Amnistia fiskale dhe penale për punë të “ndershme”!
Qëllimi i amnistisë fiskale nuk duhet të jetë formalizimi ap...
Shërbimi i Investitorëve Moody?s (?Moody?s?) ka publikuar rishikimin periodik të një grupi emetuesish që përfshin Shqipërinë, i cili kryhet në mënyrë periodike në përputhje me rregulloret. Moody?s thekson në njoftim se ky publikim nuk njofton për një vlerësim në renditje dhe as nuk është tregues nëse do të ndërmerret ndonjë veprim për vlerësimin e renditjes në të ardhmen e afërt.
Moody?s thotë se Shqipëria, e cila ka një vlerësim B1, është e kufizuar nga një sërë faktorësh, duke filluar nga ekonomia e vogël dhe e padiversifikuar, borxhi i lartë publik, rritja e varësisë nga financimet përmes formës së PPP-ve, të cilat klasifikohen jashtë bilanci, si dhe shkalla e lartë e euroizimit të vendit.
Fuqia ekonomike vlerësohet me ba3 (vlerësohet që ka elemente spekulative dhe një rrezik domethënës të kredisë), ku theksohet ekspozimi ndaj rreziqeve të ambientit, shkalla relativisht e ulët e diversifikimit në krahasim me shtetet në nivele të ngjashme, si dhe përballja me një sërë sfidash strukturore.
Për institucionet dhe fuqinë e qeverisjes (që vlerësohen me ?ba2?) nënvizohen hapat që ka marrë qeveria në rrugën e anëtarësimit në BE dhe dhe nevoja e adresimit të dobësive në fushën e rrezullave të lojës dhe kontrollit të korrupsionit.
Në rishikim, paralajmërohen rreziqet fiskale, e cila ka një vlerësim më të ulët (b1-spekulative dhe me një rrezik të lartë krediti), duke marrë në konsideratë nivelin e lartë të borxhit publik dhe detyrimet e mundshme që rrjedhin nga sektori i energjisë. Një tjetër element që paralajmërohet në raport është rritja e varësisë nga financimet jashtë bilancit në formën e partneriteteve publike private (PPP), që është përdorur nga qeveria si një mënyrë për të rritur investimet.
Nga rreziqet e mundshme përfshihen dhe ato të lidhura me nivelin e lartë të euroizimit të vendit.
Moody?s njofton se i kryen këto rishikime periodike përmes rishikimeve të portofolit në të cilat Moody rivlerëson përshtatshmërinë e çdo vlerësimi të jashtëzakonshëm në kontekstin e metodologjisë përkatëse kryesore (et), zhvillimet e fundit, dhe një krahasim të profilit financiar dhe operativ me vendet me vlerësim të ngjashëm. Që nga 1 janari 2019, Moody publikon një njoftim për shtyp pas çdo shqyrtimi periodik që njofton përfundimin e tij.
Financat e vlerësojnë pozitivisht njoftimin
Ministria e Financave e ka vlerësuar pozitivisht raportin e Moodys. Në një njoftim zyrtar thuhet: ?Pavarësisht dy goditjeve të njëpasnjëshme, ekonomia shqiptare vijon të vlerësohet qendrueshëm në tregjet ndërkombëtare.
Raportet e mëparshme të kompanive ndërkombëtare kanë vlerësuar përmirësimin e profilit makroekonomik, progresin në reformat strukturore dhe institucionale, si dhe konsolidimin fiskal
të arritur gjatë viteve të fundit. Plotësimi më i fundit, që Moody?s i bën vlerësimit të Shqipërisë, ruan të pandryshuar renditjen e Shqipërisë në B1, pas emetimit të suksesshëm të Eurobondit në muajin Qershor të këtij viti.
Vlerësimi i qëndrueshëm, thekson me pozitivitet dhe me renditjen më të lartë ndër indikatorët, ecurinë e institucioneve dhe qeverisjen e vendit. Moody?s sjell në vëmendje të investitorëve veçanërisht angazhimin e vendit në rrugën drejt Bashkimit Evropian, angazhim i konfirmuar edhe nga Këshilli i Bashkimit Evropian në muajin Mars të këtij viti.
