Rritet me 21 mijë numri i personave që kërkojnë punë
Numri i personave të regjistruar në zyrat e punës këtë fund ...
Gratë shqiptare dëshirojnë të lindin fëmijë më shumë se sa ia arrijnë në realitet. Sipas të dhënave të Bankës Botërore, indeksi i dëshirës për të lindur fëmijë, ? Wanted fertility rate? , ishte 1,6 fëmijë për grua në vitin 2018, ndërsa sipas INSTAT lindjet reale ishin 1,37 fëmijë për grua në të njëjtin vit.
Hendeku ndërmjet dëshirës për të pasur fëmijë dhe lindjeve reale përfaqëson mungesën e mundësive ekonomike për të zgjeruar familjen, pohojnë ekspertët e INSTAT.
Por studimet e brendshme kanë gjetur disbalanca të mëdha ndërmjet meshkujve dhe femrave për të pasur fëmijë. Vitin e kaluar INSTAT nëpërmjet anketës Demografike të Shëndetit gjeti se në mesin burrave të moshës 15-49 vjeç pa fëmijë, 42% prej tyre nuk duan të kenë fëmijë, krahasuar me vetëm 4% të grave. Gati gjysma e burrave në moshën e artë të riprodhimit nuk duhen të kenë fëmijë.
Kjo dëshirë e lartë meshkujve të rritur për tu mos u bërë prindër i përkeqëson më tej projeksionet e lindshmërisë.
Në Shqipëri, indeksi i fertilitetit ishte 6.8 lindje për grua në vitet 1960, ky raport ra në 2.1 lindje për grua në vitin 2001 dhe në 1.7 në vitin 2011, për të rënë në 1.37 fëmijë për vitin 2018. Ky nivel është me i ulët se mesatarja e fertilitetit ne Bashkimin Europian që për vitin 2018 ishte ishin 1.55.
Shqipëria u rendit ndër 7 vendet më normën më të ulët të lindshmërisë në Europë për vitin 2018, duke lënë pas vetëm Greqinë, Qipron, Italinë, Spanjën, Maltën dhe Ukrainën, sipas të dhënave të Eurostat.
Norma e fertilitetit në Shqipëri është e dyta e u ulëta nga vendet e tjera në Ballkan, me 1.37 lindje për grua, në raport me 1.42 në Maqedoninë e Veriut, 1.76 në Mal të Zi, 1.49 në Serbi. Më e ulëta, kjo normë është në Bosnjë Hercegovinë, me 1.3 lindje për një grua, ndërsa më e larta është në Kosovë, me 1.65.
Shqipëria ka ende një popullsi të re, me 17.2% të totalit që janë në moshën nën 15 vjeç, kundrejt 16.4% në Maqedoninë e Veriut, 18% në Mal të Zi, 14.3% në Serbi, dhe 16.4% në Bosnjë. Por, popullsia më e re është në Kosovë, me 24.4% të popullsisë totale.
Rënia e lindshmërisë poshtë normës së zëvendësimit të popullsisë kudo në Europë sinjalizon rënien e popullsisë përgjatë dekadave dhe plakjen e shpejtë. Kontinenti për ketë arsye po vuan plotësimin e nevojave të tregut të punës. Kërkesa për punë e nxitur nga faktori demografik do të krijojë kushtet për një rrjedhë të sigurte emigracioni edhe nga vendet në zhvillim të tilla si Shqipëria./Monitor
Numri i personave të regjistruar në zyrat e punës këtë fund ...
Nga 1 maji në 14 korrik, numri i bizneseve që kanë kaluar në...
Pandemia e detyroi BE të marrë hapa të jashtëzakonshëm. Për ...
Pandemia ka ndryshuar profilin e konsumit e për rrjedhojë ed...
Kanë përfunduar punimet për rikonstruksionin e rrugës Salari...
Në çfarëdo sektori që të zgjedhësh të punosh në Shqipëri, pa...
COVID-19 nuk do të largohet, të paktën për njëfarë kohe. Nje...
Presidenti i Këshillit të BE, Charles Michel propozon që pag...
Pandemia është këtu për të qëndruar gjatë. Sektorët që rrezi...
Kryetari i Dhomës të Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka, ...
Javën e parë të marsit, koronavirusi që po përhapej me shpej...
Shërbimi i Investitorëve Moody’s (“Moody’s”) ka publikuar ri...
Qëllimi i amnistisë fiskale nuk duhet të jetë formalizimi ap...
Në të gjithë botën, vendet kanë filluar të dalin nga bllokim...
Sot është Dita Botërore e Popullsisë. Eurostat ka publikuar ...
Qeveria e Shqipërisë po vijon financimin e 680 projekteve që...
Pasiguria e krijuar nga Covid-19 duket se ka prishuar planet...
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë publikoi pas rreth...
Këshilli i Ministrave, ka miratuar sot vendimin (lexo ketu) ...
Ish ministri i Financave, Arben Malaj, ka komentuar lëvizjen...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...