Kriza nga Covid-19/ Propozimi i Charles Michel për zhbllokimin e situatës
Presidenti i Këshillit të BE, Charles Michel propozon që pag...
COVID-19 nuk do të largohet, të paktën për njëfarë kohe. Njerëzit e rrezikuar do të kenë frikë të dalin jashtë, do të tkurrin konsumin, bizneset nga ana e tyre do të vuajnë pasojat e kësaj sjelljeje dhe ekonomia do të mbetet nën potencial, edhe të paktën në një afat të mesëm.
Asgjë nuk do të jetë më si më parë. Askush nuk mund ta thotë se sa do të zgjasë ky normalitet i ri, por një gjë është e sigurt: shumë gjëra kanë ndryshuar. Psikologjia e njerëzve po përshtatet. Në periudha të pasigurta, kur së ardhmes nuk i dihet dhe kur shumëkush mund të ketë humbur apo rrezikon të largohet nga puna, ata tentojnë të kursejnë dhe të shpenzojnë vetëm për produktet e domosdoshme. Një sondazh i fundit gjeti se 59% e tyre nuk planifikojnë të shkojnë me pushime, pjesa më e madhe e të cilëve për faktin e thjeshtë se nuk e përballojnë dot.
Me shtetet që vijojnë të jenë të mbyllura në guaskën e tyre, për t?u mbrojtur nga infeksioni që nuk po i vjen fundi, shpresa se turizmi do të rigjallëronte sadopak ekonominë, sa vjen e po zbehet. Kërkesa për distancim fizik ka zhbërë shumë aktivitete që në periudhën e verës zgjonin konsumin, si festat, dasmat, klubet e natës etj. Vjeshta sjell edhe më shumë dilema, pasi infeksioni i shoqëruar me viroza të tjera mund të bëhet edhe më i egër. Përvoja e këtyre muajve ka treguar se, nëse ka një gjë që mësuam nga virusi është fakti i vetëm se ai është i paparashikueshëm.
COVID-19 nuk do të largohet, të paktën për njëfarë kohe. Njerëzit e rrezikuar do të kenë frikë të dalin jashtë, do të tkurrin konsumin, bizneset nga ana e tyre do të vuajnë pasojat e kësaj sjelljeje dhe ekonomia do të mbetet nën potencial, edhe të paktën në një afat të mesëm.
Për një vend të bazuar te mikrobizneset dhe konsumi i brendshëm, ky normalitet i ri pritet që të jetë pothuajse fatal. Sipas të dhënave të INSTAT, 50% e sipërmarrjeve në vend ushtrojnë aktivitet në fushën e tregtisë me pakicë, ose në atë të shërbimeve të ushqimit dhe pijeve (bareve e restoranteve), ku mbizotëron vetëpunësimi. Shumë të tjera janë po në fushën e tregtisë me shumicë, apo në shërbime të pasofistikuara, pa vlerë të shtuar të lartë.
Për një ekonomi me produktivitet të ulët dhe që mbahet në një trup ?parazitar?, infeksioni pritet të ulë më tej qarkullimin në venat e tij.
Në qershor, bizneset që kaluan në status pasiv ishin 77% më të larta në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë. Shumë prej tyre deklarojnë rënien e fuqisë blerëse, si arsyen kryesore për këtë vendim. Ndërsa sipërmarrjet e mëdha mund ta kenë më të lehtë të mbijetojnë dhe të përshtaten dhe kanë rezerva për ta bërë këtë, për të vegjlit, mbijetesa do të jetë pothuajse e pamundur në normalitetin e ri të sjelljes konsumatore.
E gjithë bota po përgatitet të përballet me COVID-19 në planin afatgjatë. Sfida e re tashmë është frenimi i valëve të reja të sëmundjes në mënyrë që sistemet shëndetësore të shmangin kolapsin, por nga ana tjetër duke i lënë frymëmarrje ekonomisë. Gati tre muaj mbyllje ishin fatale dhe e çuan gjithë botën në recesionin më të thellë që nga koha e Depresionit të Madh.
Si kudo, edhe ekonomia jonë ka filluar të përshtatet. Industria e tekstileve po kanalizon një pjesë të burimeve në prodhimin e maskave dhe veshjeve për qëllime mjekësore. Pas një tkurrjeje dyshifrore në mars e prill, eksportet e tekstileve në maj pothuajse kapën nivelet e parakrizës.
Vetë bizneset e kanë treguar gjithnjë se janë të parët që nuk rrinë duarkryq dhe u përshtaten tendencave të reja. Por, të vetme ato nuk mund t?ia dalin. Shumë sektorë që deri tani kanë qenë jashtë radarit, për shkak të normës së ulët të përfitueshmërisë dhe konkurrencës nga importet, me pak ndihmë mund të bëhen të preferuara. Një prej tyre është bujqësia, e vetmja që i ka rezistuar më mirë pandemisë deri tani. Shqipëria siguron edhe sot rreth 20% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) nga bujqësia, më e larta në Europë, por industria përpunuese ushqimore zë vetëm 1% të PBB-së.
Për krahasim,në Serbi, bujqësia kontribuon me 6% të PBB-së dhe industria ushqimore sjell 3%. Potenciali është aty dhe fare mirë mund të shfrytëzohet, ashtu si avantazhet e tjera të vendit si pozicioni gjeografik dhe krahu i lirë i fuqisë punëtore mund ta ndihmojnë të integrohen në zinxhirin e shkurtuar të prodhimit (ikjen e kompanive nga Kina, p.sh.), duke hapur vende të reja pune, që do të zëvendësojnë bizneset e mbyllura nga ndryshimi i sjelljes konsumatore. Duhet vetëm pak vizion dhe vullnet, që bashkëjetesa e gjatë me virusin të bëhet sa më e lehtë!/Monitor
Presidenti i Këshillit të BE, Charles Michel propozon që pag...
Pandemia është këtu për të qëndruar gjatë. Sektorët që rrezi...
Kryetari i Dhomës të Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka, ...
Javën e parë të marsit, koronavirusi që po përhapej me shpej...
Shërbimi i Investitorëve Moody’s (“Moody’s”) ka publikuar ri...
Qëllimi i amnistisë fiskale nuk duhet të jetë formalizimi ap...
Në të gjithë botën, vendet kanë filluar të dalin nga bllokim...
Sot është Dita Botërore e Popullsisë. Eurostat ka publikuar ...
Qeveria e Shqipërisë po vijon financimin e 680 projekteve që...
Pasiguria e krijuar nga Covid-19 duket se ka prishuar planet...
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë publikoi pas rreth...
Këshilli i Ministrave, ka miratuar sot vendimin (lexo ketu) ...
Ish ministri i Financave, Arben Malaj, ka komentuar lëvizjen...
Nënçmimi sistematik i euros në tre vitet e fundit e ka ndihm...
Kriza e koronavirusit do ta zhysë Evropën në një recesion më...
Banka e Shqipërisë vlerëson se goditjet nga pandemia Covid-1...
Kush do të deklarojë paratë, jo vetëm do t’i legalizojë, por...
Nga Tim HarfordBulmetorja në lagjen time, pasi u ri-përshtat...
Ekonomia shqiptare pritet të humbë rreth 1.8 miliardë euro n...
Një deficit prej mbi 1 miliard eurosh dhe një rënie ekonomik...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...