web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

27 leje ndërtimi në KKT/ Resorte dhe hotele të reja në Dhërmi, Jalë e Sarandë

29 Korrik 2020, 16:13, Ekonomi CNA

Është zhvilluar dje mbledhja e radhës e Këshillit Kombëtar të Territorit, ku janë marrë jo pak por plot 27 vendime që lidhen me leje ndërtimore, kryesisht me funksione dhe shërbime hotelerie.

Ndër to ka edhe projekte rrugore, si ai segmentit Pallati me shigjeta ? Rrethrrotullimi Shqiponja, rishikimin e planit për zhvillimin e lagunës së Karavastasë apo edhe miratmin e planit vendor të Bashkisë Pustec.

Ajo çka bie në sy është dominimi i lejeve ndërtimore në bregdetin e Jonit. Kështu , në KKT dje janë  miratuar disa leje për resorte dhe struktura hotelerie në Dhërmi, Jalë, Vlorë, Palasë e Sarandë, ndërsa i është hapur edhe edhe ndërtimit të një kompleksi rezidencal në hyrje të liqenit të Tiranës, i emërtuar ?Tirana Lake Complex?.

Vendimet

1.Për miratimin e Planit të Përgjithshëm Vendor Bashkia Pustec.

2.Për përcaktimin e Zonës me Përparësi Zhvillimin e Turizmit Detar dhe miratimin e Hartës së Aktiviteteve, me propozim të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.

3.Për miratimin e Nismës për Rishikimin e Planit të Detajuar për Zonën e Rëndësisë Kombëtare mes Lagunës së Karavastasë dhe Lumit Seman, miratuar me Vendim të KKT-së Nr. 3, datë 26.07.2018, me propozim të Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit.

4.Për përcaktimin e llojit të punimeve për të cilat hartimi i Planeve të Detajuara Vendore (PDV) nuk është i detyrueshëm dhe/ose i nevojshëm t?i paraprijë Lejes për Zhvillim, Ndërtim, apo Deklaratës Paraprake për kryerjen e punimeve.

5.Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: ?Rehabilitimi i segmentit rrugor ?Pallati me shigjeta ? Rrethrrotullimi Shqiponja, Loti II?, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues Autoriteti Rrugor Shqiptar.

6.Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: ?Rehabilitimi i segmentit rrugor ?Pallati me shigjeta ? Rrethrrotullimi Shqiponja, Loti III?, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues Autoriteti Rrugor Shqiptar.

7.Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: ?Ndërtimi i Urës së re mbi lumin Drin, ndërtim i Nyjeve dhe ambienteve të shërbimit në segmentin rrugor Kalimash ? Morinë?, me zhvillues shoqërinë ?Albanian Highway Concession? sh.p.k.

8.Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin ?Rikonstruksioni i Urës së Dragotit?, Bashkia Tepelenë, me zhvillues Autoritetin Rrugor Shqiptar.

9.Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin ?Rikonstruksioni i Urës së Kaludhit?, Bashkia Përmet, me zhvillues Autoritetin Rrugor Shqiptar.

10.Leje Ndërtimi për objektin: ?Ndërtimi i ambjenteve për akomodimin e Kompanisë së Mbrojtjes nga Armët e Dëmtimit në Masë, depove dhe parkut të mjeteve speciale?, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues Komandën e Forcës Tokësore, Ministria e Mbrojtjes.

11.Leje Zhvillimi për objektin ?Ndërtimi i godinës administrative të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, Bashkia Tiranë?, me zhvillues Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor.

12.Leje Ndërtimi për objektin ?Ndërtimi i godinës së arkivës qëndrore të DPSHTRR, Bashkia Durrës?, me zhvillues Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor.

13.Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: ?Ndërtimi i Nënstacionit të ri në Hoxharë?, me vendndodhje në Bashkinë Fier, me zhvillues ?OSHEE? sh.a

14.Leje Zhvillimi për objektin: ?Kompleksi rezidencial ?Tirana Lake Complex?, Bashkia Tiranë?, me zhvillues shoqërinë ?Building Construction? sh.p.k.

15.Leje Ndërtimi për objektin: ?Hotel me 3 kate me çati, Bashkia Malësi e Madhe?, me zhvillues Z. Sandër Shpati.

16.Leje Ndërtimi për objektin: ?Hotel 2 kat me papafingo dhe pishinë?, me vendodhje në Fushë Okol, Bashkia Malësi e Madhe, me subjekt zhvillues Z. Gëzim Olaj.

17.Leje Ndërtimi për objektin: ?Strukturë shërbimi (bujtinë) druri 1 kat dhe njësi akomoduese druri 1kat me vendodhje në fshatin Murth, njësia administrative Dajt, Bashkia Tiranë?, me zhvillues Z. Idriz Hysa. 18. Leje Zhvillimi për objektin: ?Jala Resort ?Kepi i Lerës?, me vendndodhje në Jal, Bashkia Himarë?, me zhvillues shoqërinë ?RDA Petrol? sh.a.

18.Leje Zhvillimi për objektin: ?Strukturë Hotelerie dhe Shërbimi 1 ? 5 Kate, me vendndodhje në Dhërmi, Bashkia Himarë?, me zhvillues shoqërinë ?Rinia 04? sh.p.k.

19.Leje Zhvillimi për objektin: ?Strukturë Hotelerie dhe Shërbimi 3 Kate, me vendndodhje në Dhërmi, Bashkia Himarë?, me zhvillues shoqërinë ?Rinia 04? sh.p.k.

20.Leje Ndërtimi për objektin: ?Kompleksi turistik ?Dreamades Luxury Suits?, Dhërmi?, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me subjekt zhvillues ?AG. TCC? sh.p.k.

21.Leje Ndërtimi për objektin: ?Objekt 4 kat me 1 kat nëntokë dhe pishinë, Bashkia Himarë?, me zhvillues Bega-07 sh.p.k.

22.Leje Ndërtimi për objektin: ?Godinë 4 kat, me 2 kat nëntokë, me tarracë të shfrytëzueshme të gjelbëruar, me funksion hoteleri dhe shërbime turistike në rrugën Vlorë – Orikum , Bashkia Vlorë, me zhvillues Adrian Resuli.

23.Leje Zhvillimi për objektin: ?Kompleks vilash 2 kate, Bashkia Sarandë?, me zhvillues ?DAED? sh.p.k. 25. Leje Zhvillimi për objektin: ?Strukturë me funksion hoteleri 2 kate mbitokë dhe 2 kate nënokë?, me vendndodhje në Palasë, Bashkia Himarë, me zhvillues ?Aqua Marin? sh.p.k.

24.Leje Ndërtimi për objektin ?Rikonstruksion në objektin ekzistues, shtesë anësore e ngritje kati?, Bashkia Shkodër, me zhvillues shoqatën ?Bijat stigmatine të Shën Franceskut?.

25.Për shtyrjen e afatit të Lejes së Ndërtimit për objektin: ?Rikonstruksioni i rrugëve lidhëse me pistën, Taxiëay B, Taxiway W2, Taxiway W, në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës ?Nënë Tereza? (TIA)?, me subjekt zhvillues ?Tirana International Airport? sh.p.k. /CNA.al





Lajmet e fundit nga