Përpjekjet e Qeverisë Shqiptare për të reduktuar borxhin publik dhe deficitin buxhetor do të vijojnë në koordinim me institucionet ndërkombëtare, për të siguruar konsolidmin fiskal të financave publike shqiptare, menjëherë pas përballimit të situatës së pandemisë. Diversifikimi i ekonomisë dhe burimeve energjetike po vazhdon përmes projekteve novatore në sektor, duke reduktuar varësinë nga burimet ujore.
Paketat e Qeverisë i kanë shërbyer lehtësimit të barrës së biznesit në vend dhe kanë mbështetur qytetarët në këto muaj të pandemisë. Nismat e fundit të Qeverisë do të lehtësojnë klimën e të bërit biznes dhe do të nxisin formalizimin e mëtejshëm të ekonomisë. Qeveria Shqiptare po angazhohet, të adresojë nevojat e qytetarëve për një rimëkëmbje të ekonomisë, përmes propozimeve në Aktin Normativ të Buxhetit të miratuar këtë javë, ndërkohë që Reforma në Drejtësi nuk ka rreshtuar së qënuri prioritet qeverisës?, përfundon njoftimi.
Tabaku: Institucionet financiare ndërkombëtare kanë vënë gishtin sërish në plagët e ekonomisë shqiptare
I ndryshëm ka qenë interpretimi i raportit nga ish deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku. Në një postim në facebook ajo ka shkruar:
?Institucionet financiare ndërkombëtare kanë vënë gishtin sërish në plagët e ekonomisë shqiptare dhe kanë folur më haptas se kurrë për shkaqet dhe shkaktarët e krizës së thellë ekonomike në Shqipëri.
Në raportin e fundit të agjensisë prestigjioze Moody?s raportohet se është qeveria shqiptare pengesë kryesore për ecurinë ekonomike të vendit. Ekonomia shqiptare konsiderohet me risqe të larta. Në raport kritikohet mungesa e vullnetit të qeverisë për të luftuar krimin e organizuar. Vëmendje të veçantë kanë tërhequr edhe borxhi i lartë dhe PPP-të të cilat shndërruar në bomba me sahat për vendin.
Kjo qeveri punon për një pakicë dhe kundër interesave të shumicës së shqiptarëve. Ajo është shndërruar në pengesë për zhvillimin e ekonomisë dhe biznesit.
Ky kryeministër dhe një grusht përfituesish rreth tij që e çuan vendin në këtë krizë të thellë për qytetarët dhe biznesin, nuk e duan ndryshimin dhe po orvaten me çdo mjet për të ndalur zgjidhjen.
Ata kanë ndërtuar një sistem që çdo ditë madje edhe gjatë karantinës vodhën parátë nga xhepat e shqiptarëve dhe u sollën si banda me biznesin e ndershëm, ndërkohë që duan të amnistojnë paratë e krimit?, përfundon njoftimi./ Monitor
Qëllimi i amnistisë fiskale nuk duhet të jetë formalizimi ap...
Në të gjithë botën, vendet kanë filluar të dalin nga bllokim...
Sot është Dita Botërore e Popullsisë. Eurostat ka publikuar ...
Qeveria e Shqipërisë po vijon financimin e 680 projekteve që...
Pasiguria e krijuar nga Covid-19 duket se ka prishuar planet...
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë publikoi pas rreth...
Këshilli i Ministrave, ka miratuar sot vendimin (lexo ketu) ...
Ish ministri i Financave, Arben Malaj, ka komentuar lëvizjen...
Nënçmimi sistematik i euros në tre vitet e fundit e ka ndihm...
Kriza e koronavirusit do ta zhysë Evropën në një recesion më...
Banka e Shqipërisë vlerëson se goditjet nga pandemia Covid-1...
Kush do të deklarojë paratë, jo vetëm do t’i legalizojë, por...
Nga Tim HarfordBulmetorja në lagjen time, pasi u ri-përshtat...
Ekonomia shqiptare pritet të humbë rreth 1.8 miliardë euro n...
Një deficit prej mbi 1 miliard eurosh dhe një rënie ekonomik...
Kontrata koncesionare për shfrytëzimin e Portit të Limionit ...
Qeveria shqiptare miratoi dy akte normative me fuqinë e ligj...
Familjet që drejtohen nga burrat, kanë tendencë t’i përdorin...
Ekuacioni me shumë të panjohura i Covid-19 është larg zgjidh...
Efektet që Covid-19 ka dhënë mbi ekonominë vendase e kanë de...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...