“Shoh shumë krime dhe vrasje”/ Paralajmëron Lubonja: Vendi po rrëshket…
Analisti Fatos Lubonja ka bërë një paralajmërim mesditën e s...
Agron Dukës i takon të jetë i shqetësuar dhe të mos e ketë mendjen aq shumë tek pushimet në keto ditë fundgushti.
Këta po heshtin të gjithë dhe kjo nuk duket shenjë e mirë.
Sot paska paska folur me heshtjen e tij edhe Ilir Meta, që do të thotë se ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut kanë hyrë tashmë në fuqi, ndonëse pa firmën e tij.
Jo se kishte mundësi per t’i kthyer, por edhe të ishte kaq fjalëpak për një çështje kaq të rëndësishme, veshtirë të mendohet për Presidentin, që bën zhurmë pothuajse për gjithçka në këto kohë.
Ndërkaq ai vetë ngjan të jetë plotësisht i fokusuar në një aktivitet të ethshëm dhe të përditshëm politik, i cili qartësisht bie erë fushate elektorale.
Edi Ramës i takon të bëjë sikur nuk e ka mendjen, sepse është protagonisti kryesor i të dyja paketave, të asaj të 5 qershorit dhe të asaj të 30 korrikut.
Madje për to thotë me cinizëm se janë komplementare, duke shkaktuar me të drejtë tërbimin dhe reagimin e fortë të palës tjetër.
Atij mund t’i leverdisë të shtyjë sa më shumë ankthin e të gjithëve, duke testuar humorin e kundërshtarëve për çdo lajm apo thashethem vere, në kushtet e qetësisë dhe të mungesës së ngjarjeve në kampin e vet, për arsye të njohura.
Por edhe Lulzim Basha njësoj është duke heshtur. Ose duke u fshehur për ditë të tëra nën hijen e ndonjë vile të qetë pushimi në bregdet mes vapës përvëluese, ose duke na treguar me një stil të butë dhe pozitivist programet ekonomike të qeverisë së tij në ardhje për të gjitha shtresat e popullsisë.
Natyrisht që shtatori do ta prishë paqen e përkohshme për kodin zgjedhor apo listat e hapura dhe shirat e vjeshtës politike do të vërshojnë me tërbim, si çdo vit tjetër në Tiranë.
Por shmangia kaq e gjatë nga debati politik e çelësit të zgjedhjeve të ardhshme, me kaq shumë peshë për fatet e shumë personazheve VIP, lë vend për shumë hamendësime.
Sepse në Shqipëri pakti më i keq është kur nuk ka marrëveshje, por kur “të fortët” bien dakord me pazarin në distancë. Dhe fakti që ata sot ndjehen të qetë për veten e tyre nesër, do të thotë se janë të tjerë ata që duhet të shqetësohen.
Dhe ky është një lajm i keq për ata, që kërkojnë të paktën zgjedhje normale në këtë vend, dhe akoma më i keq për ata, që duan të ndodhë ndryshimi në Shqipëri.
Analisti Fatos Lubonja ka bërë një paralajmërim mesditën e s...
Analisti Fatos Lubonja, pretendon se kryeministri Edi Rama n...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar një video të kry...
Organizata Botërore për Shëndetësinë (OBSH) publikoi sot një...
Ish deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi, ka reaguar...
Zëvendës Sekretari amerikan i Shtetit Stephen Biegun tha të ...
Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Fabian Top...
Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka ironizu...
Më 30 korrik u zhvilluan zgjedhjet në universitetet publike,...
Gazetari Artan Hoxha ka reaguar përmes një postimi në rrjete...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri, ka...
Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot 12 rektorët e rinj të...
Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa, përmes një deklarate për mediat ...
Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas publikimit të hartës së ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e cilëson largi...
Ish-ministri i Shëndetësisë në qeverisjen e PD, Tritan Shehu...
Deputetja demokrate Rudina Hajdari ka kujtuar viktimat e dhu...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e cilëson largim...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot duke përshëndetur...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma duket se e k...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...