"Të thuash ke shpirtin e bukur, vetëm ti mund ta bësh"/ Lamallari ironizon Balliun: Je delirant
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në interpelancën e...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në interpelancën e...
Të gjithë ata qytetarë që kërkojnë të rivlerësojnë pasuritë e paluajtshme me tatim 3% do të kenë afat deri më 31 dhjetor 2020. Kjo pasi, me propozim të Këshillit të Ministrave, ka një ndryshim ligjor, i cili e zgjat periudhën e rivlerësimit nga data 30.09.2020 deri në datë 31.12.2020. Qytetarët do të përfitojnë ulje të konsiderueshme të tatimit në procesin e shitjes, por edhe lehtësi të tjera fiskale. Projekti i Ministrisë së Finabncave është i ngjashëm me procesin e rivlerësimit të kryer në vitin 2017 dhe në fazën e re parashikon që nga procesi të përfitojnë rreth 35-40 mijë familje, e përkthyer në 40 mijë banesa të rivlerësuara. CNA.al sjell shembujt e përfitimit të dyanshëm, si për qytetarët ashtu edhe për qeverinë, e cila parashikon të arkëtojë rreth 4 miliardë lekë, ulja e taksës 3% nga 15% që është sot.
Sa përfitohet nga rivlerësimi
Nëse një person shet një apartament sot, ai duhet të paguajë tatim-fitimi në masën 15% të fitimit të realizuar. Fitimi del nga diferenca mes çmimit të blerjes së apartamentit dhe atij të shitjes. Kjo diferencë tatohet me 15%. Kështu, në rast se një person ka blerë një apartament 60 mijë euro dhe e shet atë 70 mijë euro, do të fitojë 10 mijë euro. Nga ky fitim, do të paguajë 15% ose 1500 euro tatim. Nga amnistia e re, përfituesit më të mëdhenj janë ata që kanë deklaruar çmime blerjeje minimale dhe të gjithë ata që kanë shtëpi të ndërtuara para vitit 1992. Apartamentet e viteve të komunizmit janë blerë me çmime të ulëta gjatë privatizimeve të viteve 1990. Kështu, një apartament në qendër të Tiranës, me sipërfaqe 100 metra katrorë, është privatizuar me një çmim prej 30 mijë lekësh.
Në rast se pronari i tij do të kërkojë ta shesë atë sot, atëherë çmimi minimal fiskal është të paktën 100 mijë lekë/m². Dhe i gjithë apartamenti 10 milionë lekë. Në fakt, vlera prej 30 mijë lekësh e privatizimit është indeksuar me kalimin e viteve dhe sot ai llogaritet diku te 1.5 milionë lekë. Kështu, diferenca, fitimi në rast shitjeje, do të ishte 8.5 milionë lekë. Vlera e tatimfitimit prej 15% do të ishte 1.275.000. Kjo është shuma që do të paguajë çdo qytetar që shet një apartament të vjetër në qendër të Tiranës. Me amnistinë e miratuar dje, tatimi nga 15% bëhet 2%. Në rast se bën rivlerësimin e apartamentit, sipas amnistisë, qytetari do të paguajë vetëm 170 mijë lekë dhe vlera e apartamentit të tij në Hipotekë do të shënohej 10 milionë lekë. Kjo do të bënte që në rast shitjeje të shtëpisë në një kohë më të vonë, praktikisht të shmangë tatimin mbi fitimin dhe të fitojë minimalisht 1.105.000 lekë.
Pse rikthehet amnistia
Projekti është lançuar për tu dhënë mundësi qytetarëve dhe bizneseve të rivlerësojnë pasuritë bazuar në vlerën e tregut. Po ashtu, kjo i shërben një qëllimi të rëndësishëm, siç është ajo e daljes në treg me vlerat reale të pasurive të tyre, për kolateral në marrjen e kredisë, apo për qëllime të tjera tregtare. Nga ana tjetër, ligji i vjen në ndihmë edhe shitblerjes së tregut të banesave. Në vitin 2011, kur u implementua për herë të parë një masë e tillë, pati një numër të lartë të qytetarëve që bënë rivlerësimin e pasurisë së tyre. Pasuria e regjistruar para 50, 20 apo 10 vjetësh ishte me vlera shumë të vogla, ndërkohë që vlera e tyre sipas tregut ishte 10-fishuar apo 100-fishuar. Çdokush, asokohe pati mundësi ta paraqesë pasurinë e tij me vlerën reale dhe të kërkojnë kredi, duke vendosur kolateral një godinë që ka një vlerë të caktuar apo për qëllime të tjera tregtare. Nëse do të jetë i njëjti fluks transferimi pronësie, qytetarët nuk do të paguajnë 2.4 miliardë lekë detyrime, por do të paguajnë 340 milionë lekë. Ministria e Financave synon që interesi i qytetarëve të jetë i lartë dhe të gjithë ata që dëshirojnë të shesin pasuritë e tyre të paluajtshme, të përfitojnë nëpërmjet rivlerësimit.
Dokumentacioni
Një qytetar që kërkon të bëjë rivlerësimin e pasurisë, i drejtohet një eksperti të licencuar për rivlerësimin dhe dokumentacioni depozitohet në zyrën e pasurive të paluajtshme, e cila bën veprimet përkatëse dhe llogaritjet e tatimit prej 3 për qind që do të paguash. Mënyra e dytë është që qytetari të autorizojë zyrën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, që bazuar në çmimet e tregut që ajo disponon për godinën, të bëjë llogaritjet përkatëse dhe të rrisë vlerën e godinës. Pra, procedura nuk është aspak burokratike dhe e papërballueshme nga publiku, aq më tepër që me mijëra qytetarë e kanë kryer këtë procedurë në vitin 2011 dhe 2012. CNA.al
Ndonëse qershori ishte muaji i parë kur vendi u hap pas mbyl...
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se ka nisur zbat...
Gratë shqiptare dëshirojnë të lindin fëmijë më shumë se sa i...
Numri i personave të regjistruar në zyrat e punës këtë fund ...
Nga 1 maji në 14 korrik, numri i bizneseve që kanë kaluar në...
Pandemia e detyroi BE të marrë hapa të jashtëzakonshëm. Për ...
Pandemia ka ndryshuar profilin e konsumit e për rrjedhojë ed...
Kanë përfunduar punimet për rikonstruksionin e rrugës Salari...
Në çfarëdo sektori që të zgjedhësh të punosh në Shqipëri, pa...
COVID-19 nuk do të largohet, të paktën për njëfarë kohe. Nje...
Presidenti i Këshillit të BE, Charles Michel propozon që pag...
Pandemia është këtu për të qëndruar gjatë. Sektorët që rrezi...
Kryetari i Dhomës të Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka, ...
Javën e parë të marsit, koronavirusi që po përhapej me shpej...
Shërbimi i Investitorëve Moody’s (“Moody’s”) ka publikuar ri...
Qëllimi i amnistisë fiskale nuk duhet të jetë formalizimi ap...
Në të gjithë botën, vendet kanë filluar të dalin nga bllokim...
Sot është Dita Botërore e Popullsisë. Eurostat ka publikuar ...
Qeveria e Shqipërisë po vijon financimin e 680 projekteve që...
Pasiguria e krijuar nga Covid-19 duket se ka prishuar planet...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...