetari, por mjedisi ku punojnë dhe modeli nuk është më i miri.
Ai deklaroi se gazetarët e rinj kanë modele të gabuara për drejtimin që ata kanë marrë. Gazetari theksoi se media sot është e lirë, por nuk është e pavarur.
?Të rinjtë në gazetari, sidomos gjatë dy dekadave të para patën një karrierë me shpejtësinë e Formula One; nga gazetar në kryeredaktor brenda pak muajve/viteve. Aq të rinj u bëmë kryeredaktorë sa rrezikuam të thyejmë direktivën e BE-së për punësimin e të miturve.
Dhjetëvjeçarin që po hyjmë gjithnjë e më shumë hapësirë po zënë ?ndikuesit/influencers, media e politikanëve/institucioneve dhe botës së spektaklit. Media është e lirë, por jo e pavarur. Liria shfaqet më shumë në faktin që asnjë politikan (në pushtet apo opozitë) nuk është imun ndaj kritikës, por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për ?oligarkët? apo bosët e krimit. Së fundmi edhe këta kritikohen, por në jo pak raste portalet që i vënë në shënjestër janë në kërkim të reklamave dhe klikimeve.
Mjedisi ligjor është përgjithesisht i favorshëm për lirinë e medias. Përveç Kushtetutës (neni 22 dhe 23) dua të përmend ligjin për të drejtën e informimit të publikut me dokumenta zyrtare. Një ligj shumë i mirë, por që po degradon në zbatim dhe që përdoret rrallë nga gazetarët. (Tentativa e fundit e qeverisë për të vënë rregull në mjedisin on line më shumë se për të rregulluar vetullat, rrezikonte të nxirrte sytë)?, u shpreh ai për Bota.al.
Më tej, gazetari theksoi se: ?Sot lexojmë më shumë, por informohemi më pak. Me Pandeminë e Covid 19 erdhi dhe termi infodemi. Sasia dhe shpejtësia e lajmeve të rreme (fake neës) është në përpjestim të zhdrejtë me aftësinë dhe mundësinë për të kontrolluar dhe verifikuar ?lajmet?. Kontrolli dhe verifikimi i lajmeve kërkon gazetarë kurajozë dhe profesionistë që refuzojnë censurën dhe autocensurën. Sot më shumë se me censurën gazetarët përballen me autocensurën e sofistikuar: nuk ka nevojë t?u thotë kush se i dinë më mirë se vetë pronarët se kë duhet të mbështesin, kë duhet të kryqëzojnë dhe me kë nuk duhet të merren. Në këtë pikë mjaft gazetarë i ngjajnë kaut balash që nuk ka nevojë t?a shpojë qerrexhiu, por vete dhe e vendos vetë qafën në zgjedhën e parmendës. Gazetarët sot, ndryshe nga gazetarët e ?shekullit të kaluar? nuk janë më i vetmi burim informacioni për publikun, nuk është më media që përcakton axhendën e ditës apo lajmin më të rëndësishëm. Publiku sot vetëinformohet?
Dervishi deklaroi se jemi ende larg ditës që gazetarët, redaktorët, kryeredaktorët do t?i marrin vendimet bazuar mbi ndërgjegjen e tyre profesionale dhe jo mbi interesat e pronarit/politikës/biznesit.
Ai tha se informaliteti në media ka ardhur duke u ulur, por theksoi se fenomeni i vonesës së pagave ekziston ende.
?Informaliteti ka ardhur duke u ulur, mediat e mëdha janë formalizuar me kohë, megjithëse nuk përjashtohet fenomeni i pagesës me dy bordero. Vonesa në marrjen e pagave, janë ende prezente. Ka ende sot e kësaj dite gazetarë, të punësuar në media kombëtare, që më shpejt marrin kredi në bankë se rrogën. Inspektoriati Shtetëror i Punës, bën një punë shumë të lavdërueshme për të luftuar informalitetin edhe te shitësit e rrugës, por duket nuk ka këllqe të vendosë në shinat e ligjit informalitetin në media?, nënvizoi Dervishi./ CNA.al
Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, ka denoncuar sër...
Presidenti Ilir Meta reagoi ditën e sotme lidhur me ndeshjen...
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka goditur të rinjtë ...
Ish-ministri Petrit Vasili ka ironizuar pak më parë kryemini...
Eksperti i ekonomisë Dritan Shano ka bërë sot një paralajmër...
Ish-deputetja Albana Vokshi ka ngritur sërish akuza ndaj qev...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ndërsa komenton vendimin e Mi...
Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me një studim të “...
Në Tiranë, Instituti i Studimeve Politike sapo ka përfunduar...
Mbrëmjen e sotme në stadiumin kombëtar “Air Albania Stadium”...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka reaguar...
Presidenti Ilir Meta ka bërë pak minuta më parë një thirrje ...
Dy deputetët e opozitës parlamentare Myslim Murrizi dhe Artu...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, ka zhv...
Deputeti i opozitës Lefter Maliqi deklaroi pasditen e sotme ...
Gjatë pushimeve të sesionit parlamentar, kur edhe politika ë...
Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi,...
Agron Dukës i takon të jetë i shqetësuar dhe të mos e ketë m...
Analisti Fatos Lubonja ka bërë një paralajmërim mesditën e s...
Analisti Fatos Lubonja, pretendon se kryeministri Edi Rama n...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...