Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Do të inicioj kërkesën për shkarkimin e ministres Paunoviç
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Kush do të deklarojë paratë, jo vetëm do t?i legalizojë, por nuk do të ndiqet as penalisht dhe as administrativisht. Kjo është përmbajtja e ligjit për amnistinë fiskale të cilën Euronews Albania e sjell ekskluzivisht.
Draft ligji është hartuar nga Ministria e Financave dhe është hedhur për konsultim publik, ku sipas këtij ligji subjektet përfituese kanë më shumë se sa garancitë për legalizimin e pasurive por edhe falje nga ndjekjet penale.
Por jo të gjithë janë përfitues. Sipas dispozitave të këtij draft-ligji, janë disa kategori personash që nuk përfitojnë nga amnistia fiskale, si ata individë që janë subjekt i ligjit Antimafia apo i aktit normative për goditjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, i njohur ndryshe si personat që janë subjekti i OFL-së.
Ky ligj nuk zbatohet gjithashtu edhe për ata individë ndaj të cilëve ka nisur një inspektim apo hetim penal për shkelje të dispozitave ligjore mbi taksat dhe tatimet.
Krahas kësaj, në nenin 6 të draftit janë kategorizuar edhe funksionarët apo ish-funksionarët publikë që nuk mund të përfitojnë nga amnistia fiskale, duke filluar që nga president, kryeministër, deputet, gjyqtar, prokuror, e deri tek zyrtarët tatimorë e doganorë në qarqe apo oficerë të policisë apo ushtrisë.
Për të zbatuar këtë ligj është parashikuar që pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimet të ngrihet një strukturë e posaçme e cila do të administrojë deklarimet vullnetare të subjekteve përfitues të këtij ligji dhe më pas do të procedohet me aprovimin e deklarimit të të ardhurave, ku për paratë cash është vendosur klauzolë për depozitimin e tyre në bankë, ndërsa për pasuri të tjera që duhet të bëhet regjistrimi, do të veprohet sipas ligjeve në fuqi.
Ky ligj në vetvete u hartua me synim legalizimin e parave të shqiptarëve që kanë punuar jashtë Shqipërisë. Por si do të bëhet riatdhesimi i të hollave nga emigrantët?
Në nenin 13 të ligjit është parashikuar që pas plotësimit të formularit pranë organeve tatimore, qytetarit i lind e drejta të riatdhesojë parat e tij dhe të bëjë deklarimin pranë doganave përkatëse, duke iu referuar formularit ligjor shqiptar.
Por ligji bëhet për përfitime, dhe shteti duket se ka nevojë për para më shumë se kurrë ndaj ka vendosur një tatim progresiv për këto para.
Konkretisht, parashikohet se nëse deklarimi bëhet brenda 4 muajve të parë nga hyrja në fuqi e ligjit, tatimit do të jetë 5% e shumës totale; 7% nëse kryhet në 4 muajt e dytë nga hyrja në fuqi e ligjit dhe 10% nëse bëhet në 4-mujorin e tretë nga hyrja në fuqi e ligjit. Pas këtij afati, të gjitha pasuritë nuk do të përfitojnë më nga amnistia.
Ky taksim progresiv në bazë të kohës duket se është bërë që shteti të arrijë të mbledhë sa më shumë të ardhura në një kohë nga emigrantët jashtë vendit ose dhe brenda saj. I njëjti taksim vlen edhe për pasuritë e tjera që nuk janë para cash./ Euronews Albania
Nga Tim HarfordBulmetorja në lagjen time, pasi u ri-përshtat...
Ekonomia shqiptare pritet të humbë rreth 1.8 miliardë euro n...
Një deficit prej mbi 1 miliard eurosh dhe një rënie ekonomik...
Kontrata koncesionare për shfrytëzimin e Portit të Limionit ...
Qeveria shqiptare miratoi dy akte normative me fuqinë e ligj...
Familjet që drejtohen nga burrat, kanë tendencë t’i përdorin...
Ekuacioni me shumë të panjohura i Covid-19 është larg zgjidh...
Efektet që Covid-19 ka dhënë mbi ekonominë vendase e kanë de...
Ekuacioni me shumë të panjohura i Covid-19 është larg zgjidh...
Gjatë COVID-19, fitimi bëhet dytësor dhe drejtuesit e biznes...
Në një analizë të posaçme për “Monitor”, Banka e Shqipërisë ...
Pavarësisht, se Banka e Shqipërisë i forcoi rregulloret e li...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko gjatë prezanti...
Një ekip i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka përfunduar një viz...
Tremujori i parë i vitit i 2020 ka sinjalizuar rënien më të ...
Në kohë të pasigurta, individët dhe bizneset tentojnë të kur...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku mori pjes...
Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço ka zbul...
Një sistem tatimor më i drejtë, më efikas, më i thjeshtë dhe...
Një sistem tatimor më i drejtë, më efikas, më i thjeshtë dhe...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...