“Jam i kërcënuar me jetë, si unë dhe familja ime”/ Flet ish i dënuari, akuza oficerit të policisë gjyqësore
Besmir Gjezari sot ka përfituar lirinë falë projektligjit ...
Besmir Gjezari sot ka përfituar lirinë falë projektligjit ...
Tremujori i parë i vitit i 2020 ka sinjalizuar rënien më të fortë ekonomike që vendi ka përjetuar të paktën në dy dekadat e fundit.
Goditja e dyfishtë nga tërmeti i 26 nëntorit dhe izolimi i ekonomisë për shkak të Covid në gjysmën e muajit mars sollën një rezultat negativ në -2.52% në janar-mars 2020. Ky tremujor përfaqëson rënien më të madhe që kur ka nisur të matet PBB tremujore në 2010.
Në baza vjetore, ekonomia e vendit pritet të pësojë rënien më të madhe që nga viti 1997. Sipas parashikimeve të institucioneve financiare ndërkombëtare dhe Ministrisë së Financave, ekonomia e vendit pritet të pësojë rënie me -5% këtë vit, ndërsa më pesimisti është BERZH me një vlerësim prej -9%.
Në tre dekadat e tranzicionit, rënia në nivele negative është regjistruar në vitin 1991 me -29% dhe ne vitin 1997 me -10.9%.
Parashikimet mbi rënien ekonomike të këtij viti variojnë nga -5 deri në -9% sipas BERZH, por zgjatja e pandemisë edhe pas qershorit dhe mungesa e parashikimeve të sakta për rikthimin e saj në vjeshtë, e bën po kaq të pasigurt edhe ecurinë e ekonomisë.
Kurba e pandemisë dhe ajo e rikuperimit të ekonomisë po ndjekin njëra-tjetrën, duke sinjalizuar se pandemia do të mbajë peng ekonominë e vendit deri në ikje.
Në dekadën e parë të tranzicionit, ekonomia shënoi një rënie me 30% në vitin 1991 si pasojë e ndryshimit rrënjësor nga ekonomia e centralizuar në atë të tregut. Mijëra ndërmarrje shtetërore dhe bujqësore në të gjithë vendin u mbyllën teksa, sipërmarrja kaloi në menaxhim të privatëve. Deri në vitin 1997, ekonomia shënoi rritje derisa u godit nga kriza e rëndë financiare që u shkaktua nga firmat piramidale, duke shkaktuar një rënie brenda vitit me -10.9%. Duke qenë se rënia ishte shumë e fortë në vitin 1997, dy vitet që pasuan reflektuan një rritje 8.8% më 1988 dhe 12.9% në vitin 1999 të ndihmuara nga flukset e larta të ndihmave që mori vendi për shkak të krizës së refugjatëve të luftës nga Kosova.
Në dekadën pas vitit 2000, ekonomia e vendit kaloi në një cikël rritës që u nxit nga Investimet e Huaja Direkte dhe një zhvillim i hovshëm i sistemin bankar. Nga viti 2000 deri më 2008 ekonomia e vendit u rrit mesatarisht me 6%, por në periudha të caktuara, u ndikua nga kriza e rëndë energjetike që pësoi vendi nga mungesa e reshjeve dhe nga krizat e herëpashershme politike.
Me krizën financiare globale të vitit 2008, ekonomia hyri në një cikël të ri, ku përveç krizës disa burime vendase që kishin ushqyer rritjen u maturuan.
Ritmet e rritjes u përgjysmuan nga 2009-2013, me një mesatare rreth 3%. Rrotacioni politik në vitin 2013 e dobësoi më tej ciklin e rritjes, me një rezultat vetëm 1%, që është edhe më i ulëti pas krizës financiare deri në vitin 2019.
Nga viti 2013 në vitin 2018, ekonomia shënoi një rritje graduale me ritme mesatare 3%, e nxitur kryesisht nga rritja e eksporteve dhe Investimet e Huaja Direkte në dy projektet e mëdha në gazsjellësin TAP dhe në HEC-et e lumit Devoll.
Më përfundimin e këtyre projekteve dhe goditjen që dha tërmeti i 26 nëntorit, ritmet e rritjes u dobësuan duke shënuar rritje me vetëm 2,2% në vitin 2019, teksa 2020 pritet të jetë një njollë të zezë në ciklin e tranzicionit./Monitor
Në kohë të pasigurta, individët dhe bizneset tentojnë të kur...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku mori pjes...
Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço ka zbul...
Një sistem tatimor më i drejtë, më efikas, më i thjeshtë dhe...
Një sistem tatimor më i drejtë, më efikas, më i thjeshtë dhe...
Një anketë e Këshillit të Kooperimit Rajonal i nxori shqipta...
Shqipëria është udhëheqësja rajonale, me popullsinë më të pa...
Pandemia e COVID-19 ka shkaktuar dëme të pashembullta kudo n...
Banka Botërore parashikon që pandemia e Covid-19, mund të sh...
Të rikthyerit nga emigracioni nuk kanë arritur të integrohen...
“Defiçiti buxhetor do jetë më i madhi historik që ka pasur n...
Baret dhe restorantet ishin sektori i parë që u godit nga ka...
Gazetari i ekonomisë Klodian Tomorri, ka publikuar sot dusa ...
Rruga Kardhiq -Delvinë, Bypass i Fierit, ai Tepelenës, bashk...
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj e ftuar mbr...
Ministrja e Ekonomisë, Anila Denaj e ftuar mbrëmjen e sotme ...
Ministrja e Financave dhe e Ekonomisë, Anila Denaj është e f...
Shqipëria vijon të mbetet vendi më i varfër i Europës, me të...
Shqipëria do të krijojë për herë të parë Regjistrin e Pronar...
Eksperti i ekonomisë Arben Malaj në një lidhje me News, 24, ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...